Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush?

Shko poshtë

Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush? Empty Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush?

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 1:20 am


Të luftojmë komunizmin... Kush?
Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush? 5757
Nga Ajet Nuro
Shkas për këtë shkrim janë bërë disa ngjarje të fundit të cilat më bëjnë të pyes vehten: Kemi moral ne shqiptarët? Mbase është pak e rëndë si pyetje por ja që realiteti është i tillë që përgjigja mund të jetë edhe më e rëndë, pra mohuese. Para disa ditësh, gazetari Frank Shkreli që në titull shkruante “ Ende lëvdata për lugatin” Vrejtja e tij (dhe me vend... ) ishte glorifikimi i diktatorit Hoxha, përkujtimet, jo vetëm nga disa ekstremist enverist por edhe nga personalitete politike, i ditës së vdekjes së “gogolit” shqiptar. Para mëse dy javësh Profesori Sami Repishti (edhe ky zë vjenë nga Shtetet e Bashkuara...) lëshon thirrjen-titull: EVIDENTIMI, DENONCIMI DHE DËNIMI I KRIMIT KOMUNIST DETYRË ATDHETARE. Pyetjaqë me të drejtë shtrohet në këtë rast është: Ende me komunizmin, ende me diktatorin? Dhe përgjigja logjike do të ishte: Mjaft më. Fatkeqësisht, komunizmi në Shqipëri nuk është rrëzuar përderisas ai nuk është dënuar zyrtarisht. Komunizmi shqiptar ka nevojë për një Nuremberg. Shumë gazetar (unë do t'i quaja gazetaruc....) u djeg miza ndonjëherë dhe kujtojnë se kaluan 20 vjetë nga “rënia” e komunizmit dhe nuk ka më lezet...Për të parë se çdo të thotë të dënosh komunizmin, diktatorët dhe kriminelët le të shikojmë se çfarë bëjnë të tjerët.
Le të marrim shembull Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika ishte nga të vetmit shtete që nuk lejoi me ligj shpalljen e partive politike komuniste. Edhe pse LDB (Lufta e Dytë Botërore) ka 65 vjetë që ka mbaruar në formularët e vizës për të hyrë në këtë shtet kërkohet të dihet nëse vizitori ka lidhje të afërt ose të largët me nazistët. Në Amerikë, nuk lejohet të hyjë asnjë person që ka një njollë krimi (përfshi edhe krime të vogla si vjedhja apo dhuna ndaj të tjerëve...). Ndryshe nga Amerika, Shqipëria kurr nuk ka marr guzimit të dënoj ata që kanë bërë krime jo vetëm ndaj atyre që u vranë (gabimi ynë është se tek të persekutuarët fusim vetëm ata që u vranë, që u etiketuan armiq të popullit dhe të internuarit...) duke harruar se çdo shqiptar edhe ata që nuk ishin armiq kishin lidhje (edhe kur ishin ndar për t'a mbajtur biografinë të pastër...) me një armik ose ishin pjesë e atij burgu në qiell të hapur që krijoi diktatura. Madje ka edhe më keq, tek ende sot ka shqiptarë që shikojnë ëndrra të këqia ku u shfaqet diktatori-lugat, ndërkohëtë tjerë e shikojnë të sotmen sipas fillit të kuq që u këput me shembjen e murit të Berlinit.
Duke vazhduar me shembuj nga zgjidhja e çështjes së diktaturës e diktatorëve, le të marrim shembullin e Gjermanisë. Pas LDB Gjermania dhe gjermanët u ndanë nga e kaluara naziste. Gjyqi i Nurembergut ishte gjyqi kundër nazizmit por edhe i ndërgjegjësimit rreth të këqiave që solli ai regjim. Të flasësh për Hitlerin në Gjermani siç flitet në Shqipëri për Hoxhën është fyerja më e madhe ndaj kombit gjerman. Një vepër e tillë dënohet, jo vetëm nga ligji por edhe nga opinioni që është i ndërgjegjësuar. Kombi shqiptar nuk ka gajle, le të fyhet....
Gazetari Albert Zholi më ka dërguar para mbi një viti një mesazh nga Veli Llakaj që na oraganizuaka shoqata patriotike dhe unë i kërkova publikisht të mos më transmetoj më mesazhe nga figura të tilla që glorifikojnë figurën më të pështirë të historisë shqiptare, diktatorin. Por, si gjithmonë këmbëngulja shqiptare bënë të vetën. Zoti Zholi na njeh me të gjitha shkrimet e veta edhe kur unë (se nuk e di të tjerët.... ) nuk kam dëshirë. Kështu, intervista e tij me znj. Vito Kapo më vjen në kutin postare elektronike pa ftesë. Duke i hedhur një sy shkarazi (nuk kam nge të lexoj çfarë botohet në shtypin shqiptar e aq më tepër për oborrtarët e diktaturës...) lexoj me shpresë se mos intervistuesi (i oborrtarëve) i bënë ndonjë pyetje rreth bëmave të diktaturës, atyre që vetëm një gjykatës mund t'ua bënte... Por, jo. Aty mësojmë për besnikërinë e sekretares ndaj padronit të saj. Aty mësojmë se Hoxha që e donte aq shumë kllasën, shprehet për Xoxen se ai aq klasë shkollë ka dhe se Hoxha ia jepte dokumentat t'i lexonte jo për t'i miratuar por thjesht ... për ti bërë qejfin... Pra, asnjë fjalë për ata që Hoxha, Kapo e kompani i zhdukën sepse u rrezikohej pushteti...
Ju kujtoni se xhevahiret shqiptare mbarojnë këtu? Gaboheni! Një libër për Kiço Mustaqin ka dal në treg. Kush është ky Mustaqi? Mustaqi ishte ai që në tranzitologji quhet përfaqësues i “hard line”apo përfaqësuesi i linjës së fortë të forcave në pushtet i betuar për të mos lëshuar pé. Por, për autorin e librit, kjo nuk ka rëndësi. Le t'i japim personazhit të librit tonë ngjyra etnike, le t'a quajmë një grek që u bë ministër i mbrojtjes i Shqipërisë. Harron autori se ai greku quhet minoritar dhe një minoritar grek ishte në radhë të parë qytetar shqiptar jo vetëm me të gjitha të drejtat por në shumë raste edhe pa të padrejtat që u bëheshin qytetarëve shqiptar... Nuk e kam lexuar librin dhe nuk dua të gjykoj por pyetja ime është: A ka një prokuror shqiptar që ta akuzoj Kiço Mustaqin për krime. Në libër Kiço Mustaqi sipas një shkrimi recensues që më ra në dorë, ka pranuar se ka urdhëruar të goditet me artileri dhe të fundoset një anije e mbushur me qytatarë shqiptarë që kërkonin me ç'do kusht t'i largoheshin ferrit komunist. Fatmirësisht, urdhri nuk u zbatua nga vartësit e ministrit që nga ana e tij nuk i paska dënuar. O tempora o mores... Ky është një krim i pastër. Prokuror shiptar? Nuk e di nëse Shqipëria ka burra të tillë por një i till mund të gjendet në Hagë...Gjithë ato organizata që përfaqësojnë të persekutuarit por edhe gjithë ata organizma që përgjigjen për vendosjen dhe zbatimin e praktikave demokratike në vend duhet të ndihen.
Shqiptarët janë me moral e madje e vlerësojnë aq shumë moralin sa herë mbas here në emër të moralit bëjnë edhe vrasje. Kjo, kur preket ajo pjesa personale. Por, nëse fyhet kolektivi, shqiptarët si popull, askush nuk reagon (përveç po t'i fyesh nga partia...)Ka ardhur koha që shqiptarët të ndajnë vlerën nga anti vlera, të mirën nga e keqja. Kush mund t'a bëjë një gjë të tillë. Unë mund të përgjigjem se kush nuk mund t'a bëjë; ata që e mbajtën dje pushtetin në këmbë dhe ata që i thurin lavde sot. Të tjerët, për hirë të së djeshmes, së sotmes dhe sidomos të ardhmes duhet të reagojnë. Le të mos lëmë të huajtë të na udhëzojnë për çdo gjë.
Ajet Nuro
Prill-maj 2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ajet Nuro:Të luftojmë komunizmin... Kush? Empty Reagim i Albert Zholit

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 07, 2011 6:47 pm

Z. Nuro!
Une jam shkrimtar, gazetar dhe do marr dhe kam marre ne interviste te majte dhe te djathte. Ky eshte proefesioni im. S'eshte problemi im qe Ju se kuptoni kete, por eshte shqetesimi Juaj. Pse kur kam marre ne interviste antar te Partise se Ballit, te partise se Legalitetit, apo ish te denuar politike...Pse kur kam marre keto intervista nuk keni thene mos z. Zholi?! A jetojme ne demokraci? Pervec teje askush qe ka qene bir komunisti, apo femije ish blloku nuk duhet te jetoje? Gjithsesi flm per kohen qe me lexoni, por me vjen keq qe po humbas kohe sqarimi per normat e demokracise, kur ju jetoni ne nje vend tejet demokratik..Kico Mustqai duhet lexuar sepse del kunder atyre qe ka deponur ramiz Alia ne librin e tij..Keto libra jane pjese e historise dhe nqs nuk do ti shkruaja une Albert ZHOLI, do ti shkruante dikush tjeter. Por ky liber mbetet me i shituri ne treg ne gjithe kohrat e publicistikes shqiptare, sepse nxjer ne pah shume te vertetea....Ndaj gjerat duhen thene...Per mua mbetesh nje shqiptar i mire..Mbaresi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi