Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte...

Shko poshtë

Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte... Empty Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 03, 2010 1:44 am

Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte... 18345_1368811298625_1181995764_31101673_7605830_n

Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme
në kohë lufte...


Pjese e shkeputur nga libri im i cili shpejt del nga shtypi.



Në mengjesin e një të shtune të prillit të vitit 1998, u zgjova nga
gjumi shumë i tendosur nga ankthi i luftimeve të tmerrshme qè
zhvilloheshin në rrethinën e Gjakovës. Atë mengjes, nuk mund të
përcaktoja saktësisht se çfarë ishte dhe nga vinte ajo zhurmë e
madhe.

A a ishte bubullimë apo detonimet e artilerisë së rëndë të forcave
serbe që bombardonin regjionin e Dushkajes për disa ditë me rradhë ?

Edhe pse ishte ditë me shi, kuptova se ato zhurma ishin definitivisht
me prejardhje nga artileria serbe, e cila kishte fillue aktivitetin që
nga agu.

Atë ditë të shtune prilli, ishte festë e madhe për serbët, ngase sipas
rezultatave të para që kishin publikuar, doli se më tepër se 90 % të
serbëve kishin votuar në referendum dhe i kishin thënë jo mundësisë së
implikimit të faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjës së
Kosovës. Rrugëve të Gjakovës defilonin automjete ushtarake dhe civile
serbe, të cilat provokonin kalimatarët e rastit dhe pronarët e
shitoreve. Ngritja e tre gishtërinjëve dhe këndimi i këngëve
nacionaliste dhe qetnike serbe jehonte rrugëve të qytetit të
Gjakovës, të dërmuar nga veprimet kriminale të okupatorve serb.

Ishte situatë jashtëzakonisht e tendosur dhe e tensionuar në qytet.


Unë shumë u pendova pse dola atë ditë me makinen time në qytet, mirëpo
kisha për të kryer disa punë shumë më rëndësi. Vetëm falë fatit të madh
shpëtova nga një autoblindë serbe e cila u vërsul qëllimisht në drejtim
timin. Ky veprim i automjetit serb kishte për qëllim jo të më
friksonte por të më shtypte së bashku me makinë për një mur të një
shtëpie për skaj rrugës kryesore. Ika me shpejtësi nga ai vend, i
lumtur që edhe kësaj rradhe shpëtova nga më e keqja.

Policia dhe paramiltarët serbë, të armatosur mirë dhe në aksione të
përditëshme, pothuaja tërë rrethinën e Gjakovës e kishin shëndrruar
në tokë të djegur. Karvanet e refugjatëve shqiptarë ishin pa fund,
një pjesë e madhe e këtyre fshatarve u pranuan nga familjet gjakovare
të cilët i hapen zemrat dhe portat e shtëpive të tyre për njerëzit e
përzënë dhe të pa strehe. Dihej se herat apo vonë ky do të ishte edhe
fati i qytetarve të Gjakovës si dhe qyteteve tjera në Kosovë. Kjo
ishte luftë mes serbëve okupatorë dhe kolonë në një anë si dhe
shqiptarve autoktonë në anën tjetër. Epshet serbe për gllabërimin e
tokave shqiptare nuk kishin të ndalur, as tash pas njëqind viteve të
shkuarjës së pushtuesit otoman. Kishte ardhur koha të realizonin
skenaret e Memorandumit famkeq të ASHAS – it.

I thelluar në këto mendime dhe në situatën e rëndë që u krijua nga
kjo „ festë “ e bastardëve serbosllav, mezi dëgjova zilen e telefonit
i cili cingrronte pa rreshtur.

Në anën tjetër të linjës ishte infermieri kujdestar nga zyra e
emergjencës së Spitalit, i cili më thirri për një rast urgjent nga lëmia
e profesionit tim. Unë pikërisht sot isha në gadishmëri dhe më duhej
të shkoja patjetër në spital që t’i ofroj ndihmën e duhur pacientit.
Për shkak të situatës së rëndë në qytet, makina e spitalit ishte e
zënë, më njoftuan se është mirë të nisesha menjëherë për atje me
makinën time. Rrugës për në spital shihja të njejtat skena dhe
provokime nga ana e paramilitarve kriminel serbë

Nga një kamion transportues pashë se si qetnikët me gjestikulacione,
provokonin një djal të ri shqiptar në shitoren e tij, kinse do të
këpusim kokën !.

I shqetësuar tej mase nga ajo çfarë shihja rrugëve të qytetit, më në
fund arrita në repartin e ORL – së dhe e pyeta infermieren se për
çka bëhej fjalë ?

Mbeta i stepur kur pashë një djal të moshës afër 9 vjeç, ai i kishte
futur një trup të huaj, kokërr misri në veshin e djathtë. Në këtë
moshë nuk janë të zakonshme këto veprime, këto raste ndodhin në mosha
më të reja, tek fëmijët 2 - 3 vjeç. Ky djal kishte ardhë me të ëmen
nga Juniku, ishte shumë rrezik lëvizja nga ai drejtim në këto kohë të
liga, ata vinin nga zona të rrezikshme ku zhvilloheshin luftime.

Pasi ia hjeka trupin e huaj nga veshi, fillova t’a qortoj djaloshin
për veprimin e bërë, sidomos në këtë situatë të rëndë ku nga të
gjitha anët dëgjoheshin detonime dhe rafale !

I thashë se e ka rrezikuar edhe nënën e tij për të ardhur te mjeku në
Gjakovë.

Djaloshi nuk foli asgjë vetëm më dëgjonte dhe uli kokën si i turpëruar.
Aty në dhomë, perveç fëmiut dhe nënës së tij, ishin dhe disa
punëtor tjerë ndihmës të repartit të ORL-së.

Mbretëroj qetësi për disa çaste, për deri sa nëna e tij mu drejtua
me këto fjalë:

„ Doktorr, me siguri do të ia falësh gabimin djalit tim kur të kupton
arsyen pse ka futur kokrren e misrit në vesh ?! “, i habitur dhe
kurreshtar nga ajo çka më tha e ëma e pacientit, iu luta që të më
tregoj arsyen.

Ajo vazhdoj: „ Djali im ka futur kokrrën misrit në vesh që të mos
dëgjoj detonimet e rënda të artilerisë serbe që pa rreshtur bombardojnë
regjionin e Dushkajës „.

Përsëri pasoj heshtje në dhomë, u turbullova i tëri nga emocionet e
forta që më shkaktuan fjalët e nënës së fëmiut.

Nuk mund të përmbahesha, filluan të më rrjedhin lotët dhe afrova djalin
nga vetja, e përqafova fort dhe mezi shqiptova fjalët: „ Më fal burri
fortë“ !!!

Asnjë nga ne nuk pati fuqi më të përmbahet. Mesazhi i gjestit të
fëmiut ishte shumë i qartë dhe i shumëfisht: Kjo ishte tendenca për
t’u larguar nga realiteti i hidhur dhe i marrë i botës së të rriturve
dhe njëherit shpetimi nga kjo situatë me aktin e izolimit nga bota e
jashtme !!!

Gjatë momenteve kritike të ditëve dhe muajve të luftës së përgjakshme të
vitit 1999, kur unë qëndroja në brendi të qytetit të Gjakovës dhe kur
çdo ditë vriteshin dhe masakroheshin nga forcat serboqetnike me dhjetra
bashkëqytetar, shpesh më kujtohej djali nga Juniku.


*


Protagonistë e ngjarjës, djaloshi Bujar Gaxherri si dhe nëna e tij,
mbijetuan luftën e vitit 1998/99 në Kosovë.

Ata sot jetojnë në qytetin e Gjakovës dhe shumë shpesh më vizitojnë.

Këtë tekst, në vitin 1998, me anë të e – maili – it, ia kam dërguar
mikut dhe shokut tim Ferhat Ymeri në Seatle, shteti Washington në USA.
Ferhati së bashku me miqtë e tij amerikan, veprimin e femiut 9 vjeçar e
kan trajtuar dhe studjuar nga shumë aspekte dhe në formë
multidisciplinare. Me këtë rast janë organizuar tryeza të shumta dhe
janë zhvilluar debate të shumta nga ekspertëamerikan.

Shumë media elektronike dhe të shkruara amerikane, këtij rasti
interesant i kan dhënë hapsirë të merituar duke sensibilizuar opinionin
amerikan lidhur me involvimin amerikan ne luftën e Kosovës.

Kjo ngjarje zgjoj vëmendje të madhe në opinionin amerikan dhe pat
refleksione shumë pozitive në përhapjen e së vërtetës për luftën në
Kosovë.









Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte... 31701_1495515746157_1181995764_31416639_4991282_n
Qarshia e Madhe, ishte caku i pare i
forcave serbe ne naten e pare te bombardimeve te NATO-s.


Besnik R. Bardhi: Ngjarje e pazakonshme në kohë lufte... 31701_1495516506176_1181995764_31416641_8317288_n
Kriminelet serb qe masakruan
shqiptaret ne Gjakove.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi