Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?!

Shko poshtë

Nehat Jahiu: ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?! Empty Nehat Jahiu: ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 21, 2010 8:56 pm




Nehat Jahiu: ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?! 14834_1053301028158_1694779987_100863_692817_n

Nehat Jahiu: ART MUZIKOR APO KOMERCIALIZEM?!


Veprat artistike kryejnë një shërbim të rëndësishëm në jetën shoqërore,
duke zgjuar tek njerëzit ato synime , idealet dhe nevojat shpirtërore,
stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe ushtrojnë ndikim të
fuqishëm edukativ në formimin e personaltetit të tij. Për tu shijuar
një vepër artistike si duhet, lypset të ketë shije artistike te njeriu,
ndërsa e gjithë ajo mund të arrihet duke u paisur me njohuritë
elementare të artit përkatës, kështu njëherë ato na duken më të
kuptueshme , me të afërta, më të bukura, më të dashura dhe e kënaqin
lexuesin dhe dëgjuesin. Njeriu nuk mund të argëtohet as nuk mund të
shijojë si duhet një vepër artistike, nëqoftëse nuk e ka estetikën e
vet. Çdo vepër artistike duhet të ketë të bukurën dhe të pësosur në
vetvete që ka një farë vlefte e që na pëlqen fort, pra edhe kënga dhe
muzika e saj duhet të ketë këtë. Pra, artisti është ai i cili di dhe
duhet të vërej më së miri se ç,është e rëndësishme dhe e vlefshme, duke
i dhënë trajtë më të pasur e përmbajtje të zgjedhur veprës së tij. E
atë mund ta arrijë duke ia dhënë mjetin e tyre. Muzika është njëri nga
artet që e shijojnë me anë të shqisës e të dëgjuarit. Në kohën e fundit
jemi dëshmitarë se për çdo ditë pasurohemi me këngëtarë të rinj që na
lindin si këpurdhat pas shiut, ndërsa këngët e tyre të inçizuara nëpër
kaseta dhe…, dita- ditës vijnë duke u shtuar, e muzika shqiptare
pasurohet me një fond të pasur këngësh, qoftë me atë popullore,
folklorike, zbavitëse etj. Këta këngëtarë aq na e kanë kultivuar dhe po
e kultivojnë artin shqiptar, gjegjësisht muzikën, saqë e kanë ngritur
në një” nivel” dhe “pediestal” të lartë,kështu që duhet ndalur dhe
menduar shumë për të dhënë një përgjigje. – A thua vallë kemi pasur,
por ndoshta nuk kemi pasur këngëtarë të talentuar që ti kompononin dhe
ti këndonin siç komponojnë dhe i këndojnë disa nga këta këngëtarë “ të
talentuarë” që po na lindin si meteorë ?! Sot këta këngëtarë “ të
famshëm “ aq na kanë shkuar lart saqë vetë na e shkruajnë tekstin e
këngës, vetë e komponojnë, vetë e këndojnë, e çka jo tjetër. Vetë
këngëtarë, vetë producent, vetë recensent, vetë..., e çfarë jo
tjetër??! Po me siguri ndoshta ashtu e do koha, pra me një fjalë, koha
e bëka të veten...Koha pluraliste, demokratike, kush qysh të doje,
secili siç di vetë, siç ia merr mendja. Po, me siguri ndoshta ashtu
duhet, ashtu e kërkon Evropa dhe bota. Po me siguri ndoshta edhe ata i
kanë pranuar disa këngëtarë “profesionistë” me këngët e tyre “shqipe”
të modernizuar në Bashkësinë e tyre evropiane, e botërore. Sepse një
numër i madh i popujve të Evropës e të botës në këngën e këtyre
këngëtarëve ose “ambasadorëve” të melosit shqiptar, siç na i quajnë
disa gazetarë gjatë promovimit të kasetave , CD-ve dhe..., të tyre në
radio, televizione, gazeta etj. Po me siguri do ti kuptojë Evropa dhe
bota, sepse këndohen me ” shqipe” të kulluar, të mbushur plot e përplot
fjalë të huaja, barbarizma dhe..., që nuk i duron fjalori i gjuhës
shqipe, por as ai evropian e botëror. Disa prej tyre aq kanë shkuar
lart, janë afirmuar dhe i japin të drejtë vetes që këngën e inçizar në
një kasetë apo..., ta inçizojnë në tjetrën, vetëm duke ia ndrruar dy-
tri fjalë ose emrin, që në njërën kasetë ta pagëzojnë me emrin Ali
Hoxha e në tjetrën Hoxhë Alija.Tjetri në bëhet aq “ profesionalist” dhe
njohës i mirë i muzikës saqë ia kalon në profesionalizëm atij që me të
vërtetë është profesional në lëmin muzikor...! Jep të drejtë vetes që
të punojë në ndryshimin e këngëve të krijuara nga shpirti i popullit me
lloj-lloj ndryshime kujt si ti teket dhe ti konvenojë. Atë ai e bën si
ta kishte kultivuar vetë, e jo populli që e kultivoi dhe e ruajti
shekuj me radhë. Kësaj nuk mund ti them asgjë tjetër pos bastardhim i
artit shqiptar nga ata që nuk dinë fare se çështë arti dhe çfarë vlera
ka ai. E gjithë kjo bëhet vetëm e vetëm për një komercializëm të mirë e
për art të dëmtuar e të sakatosur që nuk duhet ndejtur duarkryq. Duhet
të kemi kujdes të madh që mos të na humbë gjithë ajo që e kemi me vlerë
të madhe në artin tonë muzikor. Njerëzit që merren me lëmin muzikor
njohës të mirë të saj, e që besa nuk jemi pa to, duhet njëherë e
përgjithmonë ta thonë fjalën e tyre, sepse ndoshta dikur do të jetë
vonë. Askush nuk është kundër telentve dhe talenteve të rinj e të reja,
ata edhe duhet ndihmuar, por s, duhet lejuar që me ta dikush të
manipulojë, ti fusë në grackë e të luajë me ta dhe me artin tonë duke
shikuar vetëm anën – komerciale. Njeherë e përgjithmon[ duhet thenë
stop! Duhet ndalur hovin disa “kuazi patrotve” të cilët me inçzimin e
disa kasetave të ndryshme dhe të lloj-llojshme pasurojnë tregun,
mbushin xhepat e tyre, ngarkojnë popullin, e dëmtojnë këngën dhe
muzikën, gjegjësisht tërë artin shqiptar. Flitet dhe shkruhet nga
ndokush se në një numër të madh të këtyre këngëve e ndoshta te të
gjithë ka tekst që koorospondon me atë origjioinalen dhe autoktonen që
fare nuk është e vërtetë. Por, së fundi besoj se njohësit e mire të
muzikës do ta japin fjalën e tyre dhe nuk do të lejojnë që të luhet me
artin. Kështu ,ai do të krijohet me një mbikëqyrje profesionale e
cilësore që do do të ketë shije artistike e ti kënaqë artdashsit
muzikor shqiptar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi