Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ajet Nuro:Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën

Shko poshtë

Ajet Nuro:Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën Empty Ajet Nuro:Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 31, 2012 12:28 pm


Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën


Ajet Nuro:Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën Ajet-nuro-21


Nga Ajet Nuro






Ajet Nuro:Ne kemi nevojë për patriotizëm të vërtet se pseudopatriorizmi po na merr frymën Xherdan-shaqiri-fcbasel-doigt
Xherdan Shaqiri ( foto: http://www.xherdan-shaqiri.com/)
Shtysë për të shkruar këto rreshta u bë i riu i talentuar, shqiptari me origjinë nga Kosova, futbollisti i kombëtares zvicerane Xherdan Shaqiri. Intelektuali i shquar, poeti nga Kosova z. Prend Buzhala kishte sjell në facebook fotografinë e lojtarit të ri të Zvicrës që kishte pikturuar flamurin zviceran në trup, mbi zemër, të shoqëruar edhe me këto fjalë :

Kur Atdheu nuk te integron, atehere vlerat integruese sportive shfaqen gjithandej, aty ku ato shkelqejne ne plotnine e tyre…

Kjo foto e Xherdan Shaqirit ka indinjuar shumë tifozë në rrjetet sociale që e thërrasin tradhëtar. Madje perdorin dhe shumë fjalë fyese në adresë të tij. Flamuri zvicerian është pikturuar gjatë grumbullimit me përfaqesuesesn helvete. Ne shtator luhet ndeshja Zvicer – Shqipëri ku priten revolta te shumta ndaj gjestit aspak te bukur të Shaqirit.

Çfarë mendoni për këtë veprim të nxituar të Xherdan Shaqirit?!

Duke e patur mik z. Buzhala (dhe është nder të kesh në rrethin tënd personalitete si ai…) edhe unë hyra në debatin e hapur pro apo kundër pikturimit të flamurit zviceran nga ana e të riut shqiptaro-zviceran. Të bënë përshtypje ai agresiviteti i disa bashkëkombasve tanë (dhe kjo është edhe shtysa për t’u shprehur për patriotizmin tonë) që pa menduar dy herë e konsiderojnë Xherdan Shaqirin as më shumë e as më pak por tradhëtar. Tradhëtar është një fjalë e rëndë. Por pse i vishet Xherdanit një damkë e tillë?
Para se t’a bëjmë tradhëtar le të sqarojmë që askush nga ne, unë, ata që e quajnë tradhëtar apo edhe ata që e mbrojnë, nuk kanë asnjë meritë që Xherdani zhvilloi talentin dhe ka arritur aty ku ka arritur. Jo vetëm kaq por unë, ata që e quajnë tradhëtar përfitojmë nga talenti i Xherdanit për të rrahur gjoksin sa herë kombëtarja zvicerane luan me shtete të tjera. Ne themi me mburrje se në përbërjen e Zvicrës janë tre-katër shqiptarë. Dhe duam apo nuk duam ne, komentatorët nuk harrojnë të theksojnë se lojtari në fjalë është me origjinë nga Kosova, po, nga Kosova jonë. Dhe kështu Xherdani n’a bënë krenar ne bashkëkombasve të vetë.
Por Xherdani, është 20 vjeç dhe për të arritur aty ku është, ai ka vuajtur shumë në stërvitje intensive duke u privuar nga kënaqësit me të cilat jepemi ne të tjerët, patriotët shqiptarë. Dhe, nëse Xherdani nuk paraqitet mirë në fushën e lojës, nëse ai pëson një trauma apo një dëmtim, gjithçka mund të marr fund për të. Askush nuk do kujtohet për të, as unë që e vlerësoj sot si hero edhe pse po e ndajmë talentin e tij me zviceranët, edhe ata që e hedhin poshtë në koshin e … tradhëtisë … Madje, nëse ai rrënohet, edhe nëse bënë ndonjë deklaratë, nëse ai pikturon flamurin zviceran në ball askush nuk do flasi për të. Për të flitet sepse është në kulmin e karrierës së tij.
Ne flasim për moral. Por kurr nuk i shikojmë gjërat në sy. A do ishte e moralshme që Zvicra të punoj me talentet si Xherdani, ti ndihmoj që ata të gjejnë vendin që u takon në kombëtaren zvicerane dhe Xherdani të mos i jetë asaj mirënjohës? Pyetja bëhet për talentet e sotëm dhe të ardhëm në Zvicër, Shtetet e Bashkuara, Gjermani, Kanada. Nuk do kenë të drejtë fëmijët tanë t’i falen flamurit të vendit që i ka adaptuar? Unë jam krenar që jam shqiptar, e dua vendin tim por ju nuk mund t’a dini sa e dua unë vendin që më është bërë atdheu im i dytë, Kanadanë. Jo vetëm kaq por lutem që edhe Shqipëria ime një ditë të bëhet si Kanadaja, apo si Zvicra, apo si Amerika. E më tej, aq sa mundem përpiqem që Shqipëria të ndryshoj për të marr atë fytyrën e saj evropiane, fytyrë që presi të ndryshoj përmbi 20 vjetë. Kjo është dashuria për atdheun. Po u kujtoj se Lame Kodra (Sejfulla Maleshova) e përmblidhte dashurinë për Shqipërinë në dy vargje:
Unë e dua Shqipërinë / për një stan në Trebeshinë
Pra, dashuria e vendit shihet nga pika të ndryshe dhe duhet të jetë e sinqert por në të njëjtën kohë nuk duhet të jetë në dëm dhe mosmirënjohëse ndaj atij vendi që të ndihmon të zhvillohesh si njeri, si qytetar, si sportist. Aq më tepër kur bëhet fjalë për vende që i kanë ndihmuar shqiptarët me gjithçka kanë mundur siç është rasti i Zvicrës. Mendoni nëse talente si Xherdan Shaqiri të liheshin mënjanë se janë shqiptarë. “Patriotët” do t’a ngrinin zërin në qiell kundër diskriminimit të shqiptarëve nga ksenofobët zviceranë. E ngaqë nuk kemi arsye të mëdha për t’u ankuar do gjejmë ndonjë gjë të vogël për të mos thënë që do krijojmë diçka për t’u treguar sa më patriot. Ndërsa unë do të thosha se Xherdan Shaqiri jo vetëm që është shqiptar dhe e do Shqipërinë e Kosovën por ai është edhe fisnik sepse di t’i jetë mirënjohës edhe Zvicrës që i beson një post në gjirin e kombëtares së saj.
Kohët e fundit po shohim një val patriotizmi kjo e lidhur edhe me jubileun e 100-vjetorit. Por, jo çdo njeri që mbërthen një flamur kombëtar dhe pozon me të mund të bëj moralin e patriotit. Flamuri dhe simboli që ai projekton ndihmojnë në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe janë një gjë e mirë me qëllim që të gjithë të bashkohemi rreth çështjes kombëtare dhe shtytjes përpara të çështjeve që e mbajnë peng si komb dhe nuk n’a lënë përpara. Por simboli, i pashoqëruar me veprime konkrete është pavlerë dhe nuk bëhet fjalë për patriotizëm por për hipokrizi e sharlatanizëm. Ata që kritikojnë Xherdanin, le të kritikojnë apo etiketojnë ata që e shesin nderin e kombit tonë në Pazar, ata që pasurohen nëpërmjet korrupsionit, duke fyer të gjithë shqiptarët. Nëse ndonjëri mbahet më patriot se Xherdani, le të hidhet në veprime civile për të ndryshuar diçka në Kosovë apo Shqipëri, në Maqedoni apo në Luginën e Preshevës, në Mal të Zi apo në Çamëri. Por jo, është më thjesht të kritikojmë një 20-vjeçar se pikturoi flamurin zviceran edhe pse ai kurr nuk e ka mohuar se ka gjakun tonë në deje. Le të shpresomë se Xherdani nuk është kokë turku dhe brenga qëndron tek fakti që Xherdani përfaqëson një vend perëndimor. Nëse kjo është e vërtetë, shqetësimi për orientimin tonë europianë është real. Por duke shpresuar se ky mund të jetë një spekulim le të besojmë se nuk shikojnë më larg nga hunda e tyre. Ndryshe, fali zot se s’dinë se ç’bëjnë…
Ajet Nuro
Montreal, më 30 gusht 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi