Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:U PIKËLLUAN

Shko poshtë

Nehat Jahiu:U PIKËLLUAN Empty Nehat Jahiu:U PIKËLLUAN

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 14, 2011 11:29 pm

Nehat Jahiu:U PIKËLLUAN 161640_1694779987_53336_n
Nehat Jahiu:U PIKËLLUAN

U pikëllua pranvera
kur ia prishën bukurinë furtuna dhe era,
edhe zogjtë na u dëshpruan
kur sot cicërimën atyre ua ndaluan.

U pikëllua vera
kur ia përzunë shqiponjën nëpër kreshta,
edhe dallëndyshet na u pikëlluan
kur nga foleja sot na i dëbuan.

U pikëllua vjeshta
kur ia dëmtuan dhelprat rrushin nëpët vreshta,
edhe lumi sot ecën i pikëlluar
se ujin në burim ia paskan turbulluar.

U pikëllua dimri, qan me lot
kur acari lulet e saksisë ia ngriu sot,
u pikëlluan edhe delet, qengjat e mjerë
kur ujqit në kope u trokitën në derë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi