Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bisedë miqësh me vargje

Shko poshtë

Bisedë miqësh me vargje Empty Bisedë miqësh me vargje

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 10, 2012 1:59 am

Bisedë miqësh me vargje 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Kujtim jete
Fran Tanushi-t
Bisedë miqësh me vargje 372328_100000722443664_1841205132_n
kujtim jete
për mos tu shlyer
kohë e shkuar
aty ishte arti
gjuha (guha) ishte e ëmbël
shikimi kapte të bukurën
fjalët rridhnin si lum Bardhë
natyra fliste
e gjielli fliste
kënga kishte melodinë e ven(D)it
lapsi ishte i thjesht
kishte temë
metafora ishte e fuqishme
sofra edhe ajo ishte e Bardhë
për BESË po
dhe hecej për në takim
fjala i ipte kuptimin
ishim të fortë
anipse me misernike
simbolet mbaheshin në gji
nuk kishte frikë
se ajo fshihej lehtë
në gitare dhe fletë gjetheje
ishte muzika jonë klasike
filozofia e popullit tonë
o Fran Tanushi
Shqiponja e dashurisë

Musa Jupolli

Bisedë miqësh me vargje 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi:N´ndërgjegje përgjegje
( Musasë e Franit, n´mall t´Vatanit!)

Ev, vëllai Poet,
bukur sa s´ka
ia thot v´llaut t´vet,
për n´jatë kafshatë buke
misërnike,
n´daç e kuqe
e n´daç maravqe,
n´shpi fisnike,
bujare,
shqiptare,
rreth tryeze
një sofer-meze,
djath e qepë
me bukë rreshkur,
raki t´vetë
dy herë pjekur,
n´ballë oxhaku
ku kullej plaku,
më shumë dëgjohej
e më pak flitej,
nuk nxitohej,
askush koritej,
fjala mbahej,
mirë peshohej,
pas nuk qahej,
kur bekohej
dhe përtëritej!
Po po,
ishim t´fortë,
e vërtetë, e the vet,
n´prag e n´portë,
me jeh kënge
majekrahu,
shuanim dhëmbje,
me barot
plaga përthahej,
për n´jatë Zot
dhe Besa mbahej,
po sot,
jemi të njëjtët
apo dot,
nuk mbajtem rrënjët?!

Mentor Thaqi VS., 09.01.2012 ***
[/b]
Bisedë miqësh me vargje 41673_1475749406_8718_n
Musa Jupolli:

Katër libra ti dërgova
nuk e di se çka t'shkrova
dhe aspak nuk u lodha
Mentor Thaqi thash
i lexon vetë.
Katër vilajete i ke n'to
bënja si të dish vetë
O vëlla nga malli
lapsi im thot mos u ndal
se shumë lehtë bie në hallë
I kem borxh venit tonë
amanet Rilindasit na e lanë.
Tungjatjeta o mentar
t'fala nga Parisi t'bënë
vëllau yt mergimtar.

Bisedë miqësh me vargje 275246_100000582437455_2097760_n

Mentor Thaqi

Ev, Poet,
po e shoh vet,
qebesa edhe zemra po thot
se s´jam i humbur në këtë botë,
sa t´kam vllazen n´katër anët,
e ja qajmë hallin njëri tjetrit,
nuk do vdesim me mall t´vatanit,
nuk e l´shojm me humbë adetin,
ruajm një grusht dashni,
me fanatizem m´bshtjellur n´gji,
njëri-tjetrit për dhuratë,
dy-tri vargje dhe një Uratë,
me Bekim nga Hyu-Zot,
ju pastë vllau për jetë e mot!!!



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi