Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale

Shko poshtë

Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale Empty Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 28, 2012 7:16 pm


Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale


Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale Largea_burundi1351440371
Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.
Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura.
Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Siç njofton zyra e zëvendëskryeministrit Pacolli, njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se është thyer akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marrëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
“Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veçanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv”, thuhet në njoftimin e zyrës së zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli.
Gjatë turneut dy javorësh, z.Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Ruandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.


Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale Burundi1
Burundi njeh Republikën e Kosovës, publikohet nota verbale Burundi2




Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi