Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN

Shko poshtë

Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN Empty Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 02, 2011 11:50 am

Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN 211749_1223830960_1768583000_n

Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN

Elida Buçpapaj:PA IBRAHIM RUGOVËN 509480553_af48acc397
Po mbushen gjashtë vjet qëkur Ibrahim Rugova na vëren prej qiellit ne që jemi të përkohshëm në këtë botë të përherëshme. Ndryshe nga gjashtë vjet më parë, asaj dite të ngrirë janari, sot Kosova është ...shteti i pavarur më i ri në botë, me 85 njohje dhe pret një ulëse në OKB e pastaj të anëtarësohet në NATO e BE, çka e bën Rugovën të prehet pakëz i qetë atje ku ndodhet.
Po mbushen gjashtë vjet qëkur që kur Zoti vendosi të na e marrë Ibrahim Rugovën, duke krijuar një mungesë të pazëvendësueshme mes shqiptarëve të të gjitha trojeve. Vetëm kur Rugova iku, atëhere Shqiptarët e kuptuan peshën që kanë liderët e mëdhenj, ata të cilët i bëjnë kombet të mëdhenj.

Vetëm atëhere Shqiptarët e kuptuan më qartas se sa pak peshojnë politikanët e ditës, të postRugovës, të cilët mjerisht nuk e mbushin dot vendin e Ibrahim Rugovës, duke e bërë edhe më të ndjeshme e të prekshme mungesën e tij.
Sado që politikanët e ditës përpiqen ta mbushin këtë boshllëk enorm, duke përmenduar emrin e tij apo duke u shpallur si pasues apo vijues të tij, këto deklarime ngjajnë si kristale të ngricës të dimrit, të cilat i shkrin menjëherë dielli e prej të cilave ngelet veç asgjë.
Po mbushen gjashtë vjet qëkur Rugova nuk është më, e prapëse prapë jemi me mendime të kthjellëta, pa marrë para sysh këtë zagushi politike që ka pllakosur Kosovën, pasi një komb që nxjerr nga gjiri i tij liderë të kalibrit të Rugovës, do të ketë mundësi që të nxjerrë edhe pasues të tij, sepse një komb që lind Rugovën është i destinuar që të rilindë liderët që i duhen kombit në ditë të mira e të vështira, në ditë të vështira e në ditët e mira, çka do të thotë se vepra e Rugovës do të vazhdohet në pandalshmëri dhe përhershmëri, ashtu siç do të jetë në përhershmëri dhe pandalshmëri kombi i Shqiptarëve.
Po mbushen gjashtë vjet që nga largimi i Rugovës në jetën e përtejshme, dhe nuk kam si to mos kujtoj lumin njerëzor të shqiptarëve, të fuqishëm sa Drini, Vjosa, Buna e Shkumbini bashkuar, që ishin duke e shoqëruar si në një rit pagan dhe dardan ikjen e liderit, të gjithtë bashkë, gegë e toskë, sarandiotë, vlonjatë, prishtinas, prizrenas, tetovarë, ulqinas, tivaras, pejanë, tiranas, durrsakë, një Shqipëri e bashkuar shoqëronte ikjen e lideri në banesën qiellore prej nga na sheh edhe sot.
Ai oqean zemrash shqiptare, ai lumë njerëzor shqiptarësh i bashkuar në ikjen e madhe të liderit, pa i thirrur askush, pa i mbledhur askush, me një vetëdijë olimpike, me një qartësi biblike, ardhur nga të gjitha trevat, nga gjymtyrët e ndarë, nga atdheu i mohuar në shekuj, por i rigjetur, i rilindur, i ringjallur, i bashkuar në një, jo vetëm në atë korte mortor, jo vetëm në shoqërimin sublim që i bëhet liderit, por si vijimësi, në vazhdimësi, në kontinuitetin tonë, edhe kur ikim, edhe kur vimë edhe kur ikim ne, edhe kur vijnë trashëgimtarët tanë, në rrjedhën e pandalshme të lumit, kur lumin e ngrin zija kombëtare dhe e shkrin frymëmarrja e kombit, që na thotë se liderët ikin por edhe vijnë, se Rugova iku por do të vijnë trashëgimtarët e tij.
Trashëgimtarët e Rugovës do të vijnë, pa zhurmë, pa fanfarë, pa tullumbaca, do të vijnë në mënyrë njerëzore, për të bashkuar, për të mos ndarë, për të mos përçarë kombin, do të vijnë në mënyrë rugoviane.
Po mbushen gjashtë vjet pas ikjes të Rugovës e ne jemi tërësisht të veleritur nga politikat e politikanëve të vegjël, nga xhuxhët e politikave dritëshkurta e mendjeshkurta, që shtiren si pasues apo trashëgimtarë të Rugovës, ndërsa me mendësi dhe vepra janë varrëmihës të filozofisë rugoviane.
Po mbushen gjashtë vjet qëkur Rugova jeton pranë Zotit e shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët si komb kanë nevojë më tepër se kurrë për filozofinë rugoviane të shtetbërëjes, për filozofinë rugoviane të pajtimit, për filozofinë rugoviane të unifikimit të kombit, të gjuhës së përbashkët, të mjeteve të përbashkëta, të duarshtrëngimit, kur është puna për interesat madhore te kombit.
Po mbushen gjashtë vjet qëkur pas ikjes së Rugovës, e kjo bën të ndihet më shumë se kurrë mungesa e filozofit dhe e politikanit, por para së gjithash ndjehet mungesa e njeriut. Ibrahim Rugova ishte njeri dhe shqiptar me zemër e gjak, ishte njeri i kultivuar dhe xhentëllmen, evropian i thekur, perëndimor i lindur, larg intrigave, larg politikës së kuluareve, larg stërkëmbshave, larg ortodoksive, larg titizmave, larg ballkanizmave, larg mizerabilitetit të politikave të verbëta nga ato që na ofron sot politika e përditëshme.
Po mbushen gjashtë vjet qëkur prej ikjes të Rugovës në atë rrugëtim që na pret të gjithëve, në atë banesë të pashmangëshme për gjithkënd dhe në atë udhëtim që nuk përjashton askënd. Le të ndalemi një çast dhe të reflektojmë, le të kujtojmë martirët dhe brezat të cilat ikën duke ëndërruar këtë ditë, brazat e shqiptarëve pa prehje, pa mbrojtje, pa atdhe dhe pa shtet, e atëherë le t’i kthehemi filozofisë rugoviste e ta vëmë në shërbim të ndërtimit të shtetit, të përsosjes të shtetit, që të jetë strehë e dashur dhe e sigurt për fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve; le ta vëmë filozofinë rugoviste, jo si trashëgimi e xhuxhmaxhuxhëve profiterë, por si trashëgimi kombëtare, në themel të shtetit, në themel të ndërgjegjës kombëtare, në shërbim të dashurisë ndërshqiptare të unifikimit mbarëshqiptar, sipas idealeve evropiane perëndimore.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi