Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit

Shko poshtë

Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit Empty Alma Papamihali: Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 2:27 am

Domethënia e vërtetetë e 17 Shkurtit
Nga Alma Papamihali
17 Shkurti nuk është vetëm ditëlindja e Pavarsisë. Domethënia e 17 Shkurtit do forcohet nga viti në vit, duke marrë të tjera dimensione. Ajo nisi me festën e madhe të shqiptarëve anembanë botës. Kudo u festua kjo ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar. Kudo u valëvit flamuri dy krenaresh kuq e zi.
17 Shkurti 2008, shënoi në vetvete hapin e madh dhe më të rëndësishëm të popullit shqiptar, atë të bashkimit jo vetëm shpirtëror mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Një valle që fton të madh e të vogël në radhët e saj.
Një këngë, që bashkon zërat e kujtdo.
Një himn, që ngre në këmbë shqiptarizmin, për të kujtuar të rënët dëshmorë, për pavarsinë e shumëpritur.
Një flamur kuq e zi që valëvitet, duke personifikuar një identitet.
Gëzon edhe qyteti ynë... edhe Aschaffenburgu feston. Nuk ka si të mos festojë, kur prania e shqiptarëve në këtë qytet, zë një numër mjaft të konsiderueshëm. Por nuk kanë ardhur vetëm nga Aschaffenburgu, për të festuar në mbrëmjetn e 21 shkurtit. Bashkë me ne, në këtë shkurt historik, janë edhe mjaft shqiptarë nga Frankfurti, Miltenbergu, Babenhausen, Elsenfeldi etj. Të gjithëve na bashkon një qëllim i vetëm - Shqiptarizmi.
Por si do të ruhet ky shqiptarizëm në vend të huaj... Si do vazhdojë të ekzistojë gjuha shqipe, në të shkruar dhe lexuar.
Vetëm duke u bashkuar dhe duke u kujdesur edhe për mbarëvajtjen e shkollave shqipe në mërgim. Këtë detyrë fisnike e ka marrë përsipër edhe shkolla jonë, që mban emrin aq domethënës "Iliria", emrin e shqiptarëve të lashtë.
Janë këta fëmijë të moshës 5 - 15 vjeçare, që i janë bashkuar me dëshirën më të madhe, jo vetëm mësimit të gjuhës shqipe, por edhe valleve tona tradicionale dhe këndimit të këngëve shqiptare.
Me freskinë e tyre fëminore, ata u ngjitën në skenën e zbukuruar me rastin e festës së madhe, duke qënë të prgatitur si asnjëherë tjetër. Pas këndimit të hymnit, fjalën e mori ish mësuesja e shkollës shqipe, zonja Vahide Ibriqaj, e cila lexoi dy prej poezive të saj, kushtuar Pavarsisë dhe Kosovës. Më pas, programi vazhdoi me një këngë për heroin legjendar Adem Jashari, kënduar nga nxënësja e talentuar Sara Xhaferi, këngë kjo e cila emocionoi të gjithë të pranishmit.
U vazhdua me recitimet e fëmijëve po aq të pregatitur, të cilët sikur cicëronin bashkë me këngët. Programi u bë edhe më i larmishëm me vallet e Shotës, kërcyer nga Lirindi, Marigona, Venesa dhe Leoni, si dhe me këngën , "Jam një vajzë nga Kosova", kënduar nga motrat Lena dhe Egzona.
Është vërtetë për tu mburrur, te jesh mësusesja e këtyre fëmijëve të talentuar, që i recitojnë me gjithe zemër mallit për vendlindjen, dashurisë për Kosovën dhe Shqipërinë. Me emocionet e bukura fëminore, recituan Rinesa, Livia, Paula, Alicia, Sabina, Elio, Vlera, Prisila, Elio, Sabina, Erjona, Evrona dhe Thea e vogël. Programi i fëmijëve u mbyll me vallen "Jemi Shqiptarë" të këngëtarit Gëzim Nika.Fëmijët u larguan nga skena nën duartrokitjen e të pranishmëve, por për të lënë vetëm skenën dhe jo sallën. Ndryshe nga herët e tjera, ata do festonin në këtë mbrëmje deri natën vonë. Muzika shqiptare dhe dashuria për të i kalon të gjitha limitet. Përpara se të niste programi me këngëtarin e njohur Niman Mushkolaj, fjalimin përshëndetës e mbajti z. Niman Mulliqi, kryetar i Klubit Kosova, i cili foli për rëndësinë e organizimit të shqiptarëve në mërgim. Ndër të pranishmit në sallë ishin gjithashtu edhe familja e z. Bekim Brestovci, si dhe vëllezërit Bujar dhe Fatbardh Xhaferi, që janë pothuajse të pranishëm në çdo eveniment të shkollës shqipe dhe herë pas here e mbështesin dhe inkurajojnë shkollën shqipe. Programi vazhdoi nën larminë e muzikës së këngëtarit Mushkolaj dhe të Bastri Ibishit, të cilët befasuan të gjithë të pranishmit në këtë festë me kendimin live të tyre, dhe të repertorit të këngëve me shtrirje krahinore në të gjithë Shqipërinë dhe Kosovën. Një punë lavdëruse në organizim kishin bërë edhe z. Halim Arifaj dhe Ragip Nuredini.
Edhe njëherë kënga e tij dëshmoi, që arti nuk njeh kufi. Kënga e kësaj feste madhështore, ku rinia shqiptare kërceu dhe u argëtua, u përhap me shpejtësi nga Veriu në Jug. Kënga shqiptare për festën e 17 Shkurtit, ditën historike të Pavarsisë, do vazhdojë të jehojë në çdo shkurt...sepse dita e madhe afroi, dita e shumëpritur erdhi. Ndaj siç e kam thënë në disa vargje kushtuar 17 shkurtit 2008, ne tashmë festojmë si familje e madhe, me të njëjtën derë, ndaj ska më ndarje në këtë jetë.
Nuk është aspak ëndërr, jo. Ne nuk festojmë vetëm pavarsinë ne datën e 17 shkurtit, por atë të hapjes së dyerve mes shqiptarësh. Kosovë - Shqipëri. Çdo 17 shkurt që do vijë, do dshmojë edhe një herë padrejtësinë që na është bërë ndër shekuj. Por ne nuk do vajtojmë, por do vahzdojmë të festojmë ditët që do sjellin një ditë të vetme të madhe, atë ditë që ne ja kemi sjellë vetë vetvetes, duke u kapur dorë për dore në valle.
Kjo pra është domethënia e vërtetë e 17 Shkurtit...
"Ska më ndarje në këtë jetë,
Shqiptarizmi është bërë me fletë"
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi