Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Laku i së vërtetës

Shko poshtë

Namik Selmani:Laku i së vërtetës  Empty Namik Selmani:Laku i së vërtetës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 10, 2012 10:56 pm

Namik Selmani:Laku i së vërtetës  274072_100000191453904_1043199911_n

Namik Selmani:Laku i së vërtetës
(Nga Namik Selmani)

1.
...
Poetët folën për të
me qiellin, me zogjtë, me fletët, me kërcellin e barit.
Përralltarët
treguan bëmat për të me një fund kaherë të lumtur.
Veç ajo,
E Vërteta, shfaqej si zanë e paparë, fill i padjegur nga zjarri
Me mallkimin e mungesës
që bëhet ofshamë gjer te kafshata e vetme e bukës.

2.
Cicëronët s’u lodhën për të
Gërmuan mes relikeve e gishtërinjtë i gjakosën.
Udhëtarët e haneve
Nuk lanë portë të rëndë pa prekur, qoftë dhe syverbuar.
Thonjtë e rënë
I copëtuan gjer në gjak, me buzën e mavijosur.
E lanë pas vetes
Lotë, ëndrra, shkronja e thinjën e zbardhuar.

3.
Hapëm piramida
E u futëm për të si minj në palët e zverdhura të fletëve.
Pushkët e supeve
Mbetën pa barot e sylynjarët mbetën pa ujë.
Ajo, E VËRTETA,
Nuse-vejushë mbeti, Penelopë e përjetshme
E tufanet e vuvosën
E futën dhe më thellë në humnerë, në një pus të prushtë.

4.
Laookontë të rinj
Klithmuan, tek linin në mes gjarpërinjve, të tjerë testamente
Gijotinat
E qëlluan aq fort, sa u ndryshkën dhe tehet e sëpatave
E VËRTETA strukej
Fshihej gjysëmvdekur dhe e zhveshur nëpër qiej dhe dete.
Si një kuti xhevahirësh
Që asnjë nuk ia diti të saktë asnjëherë vlerën. e parave

5,
Nenet e kodeve shumëgjuhësh
U stërlexuan, kur pas krahëve kishte peshore drejtësie
Para togëzinjve
Dëshmiatarët betohen dyfytyrshëm teksa i mbulon heshtja.
E Hamletët, Faustet për TË VËRTETËN
U plakën e vdiqën mes pragjeve të etur për dritë kaltërsie
E ne mbetëm
ah, lypësa të vetvetes që asnjëherë nuk gjetëm për të Çelësa.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi