Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në pritje - 1770 persona mungojnë

Shko poshtë

Në pritje - 1770 persona mungojnë Empty Në pritje - 1770 persona mungojnë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 30, 2012 2:27 pm

Në pritje - 1770 persona mungojnë


Në pritje - 1770 persona mungojnë Mungojne
Tash e 13 vjet Nesrete Kumnova nga Gjakova ende pret që t’i zbardhet fati i të birit të vetëm të humbur në luftë. Çdo ditë ajo kërkon gjurmë të djalit të saj Albionit. Ankthi i pritjes për zonjën Kumonova vazhdon edhe sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.

Komunova kritikon autoritetet e Kosovës se nuk janë dukë bërë të duhurën për zbardhjen e fatit të djalit të saj dhe të gjithë personave tjerë të pagjetur.

“Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve. Kjo është një datë që shënohet në tërë botën dhe dihet që tërë bota ka pas të zhdukur, por në Kosovë po bëhen 13 vite pas luftës dhe Kosovës i mungojnë 1770 qytetar të saj në mesin e tyre mungon edhe djali im i vetëm Albioni. Është shumë vështirë që 13 vite unë si nënë dhe gjitha nënat e Kosovës kemi trokitur dhe vazhdojmë të trokasim në çdo derë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, vetëm e vetëm që të zbardhet fati i më të dashurve tanë”, thekson Kumnova.

Sensibilizimi i opinionit vetëm nga familjarët, thotë Kumnova, nuk e ndihmon zgjidhjen e këtij problemi 13 vjeçar. Sipas saj, institucionet vendore dhe ndërkombëtare nuk e kanë bërë presionin e duhur.

Adresa për gjetjen e këtyre personave është e qartë, thekson Kumonva. Duhet të kërkohet hapja e dosjeve nga shteti i Serbisë, shton ajo, duke shtuar se Serbia di për vendndodhjen e birit të saj dhe të gjithë personave tjerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi