Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI... Empty Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI...

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 2:48 am

Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI... 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n
Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI...


Sot ne fluturim do të jem

Shumë larg do të fluturoj sepse dua që pranë ty të kem

Sepse nje jetë ke që më pret

Mes ëndrrave më ke parë e malli po të tret…!



Mes qindra vargjesh, Ti zemër më ke thënë,

Sa fort më don, sa fort më ëndërron

Por pritjen asnjëherë se ke përmendur

Si sakrificë e dashurisë së bukur e të pathënë



Banjën me petale trëndafilash do ta bëj

Që aroma Gurin tim ta zgjojë nga ëndrra

dhe fustanin e hollë prej mëndafshi do ta vesh

të lehtë e te bardhë si dëbora



Rruga është e gjatë, por fluturimi i shkurtër është

se ëndrrat e tua në botën time kanë ardhur

e mitologjia me realitetin veshur është

sepse besimi për të jetuar ëndrrën i madh është…



Jam nisur tek ti, por shpejt, shumë shpejt mbrrita

mes shtëllunga resh e qeleshe malesh fluturova

Asnjëherë skam ardhur, por ëndrra rrugën ma ka treguar

e mes livadhit, mikun gjeta të përmalluar….



Livadhi i gjelbër e i vogël ishte, por unë mirë e dija

mes lulesh e cicërima harabelash do ta gjeja

se Zana, Gurin vetëm pranë burimit që gurgullonte

e dardhës lëng-ëmbël do ta mbrrinte…



Fluturimi i gjatë është, por e lodhur nuk jam

në barin e gjelbër këmbët më mbrrijnë

sa Guri në gjumë, hapat e lehtë aspak nuk i ndjeu

E parfumi im nga flokët e gjatë rrodhi e të tijët i leu…



Kokën në kraharorin tënd kam vënë

trokitjet e zemrës ndjej në pëshpërima ëndrrash

gishtërinjtë e tu në flokë e supe lehtësisht më prekën

e pas pak hareja sytë hapi, për të parë …. ËNDRRËN…!



Dy palë sy nga një lot qitën e Guri, Zanën pa

me gishtërinj lotin i preku e Zana lotin e tij në dorën e saj ka

Guri dhe Zana, jeta dhe endrra, realiteti dhe mitologia u shkrinë e u bënë një

sa qindra ëndrra, në qindra netë livadhesh bënë një mijë e një…!





Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI... 19568_1087061192141_1694779987_156205_3199472_n

Nehat Jahiu: JAM NISUR TEK TI... 19568_1087061432147_1694779987_156206_732857_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi