Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:KU SHIHET NJË HAP I “REALIZMIT POLITIK”?

Shko poshtë

Teki Dervishi:KU SHIHET NJË HAP I “REALIZMIT POLITIK”? Empty Teki Dervishi:KU SHIHET NJË HAP I “REALIZMIT POLITIK”?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 11:36 pm

KU SHIHET NJË HAP I “REALIZMIT POLITIK”?


Teki Dervishi:KU SHIHET NJË HAP I “REALIZMIT POLITIK”? Gjergj-prishtina-150x150

Shkruan: Teki DERVISHI

Në Kosovë u industrializua “futurizmi politik” (politika për ardhmëri) modeli i njohur i sistemeve fetare fundamentale dhe komuniste totalitare: të vuajmë sot, që nesër e ardhmja të jetë e ndritur, parajsë pas kësaj jete “të ferrshme”. “Çdo gjë për pavarësinë” ka qenë qëndrim kolektiv, jo vetëm i proveniencës politike vendëse, por edhe i masës qytetare. Ajo iu nënshtrua indoktrinimit medial, politikisht “i pavarur”, kolanë e shtatë e UNMIK-ut. Ata që e kanë propaganduar “vuajtjen e sotme” për “lumturinë e nesërme” janë pasanikët e krizës kundruall 85% të popullsisë që jeton në varfëri.
Është nevojitur një fakt absolut - përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (bombardimet mbi bazat ushtarake-policore serbe), që klasa politike dhe populli i Kosovës, menjëherë pas lufte, “bashkësinë ndërkombëtare” (OKB-në) ta identifikojë me ShBA-në dhe Anglinë. Ata që nuk kanë bërë kësi “barazimi” janë “eskivuar” lezeçëm. Besimi i madh ndaj UNMIK-ut, është prodhuar me indoktrinimin amator publicistik, sipas direktivave të “komisariateve” ndërkombëtare (sidomos të OSBE-së dhe UNDP-së). Në emër të “së nesërmes” është bërë stërvitja paraushtarake civile për të jetuar jashtë çdo standardi bashkëkohor (rrymë, ujë, ushqim i thjeshtë, shëndetësia primitive, infrastruktura feudale, papunësia, akulturimi nëpërmjet “artit” të motivuar nga tema për “emancipimin e grave”, “zhdukjen e analfabetizmit”, “bashkëjetesës”, “artit” që shpreh “figurativisht” situatën “pa gjuhë” që të mos identifikohet kombi i personazhit…). “Inxhinierët e shpirtit” në organizatat “humanitare” kanë qenë më kreativë se ata të shokut Susllov.
Pra nuk ka ekzistuar dyshimi në miqësinë ndërkombëtare (OKB-në). Rojtari i “sovranitetit të Serbisë” këtë naivitet politik të shqiptarëve e ka shfrytëzuar në maksimum. Propagandimi i politikës së UNMIK-ut është kualifikuar si “e drejta për pikëpamje” e apologjetëve medialë të tij, që rezervuan argumente të selektuara pozitive vetëm e vetëm “të sukseseve” të UNMIK-ut në Kosovës. Këto “argumente”, me të parën do të mund ta refuzojnë këtë qëndrim pesimist të këtij shkrimi. Por që do dikush të selektojë vërtet “argumente të favorshme” politike, dhe që është i sigurt se pavarësia e Kosovës është argumenti më i madh, atëherë metodika e argumentimit do të jetë tipike ex catedra: sepse dihet që fakti është bazë e argumentit. Dhe nëse kemi fakte, atëherë pse të mos jemi të gatshëm të dalim në një taban të “realizmit politik”? T’i shfaqim problemet ashtu si janë bërë, e jo pse janë bërë për “një të ardhme”! Hajde të heqim dorë njëherë e mirë nga paushallët “bashkësi ndërkombëtare” dhe me fakte konkrete të klasifikojmë kush nga “bashkësia” ndërkombëtare ka kontribuar dhe kush nga kjo bashkësi e ka fundosur Kosovën në këtë situatë de facto që demanton situatën de jure! Avokati i klikave politike do të mbrohet kështu: vetë “bashkësia” ndërkombëtare ka mbajtur qëndrim “unanim” ndaj Kosovës, dhe ajo vetë nuk ka bërë diferencime brenda qëndrimeve dhe vendimeve të veta mbi Kosovën! Pse çka keni pritur ju: që dikush nga “bashkësia” vullnetarisht ta marrë përgjegjësinë mbi akulturimin e Kosovës si metodë politike sovjetike për të robëruar popuj “të vegjël” brenda bashkësive të mëdha me të cilat “së bashku” do të evropianizohemi.
Argumenti “pavarësi” si diskurs politik i vendit të paqes pa liri dhe pa vetëvendosje shtetërore, sidoqoftë nuk mund të mos konsiderohet si sukses elementar. Por nëse kjo pavarësi është arritur, atëherë pse u harruan “opsionet rezervë” për ta dejurizuar? Pavarësia u arrit, mbetën të pazgjidhura komplet të gjitha problemet që i kemi pasur para saj, pikërisht për shkak të sfidave që kanë bërë dhe bëjnë armiqtë e pavarësisë. Është çasti të çlirohemi nga indoktrinimi propagandistik i atyre mediave kosovare dhe të mos kërkojmë aleancë me ndërkombëtarët (OKB-në), po të shteteve veç e veç që janë meritore, që çështja ka lëvizur deri këtu. Mjaft kemi propaganduar miqësinë me “bashkësi”, koha është t’i emërojmë armiqtë brenda saj. Jo për t’i luftuar, por për t’i refuzuar obstruksionet e tyre politike. Kjo do të thotë të mos marrim pjesë në veprimet e tyre që janë kundër Kosovës!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi