Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Rugova më meritori për 2 korrikun, ditën e Republikës

Shko poshtë

Presidenti Rugova më meritori për 2 korrikun, ditën e Republikës Empty Presidenti Rugova më meritori për 2 korrikun, ditën e Republikës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 02, 2013 6:23 pm

Presidenti Rugova më meritori për 2 korrikun, ditën e Republikës



Presidenti Rugova më meritori për 2 korrikun, ditën e Republikës Largea_ibrahim_rogova-pic051372773095

Përpjekjes së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi i paraprinë shumë ngjarje që janë të shënuara në historinë e Kosovës së re. Njëra ndër to është deklarata kushtetuese e dy korrikut të vitit 1990 nga legjislatura e fundit të viteve të ’90-ta e Kosovës.
Nën erën e ndryshimeve dhe përmbysjes së komunizmit, që po i udhëhiqte LDK-ja në Kosovë, në krye të së cilës ishte lideri historik dr.Ibrahim Rugova, do ta bënte legjislaturën e viteve të ’90-ta të Kuvendit të Kosovës, që të ndryshonte apo që të përforconte qëndrimet atdhetare.
Kështu nën këtë erë të re frymëzimi demokratik dhe kombëtar të nisur nga lideri Rugova, duke qenë të vetëdijshëm për momentin historik para të cilit ndodhej Kosova, delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, më 2 korrik të vitit 1990, miratuan publikisht, para Kuvendit të Kosovës, Deklaratën Kushtetuese, me të cilën Kosova u shpall republikë. Ky ishte një akt historik i pritur moti dhe që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për mëvetësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Kjo ngjarje sot kujtohet pashkëputshëm së bashku me figurën kolosale, presidentin historik të Kosovës Ibrahim Rugova, i cili me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës hapi rrugën që të zhvillohen proceset e reja demokratike që deri në atë kohë ishin vetëm një ëndërr e shqiptarëve, të okupuar me shekuj.
Tani, kur u bënë 23 vite nga kjo ngjarje e shënuar delegatët e asaj kohe kujtojnë vullnetin, dilemat dhe dramacitetin e situatave, dhe vendimin që pavarësisht rreziqeve që mund të paguheshin me jetë, do të bëheshin pjesë e përmbushjes së ëndrrës shekullore të shqiptarëve.
Presidenti Rugova sa ishte gjallë gjithmonë e promovonte 2 korrikun si ditën e Republikës, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare vetëm njohjen formale të saj.
 M. Lakna
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi