Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?!

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?! Empty Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 12:13 am

Nehat Jahiu: Art muzikor apo komercializëm?! U1_NehatJahiu
ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM ?!

Nga Nehat Jahiu

Veprat artistike kryejnë një shërbim të rëndësishëm në jetën shoqërore, duke zgjuar tek njerëzit ato synime, idealet dhe nevojat shpirtërore, stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe ushtrojnë ndikim të fuqishëm edukativ në formimin e personaltetit të tij. Për tu shijuar një vepër artistike si duhet, lypset të ketë shije artistike te njeriu, ndërsa e gjithë ajo mund të arrihet duke u paisur me njohuritë elementare të artit përkatës, kështu njëherë ato na duken më të kuptueshme , me të afërta, më të bukura, më të dashura dhe e kënaqin lexuesin dhe dëgjuesin. Njeriu nuk mund të argëtohet as nuk mund të shijojë si duhet një vepër artistike, nëqoftëse nuk e ka estetikën e vet. Çdo vepër artistike duhet të ketë të bukurën dhe të pësosur në vetvete që ka një farë vlefte e që na pëlqen fort, pra edhe kënga dhe muzika e saj duhet të ketë këtë. Pra, artisti është ai i cili di dhe duhet të vërej më së miri se ç,është e rëndësishme dhe e vlefshme, duke i dhënë trajtë më të pasur e përmbajtje të zgjedhur veprës së tij. E atë mund ta arrijë duke ia dhënë mjetin e tyre. Muzika është njëri nga artet që e shijojnë me anë të shqisës e të dëgjuarit. Në kohën e fundit jemi dëshmitarë se për çdo ditë pasurohemi me këngëtarë të rinj që na lindin si këpurdhat pas shiut, ndërsa këngët e tyre të inçizuara nëpër kaseta dhe…, dita- ditës vijnë duke u shtuar, e muzika shqiptare pasurohet me një fond të pasur këngësh, qoftë me atë popullore, folklorike, zbavitëse etj. Këta këngëtarë aq na e kanë kultivuar dhe po e kultivojnë artin shqiptar, gjegjësisht muzikën, saqë e kanë ngritur në një” nivel” dhe “pediestal” të lartë,kështu që duhet ndalur dhe menduar shumë për të dhënë një përgjigje. – A thua vallë kemi pasur, por ndoshta nuk kemi pasur këngëtarë të talentuar që ti kompononin dhe ti këndonin siç komponojnë dhe i këndojnë disa nga këta këngëtarë “ të talentuarë” që po na lindin si meteorë ?! Sot këta këngëtarë “ të famshëm “ aq na kanë shkuar lart saqë vetë na e shkruajnë tekstin e këngës, vetë e komponojnë, vetë e këndojnë, e çka jo tjetër. Vetë këngëtarë, vetë producent, vetë recensent, vetë..., e çfarë jo tjetër??! Po me siguri ndoshta ashtu e do koha, pra me një fjalë, koha e bëka të veten...Koha pluraliste, demokratike, kush qysh të doje, secili siç di vetë, siç ia merr mendja. Po, me siguri ndoshta ashtu duhet, ashtu e kërkon Evropa dhe bota. Po me siguri ndoshta edhe ata i kanë pranuar disa këngëtarë “profesionistë” me këngët e tyre “shqipe” të modernizuar në Bashkësinë e tyre evropiane, e botërore. Sepse një numër i madh i popujve të Evropës e të botës në këngën e këtyre këngëtarëve ose “ambasadorëve” të melosit shqiptar, siç na i quajnë disa gazetarë gjatë promovimit të kasetave , CD-ve dhe..., të tyre në radio, televizione, gazeta etj. Po me siguri do ti kuptojë Evropa dhe bota, sepse këndohen me ” shqipe” të kulluar, të mbushur plot e përplot fjalë të huaja, barbarizma dhe..., që nuk i duron fjalori i gjuhës shqipe, por as ai evropian e botëror. Disa prej tyre aq kanë shkuar lart, janë afirmuar dhe i japin të drejtë vetes që këngën e inçizar në një kasetë apo..., ta inçizojnë në tjetrën, vetëm duke ia ndrruar dy- tri fjalë ose emrin, që në njërën kasetë ta pagëzojnë me emrin Ali Hoxha e në tjetrën Hoxhë Alija. Tjetri në bëhet aq “profesionalist” dhe njohës i mirë i muzikës saqë ia kalon në profesionalizëm atij që me të vërtetë është profesional në lëmin muzikor...! I jep të drejtë vetes që të punojë në ndryshimin e këngëve të krijuara nga shpirti i popullit me lloj-lloj ndryshime kujt si ti teket dhe ti konvenojë. Atë ai e bën si ta kishte kultivuar vetë, e jo populli që e kultivoi dhe e ruajti shekuj me radhë. Kësaj nuk mund ti them asgjë tjetër pos bastardhim i artit shqiptar nga ata që nuk dinë fare se çështë arti dhe çfarë vlera ka ai. E gjithë kjo bëhet vetëm e vetëm për një komercializëm të mirë e për art të dëmtuar e të sakatosur që nuk duhet ndejtur duarkryq. Duhet të kemi kujdes të madh që mos të na humbë gjithë ajo që e kemi me vlerë të madhe në artin tonë muzikor. Njerëzit që merren me lëmin muzikor njohës të mirë të saj, e që besa nuk jemi pa to, duhet njëherë e përgjithmonë ta thonë fjalën e tyre, sepse ndoshta dikur do të jetë vonë. Askush nuk është kundër telentve dhe talenteve të rinj e të reja, ata edhe duhet ndihmuar, por s’duhet lejuar që me ta dikush të manipulojë, ti fusë në grackë e të luajë me ta dhe me artin tonë duke shikuar vetëm anën – komerciale. Njeherë e përgjithmonë duhet thenë stop! Duhet ndalur hovin disa “kuazi patrotve” të cilët me inçzimin e disa kasetave të ndryshme dhe të lloj-llojshme pasurojnë tregun, mbushin xhepat e tyre, ngarkojnë popullin, e dëmtojnë këngën dhe muzikën, gjegjësisht tërë artin shqiptar. Flitet dhe shkruhet nga ndokush se në një numër të madh të këtyre këngëve e ndoshta te të gjithë ka tekst që koorospondon me atë origjioinalen dhe autoktonen që fare nuk është e vërtetë. Por, së fundi besoj se njohësit e mire të muzikës do ta japin fjalën e tyre dhe nuk do të lejojnë që të luhet me artin. Kështu ,ai do të krijohet me një mbikëqyrje profesionale e cilësore që do do të ketë shije artistike e ti kënaqë artdashsit muzikor shqiptar.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi