Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato - DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN...

Shko poshtë

Vullnet Mato - DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN... Empty Vullnet Mato - DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN...

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 17, 2016 9:47 pm


Vullnet Mato - DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN... 13781727_1731245893810394_8903144607468626092_n

 · 
Vullnet Mato - DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN... 11149391_1568418060093179_7103945455762510794_n

Vullnet Mato


DËSHIRA E GRUAS PËR NË PRIZREN...


Gruas sime i lindin dëshirat krejt rastësisht,
dhe sapo shuan një kureshtje, tjetra i vjen. 
Sikur papritur dreqi në rrugën e tij e ysht,
Tha: Dua të më shpini patjetër në Prizren!...


Dua të shoh, ku u lidhën me shpërgenj,
gjithë shqiptarët e zgjidhur nga historia,
ku, me dy kobure, burrat mjekërmëdhenj,
thanë, gjer në Kosovë i ka kufijt’ Shqipëria.

Të nesërmen, vrapimin mbi katër rrota,
mes shkrepave ilirjane të Kalimashit e la.
Sharrimi i maleve, i hoqi trurin nga koka,
derisa e gëlltiti tuneli me dy gojë të mëdha.

Por matanë tuneleve binjakë, çuditërisht,
u shfaq një humnerë me pamjen mjegullirë,
aq sa dikush mund t’i nxirrte sytë me gisht 
dhe mos e shihte dot, kush ishte ai qafir...

Hapësira gri u përshkua me kujdes të rrallë,
duke pyetur udhëtarët, që shfaqeshin befas,
sikur i hidhte në tokë qielli me tym të bardhë, 
në vend të tabelave, me shigjetat verbtas.

Së fundi kaluam një urë të lashtë prej guri,
ku makina dremiti mes pambukut mikpritës.
Derisa gjetëm aty, një ndërtesë prej druri,
ku hahej pa orar, në çdo fragment të ditës...

Kësisoj çdo pamje të ëndërruar qyshkuri, 
çarçafi i trashë mjegullor, gruas ia zhduku.
Mbeti veç dreka e lokalit me shkallë druri,
ku shtrohej sallami e përsëritej suxhuku.

Kur lubia Kalimash e volli përsëri nga goja,
pa i parë Prizrenit asnjë të vetme tjegull, 
Pas atij suxhuku, moj grua, desha t’i thoja,
mos na kërko Londrën, të ngopesh me mjegull!

Por ajo ma preu fjalën qysh në kordat zanore:
Eh, sot vërtetë na shkoi rruga kot së koti,
po duhet shkuar prapë tek ajo nuse arbërore,
kur t’ia ketë zbuluar vellon, dhëndër moti...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi