Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova !

Shko poshtë

Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova ! Empty Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova !

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 18, 2009 12:51 pm

Palestina, Izraeli dhe Kosova !



Nga Ajet Nuro





Ajet Nuro:Palestina, Izraeli dhe Kosova ! Pavaresia_kosoves-120-300x273

Ajet Nuro

Në muajin janar isha në Uashington. Nga aty bëra nja dy shkrime të vogla jo se isha i ngeshëm por sepse ndjeja një detyrim moral të përshëndesja kalimin e pushtetit nga Bushi tek Obama. Që nuk kisha shumë kohë në dispozicion u duk tek i rash shkurt njërit prej dy shkrimeve të bëra më datën 20 janar. Dhe pas botimit të shkrimeve mora jo pak por mbi 15 mesazhe. Pikërisht dy më bënin vrejtje pse nuk kisha shkruar pak më gjatë… Sigurisht nuk mund tu përgjigjesha të gjithëve. Por, njëri nga mesazhet më bëri përshtypje sepse ai sikur më thoshte, jam dakord për sa shkruan për ndërrimin e pushteteve në Amerikë dhe kjo ndoshta është çështja e ditës por … dhe vazhdimi i mesazhit të tij do të bënte të reagonte çdo njeri. Në vija të trasha ai më shkruante se kishte dëgjuar në një radio, duke udhëtuar në makinën e tij, historinë e një palestinezi që kishte mundur të shpëtonte nga lufta. Ai tregonte kalvarin e tij para se të shpëtonte. Ndonëse i plagosur, i ati, ishte i pafuqishëm të bënte diçka sepse nuk e lejonin ushtarët izraelitë. Siç më shprehej edhe vetë miku im, ngjarja që kishte dëgjuar në radio, mes ngashërimeve të fëmijës palestinez që tregonte ngjarjen e kishte mbushur me dhimbje por edhe me urrejtje. Ngjarje të tilla ai i kishte dëgjuar në Kosovë ku kishte kaluar disa kohë. Jo vetëm ai por edhe të tjerë kanë hequr paralele mes Kosovës dhe Palestinës. Ndonëse dhimbja njerëzore është e njëjtë, krahasimi ndoshta nuk përputhet 100 për qind por kjo ka pak rëndësi. Në fakt unë po shkruaj pas afro tri javësh dhe ndoshta ndokush do thotë shkrimi yt është si kofini pas të vjeli. Në fakt ai nuk është i tillë. Së pari ndonëse lufta ka marr fund zyrtarishtë, konflikti nuk ka mbaruar dhe fatkeqësisht duket shumë larg zgjidhjes përfundimtare. Unë pikërisht po shkruaj sepse e vendosa që në momnetin që miku im më dërgoi mesazhin të përgjigjem edhe unë dhe të shkruaj atë që mendoj.




Duke qenë tek Zëri i Amerikës në ditët e konfliktit midis palestinezëve dhe izraelitëve, i merrja vesh lajmet sapo dilnin pra të “freskët”. Gazetarët shqiptarë të Zërit të Amerikës, edhe ata njerëz që krahas detyrës së gazetarit jetojnë me ngjarjet, disa herë e shprehën faktin se viktimat palestineze po i kalojnë të një mijët. Në fakt, ky ishte dhe shqetësimi kryesor i konfliktit. Vrasja e grave dhe fëmijëve, vrasja e të pambrojturve. Për të gjitha këto në pjesën më të madhe të kohës bëhet fajtore ushtria izraelite.



Në kohë luftrash, ajo çfarë ndodh në zonat e luftimit nuk ka të njëjtën vlerë për ata që e shikojnë nga larg dhe ata që e jetojnë si aktor. Unë, nuk mund të them se e përjetova dramën palestineze ashtu siç kam përjetuar dramën e vëllezërve të një gjaku në Kosovë dhjetë vite më parë. Ndoshta edhe për faktin sepse nuk e kam ndjekur siç mund ta ketë ndjekur ngjarjen nga afër fjala vjenë një arab. Nga ana tjetër, një qytetar i thjesht mban një qëndrim që dallon nga ata që kanë përgjegjësi si psh politikanët.



Konflikti izraelito-palestinez ndezi debate që i ngjanin rreshtimit me Izraelin apo kundër tij apo me Palestinën apo kundër saj. Ashtu si edhe miku im artist që u solidarizua me atë fëmijën palestinez që tregonte ferrin e përjetuar në një konflikt me të cilin fëmijët janë të detyruar të rriten, edhe unë jam me ta ndonëse kjo gjë nuk ndryshon asgjë.

Konflikti izraelito-palestinez dhe ne shqiptarët



Konflikti izraelito-palestinez ndonëse një konflikt i largët, nuk i lë indiferent shqiptarët. Fakti që me të dy popujt në konflikt shqiptarët kanë lidhje historike, i bënë shqiptarët të marrin “pjesë” në konflikt qoftë edhe moralisht. Ndërsa besoj se 100 për qind e shqiptarëve janë në krah të viktimave, të pafuqishmëve dhe të pafajëve, kur vjen puna për të mbështetur njërën apo tjetrën palë ndarja bëhet spas logjikës së mësipërma pra me Palestinën apo me Izraelin. Për të qenë me Palestinën ka dy motive; viktimizimi i palestinezëve në këtë konflikt dhe e dyta përkatësia fetare e një pjese joneglizhuese e shqiptarëve, edhe këtu nëse konfliktin e shikojmë në prizmin fetar. Ndërsa pjesa tjetër e shoqërisë shqiptare mbështesin Izraelin për arsyen e njohur botërish se edhe ata kanë të drejtë të kenë shtetin e tyre por edhe për arsyen tjetër që është stërthënë por që nuk bëjmë keq ta përsërisim atë që shqiptarët ishin nga të rrallët kombe që nuk i dorëzuan hebrejtë tek gjermanët dhe i ruajtën ata si miq. Nga ana tjetër, izraelitët janë gjendur në krah të shqiptarëve dhe çështjes së tyre. Edhe përgjatë luftës në Kosovë ata u gjendën në krahun e shqiptarëve. Unë vetë jam me Izraelin sepse mendoj se ai ka të drejtën të ketë një shtet por, nuk mbështes asnjë veprim dhune nga ana e tyre, pra nuk jam për luftë por…



E keqa e palestinezëve qëndron në faktin se ata nuk kanë një qëndrim unik. Dy konflikte njëri pas tjetrit janë nxitur nga veprimet e Hamasit. Para dy vjetësh Izraeli sulmoi Libanin dhe së fundi Rripin e Gazës i provokuar nga Hamas. Ndërsa qeveria legjitime e presidentit Mahmud Abas tenton të gjej një zgjidhje në konfliktin me Izraelin, Hamasi haptas bënë jo vetëm thirrje por dhe veprime për zhdukjen e Izraelit. Nga ana e vetë Izraeli është një shet (me të gjithë kuptimin dhe atributet e një shteti) dhe si i till ka detyrën e mbrojtjes së qytetarëve të vet. Në këtë prizm duhet kuptuar edhe sulmi që Izraeli i shpalli Rripit të Gazës më 27 dhjetor 2008 nga ku vetëm në vitin 2008 ishin nisur 1571 raketa dhe 1531 bomba. Por, si në çdo konflikt, viktim nuk janë ata që e shkaktojnë konfliktin por të pafajshmit. Shto edhe shkeljen e rregullave elementare të luftës dhe mund të kuptohet tragjedia e luftës në konfliktin e fundit izraelito-palestinez.



Më shumë se çdo gjë tjetër, palestinezët ndihen të vetmuar nga vëllezrit e tyre arab. Ndërsa arabët e thjesht janë shprehur në mbështetje të popullit palestinez, regjimet arabe kanë zgjedhur heshtjen. Kjo është tragjedia më e madhe e palestinezëve që duke i përkitur një kombi të madh si ai arab, i gjendur pa mbështetje në momente të vështira nuk duhet të jetë dhe aq e lehtë. Ndihma e vetme, edhe ajo më shumë morale u ka ardhur nga organizmat ndërkombëtare.



Për të riardhur tek konflikti izraelito-palestinez dhe krahasimi me Kosovën, edhe njëherë dua të theksoj se shqiptarët e Kosovës megjithëse ishin viktima të një regjimi represioni dhe ishin viktima të një plani shfarosës, kurr nuk i kanë keqtrajtuar serbët, por edhe kur i kanë luftuar i kanë luftuar burrërisht, kurr nuk kanë bërë veprime që ne shqiptarët të turpëroheshim siç kanë bërë kundërshtarët e tyre që nga përdhunimet gjer tek vrasjet masive. Ne duhet të jemi krenar për këtë.



Ngjarje se ajo që më tregoi miku im janë të dhimbëshme dhe kanë bërë që gjithë bota të reagoj. Çështja ka shkuar gjer aty sa të kërkohet që çështja të shkoj gjer në Gjykatën Ndërkombëtare. Izraeli nga ana e tij i mori masat që ushtarakët të mos ndiqen. Por le të themi se ushtarët izraelit do të ndiqen nga Gjykata Ndërkombëtare, kjo nuk do të lehtësoj plagët dhe vuajtjet e viktimave të kësaj lufte të pakuptimtë. E keqa është se kjo luftë ndonëse e fashitur për momentin mund të rishpërthej nga momenti në moment. Dhe viktimat do të jenë po ata që ishin në konfliktin e fundit. Ne do jemi përsëri spektatorët e fragmenteve të treguara nga radiot perëndimore, të pafuqishëm për të bërë diçka …Këto punë i kanë në dorë ata që i shkaktojnë…





Ajet Nuro

anuro@albemigrant.com
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi