Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar!

Shko poshtë

Ajet Nuro:20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar! Empty Ajet Nuro:20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 21, 2011 1:24 am

Ajet Nuro:20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar! 5623

20 shkurti 1991: Ajo ditë nuk duhet harruar!


Nga Ajet Nuro
20 vjetë më parë, shqiptarët ia dolën mbarë të mposhtin frikën dhe të hedhin poshtë simbolin e së keqes që i kishte pushtuar për afro gjysmë shekulli. Rrëzimi i monumentit të diktatorit, është baza e lirisë së popullit shqiptar. Nëse kemi ecur para në këto 20 vjetë, baza është tek ajo ditë e 20 shkurtit 1991. Nëse nuk kemi ecur edhe aq larg, aq sa do të donim, baza është po atje. Po të kthejmë sytë mbrapa për të riparë ngjarjet e 20 shkurtit dhe rrugën e gjatë të demokracisë shqiptare, është koha të rivlerësojmë atë akt guximi të atyre që e realizuan dhe të atyre që i mbështetën. Rrëzimi i monumentit të diktatorit komunist, krijoi për herë të parë një konfrontim që mund të kishte përfunduar me mbytjen në gjak të dëshirës së shqiptarëve për demokraci nga krahu radikal i Partisë së Punës që ishte në agoni. 20 shkurti krijoi duelin leksikor miting / antimiting. Krijimi i « Vullnetarëve të Enverit » nuk mundi ta shpëtonte djallin e kuq dhe as nuk mundi t'i bindëte shqiptarët për dashurin e gërdallës monument për popullin e vetë. Nga ana tjetër, rrëzimi i monumentit të diktatorit shqiptar, i hapi rrugën një eksodi biblik të shqiptarëve. 20 vjetë më pas, ata gjenden ende në dilemën Shqipëri apo jetë më e mirë diku nëpër botë.
20 vjetë më parë shqiptarët hodhën tej frikën me atë dëshirë dhe moto që vetëm ne shqiptarët mund ta kuptojnë « E duam Shqipërinë si gjithë Europa ». 20 vjetë më pas, Europa është zgjeruar por pa Shqipërinë. Shqipëria ka ecur e përparuar duke u bërë anëtare e NATO-s dhe që nga dhjetori i kaluar qytatarët e saj lëvizin lirisht nëpër Europë. Por ëndërra nuk është realizuar ende. Për të realizuar këtë ëndërr shqiptarët duhet të bëjnë atë që bënë në vitin 1991, të rrëzojnë frikën dhe të kenë besim tek vetje. Nëse ka forca që nuk duan ta shohin Shqipërinë si gjithë Europa, ato forca duhen mundur me guxim. Guxim është edhe të luftosh mendimin se Shqipëria nuk bëhet. Shqipëria bëhet... po të duan shqiptarët. 20 shkurti i 1991 na mëson një gjë të tillë.
Në këtë 20 shkurt të 2011, do të doja të shpreh mirnjohjen time ndaj atyre që guxuan dhe rrëzuan mitin e frikës, ata që i hapën rrugën një Shqipërie ndryshe. Ato ditë kam vizituar Tiranën dhe edhe sot e kësaj dite më ka ngelur në mendje parrulla e shkruar në mure « E duam Shqipërinë si gjithë Europa » Një muaj më pas, shumë shqiptarë që linin atë vend me thirrjen « Ja në Europë, ja në gropë... » Shumë prej tyre shkuan vërtet në gropë. Mendimi im në këtë përvjetor të 20 shkurtit shkon edhe tek ata bijë e bija që shkuan në « gropë » me dëshirën për të parë Europën, qoftë në Otranto, në ujërat e ftohta të Adriatikut apo në borën e Gramozit apo maleve të tjerë të fqinjit të Jugut në përpjekje për të arritur në parajsën Europë sa më shpejtë që të ishte e mundur.
Në këtë ditë të shënuar, mendimi im shkon edhe tek ata burra e gra, pleq e fëmijë që u persekutuan në mënyrën më çnjerëzore nga regjimi i kuq i Hoxhësh. 20 shkurti shënon edhe fundin (nëse ka fund për të gjithë ata!!!) të kalvarit të tyre të pashoq.
Lavdi 20 shkurtit, ditës së mposhtjes së frikës, ditës së fillimit të rendjes sonë drejtë lirisë!

Ajet Nuro
anuro@albemigrant.com
Montreal, Kanada
20 shkurt 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi