Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naser Aliu: Fletërrufe

Shko poshtë

Naser Aliu: Fletërrufe Empty Naser Aliu: Fletërrufe

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 25, 2010 8:03 pm



Naser Aliu: Fletërrufe U1_NaserAliu
Naser Aliu


Fletërrufe *



»Ai pe ngon grujën«

»Ai dëgjon gruan« e vet pa pikë turpi

Merreni me mend këtë shkelje zakoni

Merreni me mend ju lutem: Gruan e vet dëgjon ai

Mozomakeq

Çfarë zhgënjimi për fisin!



Il écoute sa femme! Është dashuri e bashkëpërgjegjësi

Ascolta sua moglie! Është dashuri e bashkëndijesi

Er hört auf seine Frau! Është dashuri e bashkëpunim

Ata dëgjojnë njëri tjetrin

Ata thurin dashurinë, afshin e ngashërimin

Dhe, dëgjojnë zemrat e tyre ditën dhe natën



Mirëpo,

»Ai dëgjon gruan!« e vet është marre

Aty këtu edhe kundërvajtje!



(Dëgjo gratë tjera!

Apo gratë e huaja

Apo të parën, që takon në rrugë me taka të larta

Apo të dytën, të tretën me fustan të shkurtër e buzë të kuqe

Nuk është me rëndësi cilën

Jo tënden

Jo atë, që solle në shtëpi

Që braktisi vatrën...



S’ e jep burrëria!



Shtype, nuk ka nga t’ ia mbajë

E ke zënë pisk

Dhe ngriti pusi në shtëpinë tënde

Rrëno ditën

E ndërto natën, mburracak i dheut!)



»Ai dëgjon gruan« përkthehet:

Mungesë potence

Mungesë guximi

Ose shkurt e shqip: nënshtrim

Jo empati, jo përputhje!



Ai shtypi,

Ai shtypi e përbuzi gruan ditën

Ashtu si shtyp njeriu i pashpirt

Ashtu si shtyp njeriu i pamëshirë

Ashtu si shtyp impotenti nga frika e madhe

Por, vetëm prani tjerëve

shtëpi

Dhe vende publike

Kur ishin vet, mërrolët e grushtet nuk kishin kuptim



Shante ditën trimi

E pajtohej pakëz natën, tinëz

Pasi lëshonte perdet

Pasi mbyllte derën

Kur nuk e shihte njeri

Kështu e lavdëronin ata

Ata nuk duhet ti dëgjonte

Ata mbillnin hipokrizi

E korrnin hipokrit

Sepse për disa

Për disa dashuria është mëkat

Vrasja lule ballit nder

Ja pse ai nuk jetoi jetën e vet

Sepse ai jetoi jetën e huaj

Jetën tashmë jetuar: përdorur, harxhuar

Dhe është shpirti i huaj trupin e vet

Ai është koha e kryer

Ose, e kryera e thjeshtë fletërrufe!





Fletëshërbim

»Flokëgjatë e mendjeshkurtër«

janë ato,

tha mendjegjati



Thua se burrat ishin tullacë

Thua se gratë kishin vetëm flokë kokë

Thua se mendjegjati nuk kishte lindur nga nëna

Thua se mendjegjati ishte shumuar me ndarje

Thua se u lind vetëm nga i ati me mendje gjatë disa metra pas vete...



»Flokëgjatë e mendjeshkurtër«

janë ato,

tha mendjegjati

dhe, na shau Nënën!



* I kushtohet një çifti të dashuruar, që u shkurorëzua pas pesë muajve, jo nga mungesa e dashurisë, por nga trysnia dhe intrigat, sepse dashuria e tyre ishte tepër e madhe, turpshëm e madhe për rrethin...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi