Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hysni Bytyci: Kur mungojnë faktet mbretërojnë shpifjet

Shko poshtë

Hysni Bytyci: Kur mungojnë faktet mbretërojnë shpifjet Empty Hysni Bytyci: Kur mungojnë faktet mbretërojnë shpifjet

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 23, 2009 12:44 pm

Hysni Bytyci: Kur mungojnë faktet mbretërojnë shpifjet
E mërkurë, 21/01/2009

KUR MUNGOJNË FAKTET MBRETROJNË SHPIFJET
I nderuar “anëtar jo i thjeshtë” i CDU-së
Më vie keq që në reagimin tim ndaj shkrimit tuaj banal isha aq i matur. Unë jam pakashum i civilizuar dhe nuk mund t’i them njeriut troq që është matrapaz, por më vie keq që juve t’u quaj ashtu.
Ju shkruani:”Jam shqiptari i pare qe kame shkruar kunder politikes se Milloshit ju atje thirrshi Milloshi Milloshi. JU ne ate kohe keni qene duke apllauzuar per Millosheviqin dhe Pacifistin Rugova.”
Zotëri nuk jeni duke e thënë të vërtetën dhe nuk jeni objektiv. Më thuani cili shqiptarë, aq sa jemi, donjëherë i ka apllauduar Millosheviqit. Vetëm ju pasket informatë për këtë Më tregoni: Mos keni qenë edhe “anëtar jo i thjeshtë” i donjë partie tjetër, e cila mbase, e ka rrespektuar Millosheviqin.
Anëtar, “jo i thjeshtë” i CDU-së, kur kam shkruar unë, Hysni Bytyqi, kundër Millosheviqit në shtypin e Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë e gjetkë, ju dhe bashkëmendimtarët e juaj, po shifet nga shkrimi juaj përplot narcisoizëm, as që i keni lexuar shkrimet e mia. Ndoshta pakë a shumë fajtor është edhe shtypi kosovar, i cili në një mënyrë, deri në vitin 1989, për shkrimet e mia paksa ka qenë i mbyllur. Kur janë botuar shkrimet e mia në faqet e shtypit kosovar, si duket ju keni qenë ne diasporë sepse, mbase, nuk keni patur guxim të përballoheni me atë qka ndodhte në Kosovë.
Ju zoti anëtar “jo i thjeshtë i CDU-së Gjermane, shkruani: “Jam shqiptare i pare qe kame shkruar se egziston UCK”
Ku janë botua ato shkrimet tuaja zotri, sinqerisht kisha patur deshirë ti lexoja.
Ju thoni: Kam qen i larguar nga puna si irredentiste dhe nacionaliste se po ja prishim Bashkim vellaznimin.”
Nga puna janë larguar me mija e mija shqiptarë, por nuk kan shkuar të gjithë në ekzil si ju .
Shumë “patriotë” e shfrytezuan rastin, ja mësynë Europes anë e kënd, gjoja se fort ishin te rrezikuar. Fituan çëndrimin e përherëshëm, e materializuan fatkeqësinë kombëtare dhe tani “shesin” mendë si ju, që për fat të keq nuk jeni i vetmi.
Thoni:“Une kam n je pervoje te madhe ne politik ne kosove dhe diaspore jetoi ne nje shtet Demokratik e jo anarkik.”
Këtu vetëm mund ta përsërisë. Ju jeni një narcisoid, jo analsitë dhe nuk është me rëndësi se ku njeriu jetonë dhe vepronë, në demokraci apo anarki, rëndësia është, qfarë është ai si njeri. Sipas shkrimit tuaj nuk mund te rradhiteni në bashkërenditje me demokratë të vërtetë.
Sa i përket analistit te mirë, gjë që thoni për vetën tuaj, vetëm tregoni mjerësinë tuaj. Zoti antar, “jo i thjesht” i CDU-së, ju nuk i njihni gjerat elementare të analitikës.
Pra zoti anëtar “jo i thjeshte” i CDU-së, pse nuk më njifni dhe pse nuk e njifni veprimtarinë time, unë nuk ju kamë faj. Nuk më njifni, ajo është punë e juaj. Nëse ju intereson për mua, mund t’i pyetni udhëheqësit e vërtetë të UCK-së, ose vetëm kërkoni emrin tim ne faqet e internetit, dhe së fundi rendi ështe të më kërkoni falje për shprehjet dhe veprimet e juaja ndaj meje.
Për veprimtarinë time, duhet ta lexoni librin me titull: PËRGATITU PËR LUFTË NËSE DO PAQË, e botuar në vitin 1991, lexoni librin me titull KOSOVA DHE SHQIPTARËT, botuar në vitin 2006, lexoni gazetat e viteve 1987 - 1998 , në ZERI i KOSOVËS, artikullin: “Me serbët mund të bisedojmë vetëm me automat në krahë” etj.
Zotri, “Anëtar, jo i thjeshtë” i CDU-së, njerëzit e urtë nuk mburren me atë që nuk i njohin gjërat, sikurse ju.
Po e përfundojë me kaq. Mendojë se për ata që kuptojnë është mjaftë.
PS. Pse zoti “anëtar jo thjeshtë i CDU-së, e ndryshuat tekstin në shkrimin tuaj, që ma dërguat mua, para se ta botoni në Gazetakritika dhe atë fjalët origjinale, po ju ceki juve: “ Ish udbashi, Fadil Hoxha kishte udhëhequr...”
ndërsa në artikullin dërguar në Gazetakritika shkruani : “ Fadil Hoxha kishte udhëhequr...”
Tregonju lexuesve të Gazetakritika për shkakun e këtij ndryshimi.
Me përshëndetje nga
Dr Hysni Bytyci - avokat
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi