Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

IBRAHIM RUGOVA PËR ADEM DEMAÇIN

Shko poshtë

IBRAHIM RUGOVA PËR ADEM DEMAÇIN Empty IBRAHIM RUGOVA PËR ADEM DEMAÇIN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Dec 10, 2013 11:09 pm

IBRAHIM RUGOVA PËR ADEM DEMAÇIN Ibrahim-Rugova-p%C3%ABr-Adem-Dema%C3%A7in-280x250

IBRAHIM RUGOVA PËR ADEM DEMAÇIN

SHKRIMTAR I HARMONISË SHQIPTARE DHE NJERËZORE

Më 18.V.1990, në një atmosferë të përzemërt, mysafir i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte Adem Demaçi, njëri nga ata që krijoi bërthamën e saj dhe njëri[/size][size="2"] nga pionierët e letërsisë shqiptare që krijohet në Jugosllavi.
Në këtë pritje të shkrimtarit, fjalën e rastit e mbajti dr.Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, i cili, midis tjerash, tha:
I dashuri dhe i nderuari Adem Demaçi, ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës. Më lejoni që këtë fjalë rasti ta filloj me moton e romanit Tuaj të njohur "Gjarpinjtë e gjakut", njërit nga romanet më të njohura shqiptare: " Jo atyne që janë trima me ngreh gishtin e krimit, po atyne që janë trima me shtri dorën e pajtimit". Po e filloj me këtë moto, sepse është një formulë universale, e dalë nga shpirti i shkrimtarit, për paqe e mirëkuptim midis njrëzve. Pra, Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh. Themi kështu, sepse shkrimtari deshi me veprën e tij të heq e të zhdukë një të keqe të popullit të tij - gjakmarrjen. Po ashtu, vizionin e ndritur të romanit po e përjetojmë sot, kur, si në antikën greke dhe ilire, shqiptarët po i falin gjaqet, po i shuajnë gjarpinjtë e gjakut dhe po bëhen pajtimet. Sot, thuaja të gjithë, jemi bërë personazhe të mesazhit të romanit Tuaj - të pajtimit dhe të harmonisë. Kjo ngjet vetëm te popujt e moçëm, që dinë të falin, që dinë të mos harrojnë, e po ashtu, që nuk dinë të hakmerren. Sot në këtë ditë gëzimi për gjithë shkrimtarët shqiptarë, nuk do të flas për burgjet Tuaja 30-vjeçare. Të gjithë këtë po e quaj qëndresë njerëzor dhe intelektuale, që dinë dhe mund ta mbajnë vetëm shkrimtarët e vërtetë, të cilët pos veprës, i mbajnë edhe bindjet politike dhe njerëzore. Fati Juaj është fati i një pjesë të shkrimtarëve shqiptarë dhe i letërsisë shqiptare. Ju nuk pësuat vetëm për bindjet politike, që bolshebvizmi i shpalli armiqësore, po edhe pse ishit ndër të parët dhe më të rinjtë që shkruanin në shqipe, pse ishit shkrimtar i mirë dhe me aftësi të rrallë letrare dhe me bindje të thella humaniste për popullin Tuaj dhe për të tjerët. Pushteti totalitar gjithmonë u frikësohet shkrimtarëve të mirë dhe të aftë.
Më lejoni, i nderuari Adem, ta mbyll këtë fjalë me dëshirën tonë të madhe që t'ju mbajë shëndeti dhe të na dhuroni edhe ndonjë kryevepër, sepse ende jeni në moshën e burrërisë, ende jeni me Dielin, siç i klasiofikonte moshat shkrimtari ynë i vjetër Pjetër Bogdani.
Ju falemnderit që gjetët kohë të jeni me ne - me trup e me shpirt, sepse me shpirt dhe me vepër gjithmonë keni qenë me ne.






("Rilindja", Prishtinë, 19.V.1990)

Nga libri i Ibrahim Rugoves "Pavarësia dhe demokracia" , 1991, përgatitur nga Faruk Tasholli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi