Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

2 posters

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:49 pm

I K A T Ë R T 
I

Agim i ftohtë prilli.
Edhe njëherë dolëm në mëngjes ,ama jo të gjithë, sepse, edhe 
gjatë natës që lamë pas, vdiqën disa. Këto vdekje po na tmerrojnë të 
gjithëve ngase nuk e kemi të qartë përse po vdesin: Janë vdekje të natyrshme 
apo, vallë, mos është përhapur ndonjë epidemi e po i merr këta njerëz . Kjo 
e dyta është më afër mëndësh. Se, hapësira ku gjendemi kundërmon sikurse 
të jetë e mbushur me cofëtina (mërsina) kafshësh të ngordhura.
Të huajt: gazetarët, fotoreporterët,kameramanët ose mjekët, tanimë nuk po 
futen në mesin tonë pa maska goje. Sigurisht se po u zihet fryma, pastaj, 
druajnë edhe nga ndonjë virus vdekjeprurës. Nuk kanë faj,jo.
E,ne jemi këtu, në këtë flliçëhane, krejtësisht të 
pambrojtur.Qelbemi edhe ne.
Jemi bërë tamam qelbësira. Po për Zotin!
Nuk po flas më shumë sepse kam filluar të frikësohem edhe nga fjalët e mia.
Hodha pak llomishta në zjarr, i rrotullova djemtë (sipër të cilëve shihej 
bryma e bardh) që po flinin rreth zjarrit dhe u nisa drejtë varreve për t’i 
vizituar disa fqinj. Buzë varreve takova Qemail Ratkocerin . Në dorë 
kishte një peshqir, një kravatë dhe një kuti rroje.
-Hajro,( shpesh kështu më quan), dua të rruhem por s’po kam pasqyrë, mos 
ke mundësinë të ma gjesh një?-më pyeti.
-Po,-i them, dhe menjëherë u nisa drejt zjarrit, tek Nerxhivanja , një 
vajzë e vyer,e cila e mbante një pasqyrë xhepi.
Duke ma dhënë pasqyrën qeshi.
-Pse po qeshë?!-e pyeta i befasuar.
-Edhe në Bllacë e paska ndërmend të rruhet!. Kështu bajnë burrat. I 
lumtë!-e uroi bacë Qemailin. - E ju, jeni ba sikur iriqë, po na tutni edhe 
neve. Marre duhet me ju ardhë !,-u bërtiti disa burrave që po tymoseshin 
rreth zjarrit. Vanën e kuptova pse qeshi, ama, tërthorazi edhe mua më 
qortoi, se, edhe prej meje tutej. Lash Vanën duke pastruar hapësirën rreth 
zjarrit. S’u vonova, shkova tek baca Qemail i cili kishte filluar të dridhej 
sikurse të ishte i prekur nga paraliza. M’ u dhimb tepër shumë.
-Baca Qemail, po ti nuk je edhe aq i parruar. Shikoji njerëzit rreth teje, 
të gjithë janë më të parruar se ti, lere këtë punë krejt,-iu luta 
sinqerisht.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:50 pm

-Jo Hajro, ta dish një gjë:Që kur i kam rënë brisk fytyrës, mund të ketë më 
shumë se 50 vite, rregullisht jam rruar një ditë po e një ditë jo. Pastaj, 
sot, patjetër më duhet të shkoj(!) në Gjilan, sepse, është një ngatërresë 
shumë e ndërlikuar, e, nëse nuk ndërmarrim diçka urgjentisht, mund të 
përfundojë edhe me ndonjë vrasje. E, unë, si kryetar i Këshillit të 
Pajtimit, nuk mund të dal para njerëzve si harrubet,-më tha.
Fjalët :” ...sot, patjetër më duhet të shkoj në Gjilan ” por edhe disa të 
tjera më tronditën tepër shumë. Pashë se paska humbur orientimin edhe në 
kohë edhe në hapësirë.
Vuri pasqyrën në një gurë buzë përrockës dhe filloi të laget për t’u 
rruar. Sapo e vuri brushën në fytyrë, tak, u ndal dhe më shikoi drejtë në 
sy.
-Hajro, tash po të shoh. Për Zotin paskam qenë në gjumë, fjetur në këmbë.
Merre me mend, qe një javë nuk kam fjetur fare. Tash po e di se ku jam. 
More Hajrë, e kam ditur se pas vdekjes do të dalim në Ditën e Gjykimit, po, 
ama, se do të dalim për së gjalli këtë nuk kam mundur ta imagjinoj 
asnjëherë. Shiko,bash Ditë Gjykimi! .
-Rruaju baca Qemë se ke filluar të mërdhish,- i thash për ta larguar nga 
këto fjalë tepër trishtuese.
U rrua,pastroi fytyrën , mori kravatën ngjyrë blu dhe u 
përpoq për ta vënë por nuk mundi.
-Vërma, se nuk po më punuakan duart!,-më urdhëroi.
Kapa kravatën dhe ia vura me kujdes .Veshi edhe setrën me një gëzof të 
trashë .
Po bukur i rri kravata!
E vështroj për së afërmi. Tani nuk e di saktësisht është i orientuar apo 
jo.
-Baca Qemail, edhe në Bllacë me kravatë ,ë?- e ngacmova.
-Dëgjo mirë Hajro! Dyzet vjet kam punuar me nxënës. Të betohem 
se kurrnjëherë, ama bash asnjëherë nuk kam dalë para nxënësve pa te. 
Kravata është shoku më i ngushtë në jetën time. Po të them edhe diçka : Pa 
kravatë më duket se jam lakuriq ose (po më vjen turp të them) cullak. E, sa 
për atë pjesën tjetër ”...edhe në Bllacë me kravatë”, më bëhet sikur më 
ngacmove. Ani, mirë bëre. Unë edhe nga pamje por edhe nga shpirti jam 
optimist . Hajro, ne askujt asgjë s’ i kemi bërë. Ne padrejtësisht jemi 
dëbuar nga vatrat tona. Drejtësia herëdo-kurdo do të triumfojë. Ne p a 
t j e t ë r do të dalim fitues . Kjo është kështu dhe ndryshe s’ bëhet. 
Prandaj, unë edhe në këtë plehane do të mbaj kravatë, madje jo vetëm këtu, 
kudo që do të shkojë ajo do të më shoqërojë gjer në vdekje. Besoj se më 
kuptuat,ë?-m’ u përgjigj.
-Të lumtë baca Qemail! Këtë e desha prej teje, asgjë më tepër.
U fut në një kaçube manaferrash ku kishte familjen, ndërsa unë eca drejtë 
varreve tek fqinjët duke menduar për njeriun e vetëm me kravatë në këtë 
pisëhane.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:50 pm

TË GJALLËT U MARRIN LAKMI TË VDEKURVE (!)

Këtu , në këtë fushë, paska pasur edhe varreza. Ato janë po aty ku ishin. 
Tash, ato nuk janë ashtu sikurse ishin. Të vdekurit që preheshin në 
qetësinë e amshimit, tani janë të trazuar nga vëllezërit e tyre të gjallë. 
Në këto momente dramatike, të gjallët duken më të pashpirt se sa të 
vdekurit. Po e përsëris: më të pashpirt se të vdekurit(!)
Ju, këtë thënie kurrnjëherë nuk keni pasur rastin ta dëgjoni. Po unë, ku e 
mora, si guxova të them diçka të tillë?
Thjesht, shumë thjesht:Jam në vendin e ngjarjes, në varret e Bllacës për të 
cilat u pata premtuar se do të flas më vonë. Sot, këto varreza janë të 
“okupuara” nga shqiptarët e Kosovës. Disa varre qenkan të rrethuara me 
rrethojë betoni, disa me pllaka mermeri, e disa të tjera, më të moçme,paskan 
vetëm dy gurë, njërin te koka e tjetrin te këmbët. Tash, të gjitha janë 
kthyer në banesa. Po e them edhe njëherë: Varret janë shndërruar në 
b a n e s a (!) . Si?! -do të pyesni me habi. Prapë po u them: tepër 
thjesht :
Nga një dru mbi gurët e varreve, qofshin të vjetra ose te reja, nga një 
copë najloni mbi dru , ndërsa brenda në varre, nën najlon -familjet. Po 
pasha Perëndinë!
Aty hanë,aty pinë, aty luajnë, aty bisedojnë, aty qeshin, aty qajnë, aty 
bëjnë zhurmë, aty flenë, aty edhe pshurrin (fëmijët ). -“ Axha Hajrë, u 
kënaqëm”,- m ’ë thonë.
Këta që janë mbi varre u marrin lakmi atyre që janë nën ta(në dhe). Këta që 
janë mbi varre ua kanë zili atyre atje poshtë, sepse ata janë të qetë, pa 
brenga, pa halle e telashe. Këta ua kanë shtruar zullumin atyre në amshim, 
ua kanë zënë edhe atë trohë vend e po i trazojnë pa fije mëshire, nuk po i 
lënë të prehen në qetësi .
Mua nuk më mbetet gjë tjetër, përveç, në emër të këtyre “zullumqarëve” t’u 
kërkoj falje:
O ju të vdekur, keni mëshirë e mos i mallkoni këta hallexhinj që po u 
trembin.
Ta dini mirë e mirë se asnjëri s’kemi ardhur këtu për vikend. 
Serbijanët me dhunë na kanë dëbuar nga vatrat tona. Tani jemi këtu, në 
hisen t’ uaj, ku edhe po u bezdisim. Hapësira ku jemi të ngujuar është 
tepër e ngushtë, e vogël e nuk po na nxë të gjithëve.
Këtu është shkaku i bezdisjes s’ uaj, o ju të vdekur, këtu!
Zot, ke mëshirë e na i fal gjynahet të dy palëve!
Amin!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:50 pm

PUSHTIMI I KOLONËS

Natë e ftohtë prilli.
Ngjitem përpjetë drejtë kolonës së njerëzve, të cilët janë radhitur para një 
tende për t’i marrë do farë nënshkrimesh famoze . Pa këto nënshkrime nuk po 
lejohet dalja nga Bllaca. Kolona është shumë e gjatë edhe e gjerë. Aty ka 
burra, djem , vasha, gra e besa edhe të moshuar. Kolona nuk lëviz fare 
sepse është natë, e natën nuk punohet. Rreth saj qëndrojnë policë të shumtë 
të cilët gjoja se e mbajnë rendin.
Diku në kolonë është edhe djali im, Ylberi, që akoma s’i ka mbushur 
gjashtëmbëdhjetë vjet. Edhe ai po pret për ta marrë “vizën”. Sa shumë është 
lodhur! Qe pesëmbëdhjetë orë që rrinë aty!. Më duhet t’ia bëj disi: T’i 
sjell diçka për të ngrënë ose ta ndërroj. Më shumë më pëlqen kjo e dyta por 
s’di se si.
Me kujdes shpërtheva turmën nën kolonë, se, turma dhe kolona janë të ndara 
nga policët. I afrohem kordonit të policisë.
-Prapa!-më bërtiti një polic.
-Ju lutem zotëri,- i them,-kam një djalë, atje në rresht, duke pritur qe 
pesëmbëdhjetë orë, a ka mundësi ta zëvendësoj se është lodhur tepër shumë?
Për çudi, polici më priti mirë.
-Bën,- tha,- por a mund ta gjeni në atë grumbull njerëzish?
-Po. Ja ku është, e shoh,- e gënjeva policin.
-Ec!,- më urdhëroi.
U nisa. Disa policë m ’u turrën, por polici që më lëshoi u maur vesh me ta 
dhe nuk më penguan. Eci përbri kolonës për ta gjetur Ylberin. Nuk mundem. Ai 
më kishte parë lehtë, meqë hapësira në mes të kolonës dhe turmës që ishte 
nën kolonë ishte e ndriçuar dhe e kontrolluar nga policët. Vetëm unë lëvizja 
atypari.
Papritmas, Ylberi doli para meje.
-He buq, çka ka?!- më pyeti i befasuar.
-Jo, kurrgjë s’ka por erdha të të ndërroj ty. Ti, shko poshtë, ha, pusho 
kurse unë po hy në rresht dhe po pres.
Po mirë i erdhi!
Menjëherë zbriti në drejtim të familjes ndërsa unë u futa në vend të tij.
Qëndrimi në rresht qenka tepër i mundimshëm. Herë pas herë ulemi por edhe 
çohemi në këmbë. Të ftohtin nuk e ndjejmë fare. Po e ngrohim shoqi shoin. 
Jemi të ngjeshur njëri me tjetrin aq shumë sa që po ndiej edhe zagushi. 
Zbardhë edhe dita. Bëhet ora tetë, nëntë. Puna në tendë nuk fillon se 
s’fillon. Marrim vesh se sot nuk do të punohet fare, sepse katër prilli na 
qenka njëfarë feste në Maqedoni.
Po, S’punojnë herifat, s’punojnë! Se, mos po u dhimbsemi, ë?!
Turma revoltohet pa masë. Të gjithë kërkojnë që të punohet.
Rreth orës njëmbëdhjetë, nëpunësit u futën në tendë,madje udk sikur ia 
nisën të punojnë, por tepër-tepër ngadalë. Kolonën nisi ta kaplojë nervozi. 
Ajo ngjishej, trashej por edhe zgjatej. Herë-herë luhatej e tëra. Në disa 
raste me minuta të tërë nuk më preknin këmbët në tokë. Habitesha edhe vet: 
Në vend se ti afrohemsha tendës, gjithnjë largohesha nga ajo, sikur unë të 
shkoja prapa. Në një moment u luhat tenda. Turma duke u shtyer , desh e 
nxori atë nga vendi. Nëpunësit e ndërprenë punën, s’punojnë. Masa 
nxitet,hidhërohet, humb durimin. Edhe policët e humbin kontrollin. 
Shkaktohet rrëmujë e rrezikshme. Policët fillojnë ta përdorin edhe forcën, u 
mëshojnë njerëzve me shufra gome bukur shumë. Disi situate vihet nën 
kontroll. Në ndërkohë vijnë përforcime të reja policësh. Nga sjellja e tyre 
dukej se nuk kanë ardhur për të mirë.
Njëri nga policët e sapoardhur nisi të flasë përmes një megafoni. Shqip 
fliste.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:51 pm

Kërkoi nga njerëzit që t’ a mbajnë rendin, të presin të qetë, të mos shtyhen 
me njëri tjetrin se përndryshe “do të mrizoni këtu me ditë të tëra”. Turma 
sikur e kuptoi rrezikun, u qetësua bukur mirë. Edhe puna në tendë filloi, 
ama shumë-shumë ngadalë. Nuk merrej vesh punohej apo jo, se, ne nuk lëviznim 
nga vendi asnjë hap.
Rreth orës tre nëpunësit e ndërprenë punën gjoja se paska mbaruar orari i 
punës.
Masa nuk pajtohet. Situata nisi të keqësohej. Kolona fillon të “fryhet”.Ajo 
luhatet si një trup i tërë. Policët vihen në gatishmëri të plotë. Me të 
shpejtë të gjithë policët aktivizohen. Jepet edhe urdhri për sulm.
Fillon sulmi mbi kolonë.
Pa fije faji u mëshojnë njerëzve ku munden, në shpinë, në krah, vitheve, në 
kokë. Sjellin më zi se në shtazë. Para meje, njërit i mëshojnë furishëm 
rrëzë veshit. Ky, i lënduar rendë, humbë durimin, shkëputet nga turma dhe si 
vetëtima i vërsulet policit që sapo i ra. Dhe, me dy goditje të forta, 
polici u plandos për toke pa frymë. Komentatorët e boksit do të thonin 
“shkoi në botën e ëndrrave”. Një tjetër polic i vërsulet njeriut me vesh të 
lënduar, por edhe ky e pësoi sikurse kolegu i parë, u shtri në tok gjerë e 
gjatë. Turren tre -katër policë të tjerë dhe, natyrisht se e mposhtin 
“begallcin” (të ikurin) e rrezikshëm që nuk di se si quhej e as nga na 
ishte. Një gjë e di: ishte i shkathët dhe i guximshëm. I lumtë!
Të gjithë policët çarten. Fillojnë ofensivën e dytë. E sulmojnë tërë 
kolonën pa dallim moshe apo gjinie. Sulmet janë tepër brutale. Njerëzit i 
kap paniku. Tentojnë të largohen të gjithë përnjëherë. Kjo ishte e pamundur. 
Luhatet kolona si mur kalaje. Rrëzohet e tërë kolona, shembet sikurse mur 
dige. Shkelin njerëzit në njerëz. Bërtasin, thërrasin, gjëmojnë,mallkojnë. 
Policët nuk e ndalin sulmin. Edhe për së rëni u bien. Disi, çohen 
njerëzit. Shumë prej tyre janë edhe të lënduar. Marrin arratinë teposhtë 
Fushës së Bllacës .
Kolona, që nuk di se sa ditë e net ishte aty, tanimë nuk është. E 
pushtuan forcat speciale të Maqedonisë. Nuk ka më kolonë për të marrë 
nënshkrime. Ngelën disa batanija të ngjeshura, këpucë të lëna nga të ikurit, 
tenda e demoluar dhe policë të çaraveshur.
Tashti e kuptova pohimin e një të dituri, emri i të cilit nuk po më 
kujtohet në këto caste, kur pat thënë: “ Më vështirë është të shpëtosh se 
sa të luftosh”. Po për Zotin, bash kështu na qenka, topi s’e luan.
Diqysh zbrita tek familja dhe fqinjët . Tani vërtetë po habitem: Si është 
e mundur t’i kem të gjitha gjymtyrët e pathyera në atë rrëmujë që askush 
asnjëherë nuk e ka parë as në ëndërr?!
P S:
Krejt kjo luftë në mes të policisë dhe kolonës është përcjellë 
drejtpërdrejt nga shumë gazetarë, fotoreporterë e kameramanë nga tërë bota. 
Edhe ata pësuan diçka të ngjashme sikurse ne. U rrethuan nga forcat speciale 
të Maqedonisë, u hodhën në asfalt dhe u dëbuan në drejtim të Shkupit.
Pale se si do t’i njoftojnë kompanitë e tyre. Besoj se në favorin 
tonë,besoj.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:51 pm

SI NË KOHËN E GURIT

Njerëzit qenkan më të fortë se sa elefantët.
“Ç’ filozofi?!,- do të thoni.-Njerëzit kanë qenë, janë dhe do të jenë 
përherë më të fortë se elefantët.”
Pakëz durim, ju lutem!
Më ka rënë të shoh filma arsimorë se si turma e elefantëve me zurlën e tyre 
të fuqishme dhe me forcën prej elefanti shkatërronin dhe shkretëronin botën 
bimore në ambientin ku silleshin. -“Po,- thosha,- elefantë janë,e kanë 
forcën. Duhet të mbijetojnë disi. Pastaj edhe film është. E hijeshojnë 
kamerat dhe regjisorët”.
E, se unë do të jem pjesëmarrës në një shkatërrim dhe shkretërim edhe më 
të tmerrshëm se sa të elefantëve, këtë nuk kam pasur aftësi e as 
inteligjencë ta fantazojë kurrnjëherë.
Më shumë se njëqindmijë frymë jemi të ngujuar në këtë “karantinë” nga të 
katër anët: Nga veriu soldateska serbe, nga perëndimi pengesë natyrore 
lumi Lepenc, nga jugu ushtria maqedone dhe telat me gjemba ndërsa nga ana 
lindore kordoni i policisë speciale të Maqedonisë.
Jemi nën qiellin e hapur, pa strehë, në baltë, në shi. Vegla për punë 
(sëpata, kazma e lopata) nuk kemi. Të dorëzohemi nuk bën assesi. Patjetër na 
duhet të mbijetojmë disi. Të vetmet vegla për punë kemi këmbët dhe duart. 
Si në Kohën e Gurit .Tash këto duhet ti vemi në veprim. Po. I turremi 
natyrës. E sulmojmë nga të gjitha anët. Tubojmë rremba, degë e krane. 
Thyejmë gardhiçe e shkulim hunj, mbledhim ashkla e cunga. Ndërtojmë 
kasolle, kallim edhe zjarre. Na duhen sepse fëmijët e shumtë neve na 
shikojnë. Ata duhet ti shpëtojmë nga shiu e të ftohtit e madh.
Shumë shpejtë e pastrojmë hapësirën. Nisim sulmin e dytë: U sulemi pemëve, 
mollëve e dardhave, kajsive e pjeshkave, kumbullave e arrave , murrizave 
e kulumbrive, kaçave e manaferrave. U katrrisemi shelqeve edhe plepave, 
bash sikurse majmunë. Edhe ato i mposhtim. Pak nga pak, filiz pas filizi, 
rremb pas rrembi, degë pas dege që të gjitha i zhveshim. Të gjitha i 
shndërrojmë në hi e pluhur. Vetëm për shtatë ditë, Fushën e Bllacës e 
shndërruam në shkretëtirë. Ajo ngeli pa botën e saj bimore që e kishte 
ruajtur me shekuj. Edhe arave e livadheve ua prishëm mexhet. Lamë vetëm 
tokën e ngjeshur që po kundërmon erë shurre e muti.
Fusha e Bllacës kurrë, ama bash kurrë nuk pati kaq shumë zullumqarë.
Sigurisht se elefantët nuk do të kishin kaq fuçi shkatërruese.
Pale se sa do të dergjet kjo tokë, pale!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:51 pm

KUR PARAJA S ’ BËN PARA(!)

Ulem buzë hekurudhës dhe vështroj lumin Lepenc. Ai shkon teposhtë 
rrëmbyeshëm, lirshëm dhe pa u penguar nga askush. I marr lakmi:
“E Lepenc-Lepenc, i lumi ti!. Shkon drejtë cakut tënd pa hasur në asnjë 
pengesë”.-flas me veten time.
Interesant, jam tepër i mërzitur. Po tutna se do të vdes. E, bash tani 
nuk po më vdiset . Dëshira ime është të marr vesh se çka do të ndodh me 
neve këtu, por jo vetëm këtu, në përgjithësi, çka do të bëhet me neve 
shqiptarëve, çka do të bëhet me Kosovën. Kjo po më brengosë tepër shumë. 
Se, vdekjes normale nuk i frikësohem asnjëherë. Të gjithë njerëzit kanë 
për të vdekur e unë jam njëri prej tyre.
“O Zot i Mëshirshëm, ma shto forcën!”- i lutem të Madhit.
Këtu afër meje janë ushtarët maqedonë. Një ushtar erdhi drejtë meje, m’u 
afrua fare pranë, dhe:
-Tungjatjeta plak!,- më përshëndeti.
-Tungjat djalosh!,-ia ktheva.
-Si po kaloni këtu?-më pyeti.
-Nuk di se si po kalojmë djalosh, nuk di të të tregoj,-i them.
-Nga Maqedonia jeni?!- pyeti i befasuar.
-Jo çun, jo. Nga Ferizaj jam, kosovar.
-Po e flisnit maqedonishten bukur, si kështu?- më tha.
-Paj kam pas punuar një kohë në Dojranin e Vjetër, dhe ja, atje pata 
mësuar pak sa për të biseduar.
-Në Dojran?! Po unë jam pikërisht nga Dojrani i Vjetër,-ma priti ushtari.
Dhe, si të them, na pëlqeu muhabeti bash mirë. Biseduam bukur gjatë me te. 
E, në bazë të bisedës, po e shoh se ushtari është i bindur se ne kemi ikur 
nga bombat e NATO-s. Tashti, qëllimi im është për ta bindur ushtarin se 
ne, e tërë ajo popullatë që është para syve të tij , me dhunë të serbëve 
jemi dëbuar nga Kosova. Më bëhet se ka filluar t’u besoj fjalëve të mia. 
Me kujdes më përcillte ama ruhej nga ushtarët e sidomos nga eprorët e vet. 
Nuk foli gjë. U nda duke më përshëndetur me një ditë të mire.
Një bashkëvendës imi më kishte parë duke biseduar me ushtarin.
-More, shumë e zgjate muhabetin me atë ushtar, çfarë biseduat?
-Ee, dolëm si të njohshëm me të,- u mahita.
-Pse s’i the të na nxjerrë nga ky xhehenem?
-Po s’mundet bre vëlla,- i ktheva
-Mundet, mundet. Me pare. Paret e çojnë Lepencin përpjetë, merr vesh ti! 
Ofroj atij pare, sa të dojë, dhjetë mijë, njëzet e edhe tridhjetë mijë 
marka(!).Ja ku i kam. Edhe për ty paguaj. Vetëm të dalim nga ky ferr. Jeta e 
familjeve është në pyetje, hej! Thuaj, mos e le pa i thënë!,- më urdhëroi 
bashkëqytetari im.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:52 pm

Asnjëherë në jetën time nuk jam futur në këso çullesh. S’di si me i hyrë 
kësaj pune. Por, “…jeta e familjeve është në pyetje, hej!” më reprizohet. 
Tash më thotë mëndja ta bëj një gjë të tillë. “Sa ta shoh ushtarin do t’i 
them u bë ç’ u bë. Njëmend nuk durohet kështu. Pastaj mua s’ më kushton 
gjë. Paratë janë të këtij, se sa për mua, për njëqind marka do të ngeli 
këtu për gjithmonë ”,-mendova.
-Ani,do t,i them nesër nëse e shoh ushtarin,- i thash bashkëqytetarit tim.
Të nesërmen dola tek caku im, helbete, mos po e shoh ushtarin. Erdhi sikur 
të ishim marrë vesh që dje. Më përshëndeti me ngrohtësi.
-Si e kaluat natën, fjetët apo hiq?- më pyeti menjëherë.
-Jo or djalë, si të flemë! E patë, gjatë tërë natës ra shi. As ulë s’jemi. 
Mbaruam çuno, mbaruam. Pastaj edhe ushtarët t’ uaj s’na lanë të qetë. 
Tërë natën shtinin me armë sikurse “ata” atje lart. Na u frikësuan fëmijët, 
u trembëm edhe ne.
-Po, kam dëgjuar se ka pasur të shtëna,-ma priti ushtari,-por ato ishin të 
domosdoshme, sepse një grup njerëzish paskan tentuar të ikin gjatë natës, 
prandaj ushtria detyrimisht ka gjuajtur mbi ta për t’i zmbrapsur. Se, 
merreni me mend,nëse fillojnë të ikin njerëzit grupe- grupe nga ky vend, do 
të bëhej sikur të shpërthente ndonjë digë, e as Shkupi nuk do të mund të ju 
ndalë,-foli ushtari si me keqardhje.
Tashti humba shpresën e planit që kisha sajuar.
-Po halli ynë?- e pyeta paksa i frikësuar.
-Mirë do të bëhet, mirë,- tha.
-Kur?!
-Edhe pak ditë, me siguri,- u përgjigj.
-Më frik, më frik!-i them.
-Si po mendoni “më frik?”,-pyeti .
U hamenda t’ia them troç apo të mos i them fare. Vendosa për variantin e 
parë.
-Me para djalosh, me para,- thash trup e shkurt.
-Si?!- m’i hapi sytë ushtari.
-Dëgjo! Ne jemi nëntë shpirta (dushi,maqedonisht.). Do t’ju paguajmë sa të 
doni, deri në tridhjetë mijë marka gjermane. Kuptuat? Jeta e njerëzve 
është në pyetje çuno! Paraja s’ është gjë. Ajo fitohet ndërsa jeta e njeriut 
nuk blihet as me paratë e krejt botës. Na e bëni të mundur të ikim…,
-Stop!-bërtiti,-Kjo punë nuk mund të bëhet as me miliona marka! Dini ju sa 
ushtari është këtu, sa postblloku?! Paj as vremçi nuk mund të përbirohet pa 
u diktuar e lere më nëntë veta!-tha bukur i nevrikosur dhe vijoi-Paratë 
ruani! Ato mund t’ ju bëjnë para ndonjë ditë tjetër, sot paraja nuk u 
bën para !,-bërtiti dhe u largua pa u përshëndetur.
Bashkëvendësi im po priste epilogun e bisedës. Ia tregova fjalët e mia dhe 
të ushtarit pikë për pike.
-T ’pshurrsha në to!,-i ra xhepit të pasmë bukur të fryrë me dojç marka.
-Jo!,- ia prita.- Mos i lag se na duhen . I kallim e me flakën e tyre ua 
ngrohim duart fëmijëve! ! !
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:52 pm

NJË BEFASI E KËNDSHME

Dita e sotme është dukshëm më e ngrohtë se sa ditët që lamë pas. Shoh, rreth 
zjarreve nuk ka njerëz. Bashkë me Sokolin ulemi skaj hekurudhës. Vështrojmë 
njerëzit duke shëtitur nëpër pregjë të rrugës së hekurt sikurse në korzo. 
Ecin poshtë e lart vetëm sa për ta kaluar kohën. Matanë hekurudhës është 
lumi Lepenc.
-E more Sokol, po mirë do të kishte qenë sikur të ishim ujë Lepenci. Kishim
ecur drejtë cakut tonë pa u penguar nga askush. Neve na ndalën. Ndoshta 
edhe do të ecim po ku do të shkojmë se?- i them.
-More, u bë diçka!,- m ’a ndërpreu fjalën Sokoli.-Mos paska rënë dikush në 
lum ?!
Çohemi në këmbë për të parë më mirë.
“Po, njeri është”, … “Jo- jo, nuk është njeri”! “Po- po, njeri i gjallë 
është! Po kërkon ndihmë”. “Njeri, njeri qenka por i vdekur!”,- thonin 
njerëzit kush si ua merrte mendja.
Po. Lepenci e paska rrëmbyer një njeri dhe e bartë teposhtë si një leckë. 
Afrohet gati drejtë nesh. Deshëm të afrohemi afër lumit por ushtarët na 
zmbrapsën me urdhër të prerë. Lepenci e çon si kungull. Vala e ujit e 
sjell përballë ushtrisë. Një grup ushtarësh janë buzë lumit. E shohin. 
Njëri nga ushtarët, pa u hamendur hedh armën në tokë dhe gjuhet në lum . 
Vala e rrëmbyeshme e përlau ushtarin. Ai nuk epej. I afrohet viktimës, e 
kap. Një valë tjetër i fundos që të dy. Një tjetër ushtar vepron sikurse i 
pari. Hedhet në ujë dhe ia ngjet kolegut të vet. Ushtari i parë nuk e lëshon 
viktimën. Luftojnë me stihinë e ujit. Shohim një dramë të vërtetë. Ata nuk 
dorëzohen. Ngadhënjejnë. Tok me viktimën dalin në breg të lumit. Ushtarët 
nuk hutohen. E kthejnë njeriun me kokë teposhtë, e shkundin. E kthejnë së 
mbari dhe e lëshojnë në këmbë. Viktima ecë! Po për Zotin, ecë gati se 
normal!.
Tubohemi me dhjetëra njerëz dhe dëshirojmë të afrohemi sa më afër për ta 
parë njeriun e rilindur por ushtarët na kërcënohen. Ushtarit të parë i 
rrjedh gjak nga krahu, sigurisht se është prerë në ndonjë hekurishte aty në 
lumë. Ia lidhën krahun dhe bashkë me viktimën u nisën për në aksin rrugor, 
sigurisht në ndonjë ordinancë mjekësore.
-Burra,- u them të pranishmëve,- ne duhet ta përshëndesim këtë gjest 
human,këtë guxim të ushtarëve. Mënyra e vetme është të duartrokasim të 
gjithë.
Duartrokitëm fort dhe gjatë.
Eprorët por edhe ushtarët duken bukur të disponuar. Edhe ata duartrokitën 
bashkë me ne.
Më në fund, ja, pamë edhe një befasi shumë të këndshme.
Bota ka nevojë për befasi të tilla.

PS:
Njeriu që shpëtoi nga vdekja e sigurt, thanë se ishte nga Prishtina. Ishte 
një djalë rreth të pesëmbëdhjetave, i cili paska rënë në lumë duke dashur 
t’i pastrojë sytë. Për te nuk di më shumë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:52 pm

KU ËSHTË BLLACA ?

Po e shoh të arsyeshme t’i them disa fjalë për Bllacën.
Bllaca është katund ngatë Hanit të Elezit. Shtrihet në kodra, në anën 
lindore të lumit Lepenc. Momentalisht është i ndarë. Disa shtëpi kanë 
ngelur në territorin e Kosovës e disa të tjera kanë “shkuar” me Maqedoninë.
Poshtë fshatit është ndërtuar vendkalimi kufitar Maqedoni – Kosovë me krejt 
infrastrukturën e nevojshme. Nën këtë vendkalim kufitar, në anën e poshtme 
të aksit rrugor Elez Han- Shkup, shtrihen disa ara e livadhe, të cilat 
kufizohen nga veriu me vijën kufitare Maqedoni- Kosovë, nga ana perëndimore 
me lumin Lepenc, nga jugu me një përroskë të vogël dhe nga ana e lindjes me 
magjistralen Shkup-Kosovë. Kjo hapësirë e vogël quhet Fusha e Bllacës.
Kjo fushë, tash frik është bërë e njohur. Se, Bllaca kurrë nuk do të njihej 
si fshat por as si vendkalim kufitar. Bllacës i doli zani dhe nami mu në 
këto ditë prilli të vitit 1999. Ky vend mu në këto ditë prilli të vitit 1999 
është në fokus të mediave elektronike botërore.
Kjo fushë, në këto ditë prilli është shndërruar në ferr, ose “poligon” (unë 
e pagëzova kështu) ku demonstrohet ferri vet.
Provat bëhen me shqiptarët e Kosovës. Ata (shqiptarët) janë future në 
sandviç, në mes kullës e çekiçit, si thonë, (midis serbëve nga ana e siperme dhe 
maqedonëve nga ana e poshtme ). Provohen (shqiptarët) sa janë të qëndrueshëm 
nën qiellin e hapur, në shi e pse jo edhe në bore; si reagojnë në situate 
kaotike; si sillen në “karantinë” (ma merr mendja se karantina s’ka brirë); 
sa janë të orientuar në hapësirë por edhe në kohë; sa janë imun ndaj 
etjes,urisë, pagjumësisë, ndaj pisllëkut; çfarë virusesh po përhapen; çfarë 
epidemi po i përlan në këso rrethanash të pazakonshme,abnormale; sa prej 
tyre po i përballojnë kësaj prove e sa jo, pse po vdesin njerëzit, cilët 
janë shkaktarët e këtyre vdekjeve; sa, sa, sa e si, si dhe si?!
Dhe, ç ’është më interesante, e tërë kjo katrahurë, i tërë ky “eksperiment” 
po vëzhgohet-përcillet drejtpërdrejt nga ekspertë të ndryshëm . Këtu, në 
këtë fushë janë të përqendruara objektivat e shumë kamerave televizive nga i 
gjithë rruzulli tokësor. Ato (kamerat) me besnikëri të plotë gjirojnë por 
edhe transmetojnë pamje tmerruese, trishtuese dhe shokante në çdo skutë të 
botës.
Bota, me sa po duket, u befasua me “rezultatin e provave në poligon”. 
Madje ato (provat,ë?) dolën tepër të “suksesshme”.
Dikush, i porositur nga Vet Zoti, dha urdhër:
-Të ndërpritet “eksperimenti” aty- për aty, pa asnjë kusht!
-Pamjet e tilla janë të papërballueshme për botën e civilizuar.
-Të mos ua prishim qetësinë familjeve në botë!
-Të mos ua ndalim rriten fëmijëve të botës!
Kjo është Fusha e Bllacës.
Se, mos po u duket pak, ë?!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:53 pm

Kapitulli i pestë

UDHËTIMI PA CAK (!)


E marte, 6 prill, 1999.
Bota, e tmerruar me pamjet trishtuese të “eksperimentit të ferrit” , merr 
vendim për zbrazjen e Fushës së Bllacës pa asnjë kusht.
Dhe, që nga orët e hershme të ditës së sotme, kolona e autobusëve i ngjason 
lumit. Fusha e Bllacës me të madhe nisi të zbrazet.
Të rraskapitur, me trauma e strese,të zverdhur, të parruar, me flokë të 
hapareshura, me rroba të pista, me disa çakla në duar, duke u mbajtur njëri 
për tjetrin futemi në njërën prej tri kolonave që shkojnë thik përpjetë 
drejtë autobusëve që po na presin. Me shumë ngadalë dalim në rrugë. Aty 
janë autobusët. Futemi në ta. Ulemi mbi çaklat tona, aty bri shoferit. 
Ora është pesëmbëdhjetë. Pranë meje ulet gruaja ime Shukrija, djemtë 
Enveri dhe Ylberi. Sapo u binda se nuk ngeli asnjëri, disi u qetësova, mora 
frymë lirshëm madje edhe të pamurit m’ u shtua. Menjëherë ktheva kokën prapa 
dhe që aty pashë Rizahun dhe Kadriun po ashtu me familje. Autobusi mbushet 
spic. Sigurish se ka mbi njëqind frymë. Ai niset drejtë Shkupit. Dëgjohet 
vetëm zhurma e makinës. Nuk flet asnjëri.
Jemi udhëtarë të pazakonshëm.
Për ta thyer këtë heshtje trishtuese, i drejtohem shoferit:
-Zotëri, dini se ku do të na çojnë?
-Ja, fare afër. Këtu ngatë Fushës së Shkupit është një kamp, aty do të 
vendoseni,- m’u përgjigj maqedoni pa përtesë.
Dhe s’vonoi shumë, autobusi u ndal afër një kampi. Para nesh janë edhe dy 
autobusë. Para kolonës së autobusëve dalin policë të shumtë. Ka edhe ushtarë 
të huaj. Diçka llafosin. Marrim vesh se kampi është i stërmbushur, s’ka 
vend për të tjerë.
-Po tash?! – i them shoferit.
-Sa dini ju aq edhe unë,- më tha.
Presim,presim.
Prapa nesh, kolonës së autobusëve nuk i shihej fundi.
Pas gati dy orë qëndrimi, shoferi na tha se do të nisemi për në aeroportin 
e Shkupit.
Niset karvani . Futemi në Shkup. S’ndalet asnjë çast, përndryshe shumica e 
udhëtarëve do të iknin . Shkojmë drejtë aeroportit. Ndalemi pranë tij. 
Presim edhe aty. Nuk ndodhi ajo që kujtuam. Vargu i autobusëve doli në një 
magjistrale e cila çonte në drejtim të jugut nëpër Luginën e Vardarit.
Natë e qetë.
Ecë karvani teposhtë.
-Tani?- i them mjeshtrit.
-S’di. Kjo rrugë na shpie drejtë Gjevgjelisë, ama ka mundësi edhe për në 
Bullgari e Turqi,-tha.
Karvani ecë Luginës së Vardarit. Policia me drita alarmi i prin kolonës.
Udhëtojmë vetëm udhëtojmë e nuk dimë se ku shkojmë.
Udhëtim pa cak(!).
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:53 pm

Lugina e Vardarit ushton nga gjëmimi i makinave të shumta.
Dikur shohim drita të shumta të qytetit të Velesit. Mirëpo, në afërsi të 
tij, kolona kthen në të djathtë. Tash e kuptova se po shkojmë drejtë 
perëndimit, do me thënë se udhëtimi ynë nuk do të përfundojë në Turqi e 
ndoshta as në Greqi. I drejtohem shoferit:
-E lamë drejtimin e Gjevgjelisë, tani po shkojmë drejtë perëndimit. Këndej 
është Manastiri e Ohri, por po çuditem pse u sollëm kaq rrotull kur dihet se 
rruga nëpër Pollog e Kërçovë është shumë më e shkurtër?!
-Po më duket se këtë hapësirë po e njihkit më mirë se sa unë. Seriozisht po 
them,-më tha vozitësi.- As unë nuk e di se ku po shkojmë, përpos, nëse ka 
ndonjë kamp këtu në Pellagoni. S’di, s’di,- i rrudhi krahët mjeshtri.
Rrugëtimi pa cak vazhdon. Udhëtarët e molisur ankohen. Është zagushi e 
madhe. Disa kanë filluar edhe të vjellin. Qeska najloni nuk ka. Autobusi 
kundërmon erë të keqe. Disa nga udhëtarët kërkojnë të kryejnë nevojën e 
vogël por edhe të madhen. Jo, nuk iu mundësohet. Shoferi ndoshta do ta ndal 
autobusin por nuk guxon prej policisë. Ecë, ecë vargani.
Në një vend të vogël shohim ca drita neoni. Autobusët ndalojnë. Është një 
pompë karburantesh. Secila makinë afrohet dhe mbushet me naftë. Disa nga 
udhëtarët shfrytëzojnë rastin. Dalin nga autobusët, shkojnë në tualet, lajnë 
duar e faqe, freskohen. Edhe duhanxhinjtë shfrytzojnë rastin,furnizohen me 
cigare.
-Brenda!,-urdhëroi një polic.
-Ju lutem, ta blej vetëm një pako cigare!- iu lut njëri policit.
-Brenda po them! Cigare mund të blesh edhe në doganë,- tha polici.
Fjala “doganë” na dha të kuptojmë se ne po dëbohemi jashtë Maqedonisë, po 
ku se?! Ndoshta do të futemi në Greqi, këtu në ndonjë vendkalim afër 
Manastirit,ose në Shqipëri, po, përse këndejpari?!.
Niset karvani. Ecim në ankth. Futemi në Manastir. Dalim. Vijojmë rrugën.
Udhëtim tepër i mundimshëm. Udhëtarët mbështeten njëri në tjetrin. Koten, 
disa edhe flenë. Shoferi kryen punën e vet me shumë kujdes.
-Vozis udhëtarë të çuditshëm. Më keni befasuar. Si është e mundur të jeni 
kaq të sjellshëm?!-më pyeti maqedoni.
E shikova drejtë në sy, vura buzën në gaz dhe ia ktheva:
-Zotëri , ne nuk po vemi në ekskursion. Po ecim, po ecim e nuk dimë se ku 
shkojmë. A i ka ndodhur ndonjë njeriut ndonjëherë të ecë, të ecë; të ecë e 
të ecë e të mos e dijë cakun e udhëtimit?! Jo. Neve po! Vetëm neve! Zot, 
mos e provo askënd me udhëtim si ky! I rëndë qenka, tepër i rendë!- iu 
përgjigja.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:54 pm

-Zotëri!-më thirri vozitësi,- Tash e kam të qartë. Kërkoj falje për pyetjen 
që ua bëra por ta dini se ju pyeta pa të keq. Mua, si shofer me një përvojë 
të gjatë, më keni lënë përshtypje tepër të mirë dhe të jeni të bindur, tani 
po më dhimbseni shumë,- tha.
Karvani nisi të lëshohet një tatëpjetëze të gjatë.
-Sikur zbresim drejtë Ohrit,- i them
-Ju thash edhe më parë, ju i ditkeni këto anë më mire se sa unë.
Po. Pikërisht ashtu. Shohim në errësirë dritat elektrike që reflektojnë 
në sipërfaqen e liqenit të Ohrit. Tash kuptova se caku ynë nuk është Greqia. 
Ku? Edhe kjo dilemë u sqarua shumë shpejtë. Futemi në Ohër. Kolona e 
autobusëve lakoi në të majtë. Ecim drejtë Shën Naumit, vendkalim kufitar 
Maqedoni –Shqipëri.
Udhëtimin tim për në Shqipëri e kam ëndërruar me dekada të tëra. 
Bile,thosha , sapo të zbres në tokën e Shqipërisë, do të kërrusem, do të bie 
në gjunjë, do t’i mbush grushtet me dhe, dhe, dheun do ta puthë siç puthet 
nëna, ati, fëmija.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:54 pm

HYRJA NË SHQIPËRI

Ora 
është 04 , e mërkurë, 7 prill, 1999.
Kolona e autobusëve ndalet në Shën Naum. Doganierët nuk i kryejnë 
formalitetet e zakonshme kufitare. Nuk i kërkojnë dokumentet e udhëtimit 
(s’kemi), s’i kontrollojnë as valixhet (s’kemi as valixhe). Një doganiere 
shënon numrat e targave të makinave . Ajo i drejtohet shoferit:
-Sa udhëtarë keni, përafërsisht?
Vozitësi vështroi hapësirën e autobusit dhe iu përgjigj:
-Njëqind deri njëqind e dhjetë. Po, a dini sa autobusë jemi në kolonë?-u 
interesua shoferi.
-Njëqind e dymbëdhjetë( !), më thanë policia,- ia ktheu ajo.
Bisedën e bënin me ton tepër të ulët. Po, kur ndjeva numrin njëqind e 
dymbëdhjetë, u tremba. Shpejtë bëra një llogari: Njëqind e dymbëdhjetë herë 
njëqind e dhjetë , barazi me dymbëdhjetë mijë e treqind e njerëz(!).
Ngela pa frymë. Hej, dymbëdhjetë mijë njerëz të futemi përnjëherë në 
Shqipëri!!!
-Po, kjo shifër është shokante mor jahu! –S’di kujt i thash ma zë tëlat.
Shërbimi doganor s’e zvarrit punën. Urdhëroi nisjen e kolonës. Dhe, futemi 
në tokën e Shqipërisë. Tani nuk u përmbajta, m ’ë rrodhën lotët.
Gruaja më vërejti:
-Ç’ ke, s’je mirë, ë? Merre pakëz ujë!,- tha tepër e shqetësuar.
-Jo grua, asgjë nuk kam por e din pse po qajë?
-Ku ta di unë?!
-Po qajë oj grua, po qajë sepse nuk e kam imagjinuar ardhjen time në 
Shqipëri kështu siç erdhëm tash. Kështu as në ëndërr s’kam pasur rastin të 
shoh. S’u gëzova oj grua, s’u gëzova, përkundrazi, jam tepër i tronditur. 
Se, tani, Shqipëria është shumë e dobët ekonomikisht,tash edhe ne kosovarët 
që hymë këtu, ata që kanë hyrë para neve dhe ata që do të hyjnë pas nesh, do 
të bëhemi barrë tepër e rëndë për Shqipërinë. Dëgjo mirë! Vetëm në këtë 
kolonë jemi mbi dymbëdhjetë mijë njerëz, po ata që kanë hyrë para e edhe 
ata që do të vijnë pas nesh , do të bëhemi me qindra mijëra e ndoshta edhe 
milion! (Mos o Zot!) E, si do ta përballojë Shqipëria gjithë këtë 
fluks?!. Kaq shumë refugjatë do ta gjunjëzojnë edhe shtetin më të fuqishëm e 
lere më Shqipërinë! Kjo më brengos oj grua, kjo.
-Hajrush, bota është me Shqipërinë, vet na ke thënë. Ajo do ta ndihmojë 
atë, ajo do të na ndihmojë edhe neve, po, më trego se ku jemi tash, s’i njoh 
unë këto anë,-më dha pakëz kurajë, ndoshta edhe me qëllim.
-Tani veç jemi në Shqipëri. Ja, i sheh ata policë, shqiptarë janë. 
Tushemisht i thënka këtij vendi. Së shpejti do të nisemi për në Korçë`, 
kështu po thonë,- i them.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:54 pm

Dhe, vërtetë kështu edhe ndodhi.
Karvani, tani i prirë nga policia shqiptare nisi rrugëtimin drejtë 
Pogradecit për në Korçë. Futemi në një vendbanim buzë liqenit. Duket se 
është periferia apo Pogradeci vet, s’di. Karvani lakoi në të majtë përveç 
tre autobusëve që u shkëputën nga kolona. Autobusët tjerë vijuan rrugën 
për në Korçë.
Ora është pesë. Udhëtarët janë tepër të lodhur. Nuk tregojnë kurrfarë 
interesimi se në ç’ vend janë e as ku po shkojnë. Vargu ngjitet një 
përpjetëze me plot lakesa. Makinat gjëmojnë trishtueshëm . Me ngadalë dalim 
në breg. Lëshohemi një tatëpjete të gjatë. Lëvizja e makinave është bukur e 
ngadalshme dhe e sigurt . Edhe shoferi ynë ka lodhje. Mori një shishe 
ujë,piu, lagu fytyrën ,qafën , u freskua.
Nisi të zbardh dita. Para nesh, si nëpër mjegull u duk një fushë e gjatë. 
Sa mbaj mend nga gjeografia, mund të jetë Fusha e Maliqit ose e Korçës. Tani 
në të dy anët e rrugës shoh bunkerët e Enverit. Për këto fortesa kishim 
dëgjuar shumë fjalë, e, ja , tani jemi fare pranë tyre!
Lind dielli. Makina të ndryshme lëvizin edhe nga drejtimi i kundërt. 
Popullata vendëse përcjellin kolonën me shumë kureshtje. Kolonë të tillë nuk 
kishin pare as nëpër filma, kurse tash ja,ajo parakalon para syve të tyre. 
Karvani i afrohet Korçës. Ndoshta udhëtimi ynë po i afrohet cakut, ndoshta!.
Po. Futemi në Korçë. Autobusët parkohen buzë trotuareve të qytetit. 
Zbarkojnë barrën e pazakonshme. Autobusi ynë ndalet afër pallatit të 
sporteve “Skëdrbeu”. Shoferi përshëndet udhëtarët por asnjërin s’e ndjeva 
duke ia kthyer përshëndetjen. Tjera halle kanë këta njerëz,tjera.
Ora është shtatë e gjysmë. Bën shumë ftohtë. Udhëtarët zbresin, zbresin. 
Shumë bëhen. Afrohen njëri pranë tjetrit, tentojnë të ngrohen njëri me 
tjetrin. Disa edhe qajnë, disa mallkojnë. Po e shënoj vetëm një :” Sikur të 
ishim kafshë, do të ishim shumë më të lumtur, do të trajtoheshim më mirë, 
fatkeqësia qëndron(!) se ne jemi njerëz plus shqiptarë nga Kosova! “.
Korçarët na vështrojnë me dhimbje. Edhe ata janë të frikësuar.
Rreth orës nëntë paraqiten disa njerëz të cilët duket se janë të angazhuar 
për përkujdesjen tonë. Një burrë i pashëm me një megafon në dorë doli në 
mes të rrugës dhe nisi të flasë:
-Vëllezër dhe motra kosovarë, mirë se na keni ardhur! Binduni vëllezër, ne 
nuk patëm njohuri për ardhjen tuaj. Na keni zënë në befasi, të papërgatitur. 
Por mos u merakosni: shumë shpejtë do të ju vendosim në vende të sigurta,- 
na dha kurajë burri me megafon. Pastaj na këshilloi se si të veprojmë në 
këto çaste hutije.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:55 pm

Dhe sipas udhëzimeve të njeriut me megafon, turma niset drejtë palestrës së 
sporteve. Në mënyrë tepër të disiplinuar njerëzit futen në pallat i cili 
mbushet shumë shpejtë. Ne që patëm fatin të futemi brenda patëm një çikë 
privilegje, bile e kemi më ngrohtë. Ata që ngelën për në stadium, do ta 
kenë më keq. Ne ulemi në ulëset e simpatizuesve të lojërave, ama nuk jemi 
ithtarë të asnjë sporti.
Kush jemi ne?!
Jemi të dëbuar nga vatrat tona. Atje ( O Zot, sa tmerr ! Kosovës i them 
“Atje”!) lindën të parët tanë,Atje vdiqën, Atje pushojnë, Atje u lindëm 
edhe ne, Atje u rritëm, por ja, tash nuk jemi Atje. Jemi në pallatin e 
sporteve “Skënderbeu” të Korçës. Spektatorë të pazakonshëm. Shikojmë njëri 
tjetrin. Frikësohemi nga njëri tjetri. E tutim shoqi- shoin : Fytyra të 
prishura, të zverdhura, të nxira, të ënjtura, burra të parruar, me leshra të 
hapareshura,fëmijë të zhytur, pleq e plaka të shtrira në dysheme të 
palestrës, me rroba të flliçta. Duken sikurse kufoma me të vetmin dallim se 
këto, këtu në sallë, po lëvizin, pra, janë kufoma të gjalla( ! ).
Spektakël e jo mahi!
Ky pallat, por as pallatet tjera në gjithë rruzullin tokësorë, kurrënjëherë, 
ama bash asnjëherë nuk kanë parë spektakël të këtillë, jam më shumë se i 
bindur.
Rri ulë, vështroj “publikun” dhe pyes: Vallë, është këtu caku i maratonës 
sonë apo do të vazhdojmë marshimin?!
Në dysheme të palestrës një burrë sillet rreth një kazani të madh. Në 
dorë ka një lloz me të cilin po përzien sheqer, çaj qenka duke përgatitur. 
Disa djem të zhdërvjelltë stivojnë bukë, disa të tjerë presin me thika kurse 
disa çupa nisen të na shpërndajnë bukë e çaj . Dalëngadalë , të gjithë 
“shkuesit” morën bukë e çaj.
Ora është pesëmbëdhjetë. Një burrë me megafon i drejtohet masës:
-Vini re, vini re!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:55 pm

Vëllezër e motra, tani do të dilni nga palestra. Para pallatit do të vijnë 
mjetet e transportit me të cilat do të transportoheni në vende të caktuara. 
Kryefamiljarë! Tuboni anëtarët e familjeve tuaja në mënyrë që të mos 
ndaheni. Ju faleminderit për mirëkuptim!
Vepruam siç na tha këshilluesi . Dolëm para sallës. Aty ka autobusë , 
minibusë dhe shumë vetura. Kishte edhe policë të cilët na udhëzonin se si të 
veprojmë. Urdhrat e tyre i respektojmë me përpikëri. Automjetet mbushen 
me njerëz dhe shpërndahen në drejtime të ndryshme.
Na vjen radha: unë me gruan dhe dy djemtë, Kadriu me grua, dy vajzat, djalin 
dhe reja me një çapëze, Agnesën, e cila sot ka ditëlindjen e pestë , Rizahu 
me grua dhe dy vajzat, gjithsej pesëmbëdhjetë veta futemi në një kombi.
Shoferi i dha zjarr makinës, dolëm nga Korça.
-Ku na çoni zotëri?- e pyeta sapo dolëm nga qyteti.
-Në Progër. Progëri është komunë e Prefekturës së Korçës. Nuk është larg. Ka 
njëzet kilometra nga Korça.
Ecë makina drejtë Fushës së Devollit.
Para nesh, pak në të majtë, shoh një kodër shumë të lartë, në formë plisi 
me maje të mbuluar me bore. Kodër shumë karakteristike.
-Si quhet kjo kodër?- e pyes mjeshtrin.
-Mali i Ivanit,- më tha shkurt.
-Ëhë!,- bëra me qëllim. Vozitësi s’foli.
Nuk vonoi shumë, kombi lëshoi rrugën e asfaltuar, lakoi në të majtë në një 
rrugë të shtruar me gurë. Para nesh u shfaq një mal shkëmbor shumë i lartë 
dhe tërësisht i zhveshur. Rrëzë tij pamë një fshat.
-Ky është Progëri,- na njoftoi shoferi.
Na solli para një ndërtese dhe e ndali makinën.
-Kjo është komuna e Progërit. Ju do të zbritni ndërsa unë do të kthehem në 
Korçë.
Zbritëm
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:55 pm

Dhe, përnjëherë, çupat, gratë por edhe djemtë ia plasën vajit me zë. Sapo 
desha të ndërmarr diçka për t’i ndalur, para meje doli një burrë i gjatë, 
afër të pesëdhjetave, thatak , flokëzi dhe bukur zeshkan ( më vonë mësova 
emrin e tij, Refat Agolli, kryetar i komunës ) dhe:
-Mirë se na ardhët ( më duket se kështu u shpreh ) vëllezër e motra!
-Mirë se u gjetëm!- ia ktheva por nuk munda të bisedoj më shumë me 
mikpritësin sepse isha i zënë me fëmijët, vajzat, djamtë dhe gratë,që nuk 
po e ndalin vajin. Dramë e vërtetë. Dalin edhe disa burra e gra për të 
na pritur por edhe ata u zunë shumë ngushtë. Vendësit shikonin njëri tjetrin 
të hutuar. Ngela në mes dy zjarreve. Nisi të më errësohej, veshët më 
ushtonin. U turpërova tepër shumë por edhe u frikësova. Mora guximin dhe me 
një britmë të pazakonshme klitha:
-Mjaft më! Mos t’ua ndiej zanin! Në vend se të gëzoheni, po qyrraveni këtu! 
Çap! Çaaap! Mshilne gojen!,-u qirra .
Duket se klithma ime u pagua mirë. Ajo e bëri efektin e vet. Të gjithë e 
ndalën vajin. Ndoshta ishte klithmë trishtuese ose shumë kërcënuese. Edhe 
zeshkani u step . Ka mundësi të jetë frikësuar edhe ai. Eca drejtë tij dhe i 
thash:
-Ju lutem zotëri, të më falni! Ndoshta u solla tepër keq, ama këtu më 
erdhi. Zotëri, kini parasysh traumat dhe streset që kemi, Ndoshta s’jemi 
edhe normal,ndoshta. Mos ua zini për të madhe këtyre njerëzve që po qajnë. 
Zotëri, kanë të drejtë.
Zeshkani u zverdh. Më shikon drejtë në sy sikurse unë atë. Gjendemi 
ballë-për ballë. Ia shoh kokrrat e lotëve që i rrokullisen teposhtë faqeve. 
Marr guximin:
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:56 pm

-Mbahu or burrë! Ju duhet të na trimëroni e jo të na lëndoni në këto 
çaste. Po ani, mirë. Se, në lotët e tu shoh diçka shumë të fuqishme, shoh 
shpresën e këtyre frymëve. Vaji yt na jep kurajë, forcë na jep.- i them.
Ma shtriu dorën. Kapemi dorë përdore, ia shtrëngojmë njëri tjetrit. Më 
tërhoqi dhe u përqafuam shumë, shumë. Nuk folëm asnjëri. Vetëm hukamat e 
ngrohta përziheshin e zemrat rrihnin me ritëm tepër të shpejtuar.
-Do vemi brenda,- na tha esmeri me një gjuhë të lezetshme.
Nisemi njëri pas tjetrit. Në këtë çast, ndodhi edhe një rrëmujë shokuese. 
Papritmas u dëgjuan dhjetë-dymbëdjetë eksplodime të fuqishme shumë afër. 
Fëmijët, vajzat dhe gratë bërtitën trishtueshëm:
-Kukuu, edhe këtu po na gjuajnë!,-dhe instiktivisht u turrën drejt meje, 
sikur e donë ndihmën time. Unë, poashtu, jam i tmerruar. Nuk di çfarë po 
ndodh .Tani nuk më punon as goja as koka. Ngela si memec i rrethuar nga 
fëmijët.
Esmeri kuptoi panikun tonë dhe me të shpejtë thirri me zë tëlartë:
-Mos u trembni,mos keni merak! Këto s’janë bomba jo. Janë eksplodime të 
minave në gurthyesin e fshatit. Pa panik! Qetësohuni ju lutem, qetësohuni! 
Kjo është punë e përditëshme,ama ju jeni zënë në befasi. S’ka asnjë 
rrezik,qetësohuni!.
Unë menjëherë e kuptova intervenimin e zeshkanit. Tash, fjalët e kryetarit 
ua tregova fëmijëve,të cilët me mjaft vështirësi më kuptuan , por më e 
rëndësishmja është se u bindën dhe u qetësuan.
Futemi në një dhomë bukur të madhe ( ndoshta është sallë) ku paskan vënë 
katër shtretër me nga një syngjer përsipër, disa karrige dhe një tryezë. 
Ulemi kush ku mundet. Shikojmë njëri tjetrin dhe sikur pyesim: A thua, kah 
do të vazhdojë maratona jonë?!
Pas pak hyri zeshkani me pesë gjashtë gra dhe aq burra. Na përshëndetën 
ngrohtësisht. Në sytë e tyre vërej shqetësim. Marrim vesh se të gjithë janë 
nëpunës të komunës. Mundohen të jenë të afërt, sidomos gratë me gra.
-Këtu do të pushoni një çikëz, do të hani edhe darkën, kurse ne po dalim në 
zyrë tjetër dhe do t’u shpërndajmë nëpër familjet e progarëve. Vendosja e 
juaj do të jetë e përkohshme. Ne, brenda pak ditësh do t’i adaptojmë disa 
lokale ku pastaj do të qëndroni kohë të pacaktuar. Ne, këtu, jemi njerëz 
të varfër, ama strehë, bukë e kripë dhe zemër kemi me bollëk, do të bindeni 
edhe ju,- na tha kryetari i komunës.
-Edhe ne nuk kërkojmë asgjë më tepër. Po ti kemi këto që i numëruat do të 
jemi tepër të lumtur,-ia prita.
-Patjetër!- pohoi.
-Ju faleminderit për fjalët e ngrohta!,- i them kryetarit.
-Qofshi me nder!
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:56 pm

Kapitulli i gjashtë

VENDOSJA NË PROGËR


E shtunë, 10 prill, 1999.
Në Progër, siç u thash edhe më parë, arritëm me shtatë prill të vitit 1999.
Atë natë, në orët e vona, na shpërndanë nëpër familjet e progarëve.
Unë me të shoqen dhe dy djemtë shkuam tek familja e 
Yllnor Dedesë.
Me t’u futur në shtëpinë e Yllnorit, kuptova se aty do të 
qëndrojmë fare pak, sepse Yllnori nuk qenka i “ komun ” si u shpreh ai.
Anëtarët e familjes së Yllnorit u frikësuan kur na panë. Po , kanë arsye 
për frikë. Ne jemi tepër të lodhur, të mërzitur, të pa disponuar, të prishur 
në pamje, me rroba të fëlliqta, e me siguri edhe kundërmojmë erë te keqe. 
Menjëherë na futën në një dhomë ku gjetëm dy shtretër hekuri.
Dëshironim të biem sa më shpejtë në gjumë, se, kemi harruar të flemë si 
duhet. Edhe mikpritësit nuk na pengojnë.
Ramë në gjumë si të vdekur.
Të nesërmen, afër mesditës,zonja e shtëpisë,Ferdezja, na zgjoi nga gjumi. 
Ajo kishte ngrohur ujë të shumtë për t’u pastruar. Lahemi njëri pas 
tjetrit, të katërtit. Tash, pas larjes dukemi paksa më të mirë, sado kudo, 
hoqëm zdralen por edhe erën e keqe të Bllacës. Tani familjarët e Dedesë 
duken më të disponuar. Na afrohen shumë afër dhe filluan të interesohen se 
kush jemi, si quhemi dhe nga jemi. Edhe ne u interesuam për mikpritësit 
njësoj. Biseduam bukur shumë.
Zonja e shtëpisë kishte përgatitur një drekë me të gjitha të mirat. Ulemi 
tok me ta. Hamë bash mirë, ndonëse zonja Ferdeze nuk u nda e kënaqur me “ 
nazet “ tona.
Pas dreke, bashkë me Yllnorin vajtëm në komunë. Aty duhesh të regjistrohemi 
kush nga është i ardhur si dhe tek kush është i vendosur. Momentalisht u 
regjistruam 64 kosovarë. Të ardhurit janë nga vise të ndryshme të Kosovës, 
si nga Ferizaj, Prishtina, Podujeva, Malisheva, Sedllari (Shala) dhe 
Landovica.
Pushtetarët vendorë po përpiqen të na sigurojnë strehim të përshtatshëm 
për një kohë të pacaktuar. Mua m ’a ofruan një lokal ( ish kafene ) të 
lënë pas dore, aty, në afërsi të komunës. Lokali paska qenë pronë e dy 
vëllezërve bineqë, të cilët para gjashtë viteve paskan vdekur në një 
aksident trafiku dhe që atëherë këmbë njeriu nuk paska hyrë brenda madje as 
motra e tyre, Elvira, që tani po na shoqëron.
Ndërtesa qenka e ngritur rrëzë shkëmbit. Ana e poshtme duket si trekatëshe 
kurse ana e epërme rrafsh me tokë. Rreth e përqark paska mbeturina të 
shumta. Lokali mund të adaptohet disi por pengesë e madhe më duket se qenka 
jashtë fshatit, pa rrethojë, i pambrojtur nga bagëtia e fshatit e sidomos 
nga qentë e shumtë të cilët këtë vend e paskan cak të tyre. Pastaj nuk paska 
as vend për tu pastruar. Sa për pastrim ia bëjmë disi por ç’ është më e 
keqja nuk paska WC ( këtu po i thënkan banjë) fare. Mirëpo, alternativë 
tjetër nuk kam, doemos më duhet të vendosem në te më pëlqeu ose jo.
Komunarët m’i dhanë dy krevate hekuri, dy sfungjerë , dhjetë batanije 
(guverta u thënkan këta ), katër karrige dhe një tryezë. Çaklat që i morëm i 
vendosëm disi në dhomë, bëmë disa meremetime të vogla, e pastruam, ma lidhën 
koretin dhe me dhjetë prill u vendosëm në te.
Natën e parë thuaja se fare nuk fjetëm. Gruaja por edhe djemtë 
frikësoheshin bukur shumë. Më duhet të them se kishin të drejtë për tu 
frikësuar sepse ishim në periferi, të vetmuar, rrëzë shkëmbit malor, i cili 
duket se do të shembet në çdo moment mbi ndërtesë. Dera e dhomës është 
totalisht e kalbur, nuk mbyllet fare. E mbyllim me një batanije për ta 
penguar të ftohtit .
Diku para agimit fjetën të gjithë ndërsa unë kujdestarova deri sa 
zbardhi dita. Kur pashë progarët duke lëshuar bagëtinë dhe duke mbushur ujë 
poshtë tek burimi, rashë.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:56 pm

PROFESIONI IM ËSHTË MËSUES,DHE VETËM MËSUES!

E hënë, 19 prill, 1999.
Është ora nëntë. Një kamion i ngarkuar me ndihma humanitare u parkua para 
komunës së Progërit. Disa njerëz filluan ta shkarkojnë, e, në mesin e tyre 
është edhe kryetari i komunës, Refat Agolli. Unë jam shumë afër dhe pa u 
hamendur shkova pranë tyre me qëllim të caktuar.
-Zotëri kryetar, më vjen shumë rëndë kur ju shoh duke shkarkuar maunën. A 
bën ta bëjmë ne këtë punë? Kemi katër- pesë djem të cilët janë të lirë dhe 
të gatshëm ta bëjnë këtë punë pa kurrfarë përtese, madje jo vetëm sot por sa 
herë të ketë nevojë,- i thash seriozisht.
Kryetari më kuptoi fare mirë.
Menjëherë ftova dy djemtë e mi, Enverin me Ylberin,Avdylin e Kadriut dhe 
një tjetër nga Landovica. Djemtë , shumë shpejtë e shkarkuan mallin, e 
palosën në vendin e duhur dhe me kërkesën e tyre shkuan për në Maçurishtë 
(fshat afër Progërit) për ta shkarkuar mallin e destinuar për atje.
Pasi u krye puna, kryetari më ftoi në zyrën e tij. Shkova por pak si me dro 
.. Më priti tepër mire. Më bëri respekt të veçantë, më uli në kolltukun e 
tij, më servoi pije dhe duhan.
Për çudi, zyra e kryetarit shumë shpejtë u mbush me nëpunës dhe nëpunëse të 
komunës. Dhe, në mënyrë krejt spontane nisëm një bisedë jo të zakonshme, 
disi sikur më intervistojnë. U tregova shumë gjëra për luftën, masakrat , 
për dëbimin, për Bllacën. Të pranishmit janë tepër kureshtarë. Me 
vëmendje të posaçme më përcjellin çka po flas por edhe si po shprehem. Më 
duhet t’u them se kisha njëfarë treme, megjithatë maksimalisht isha i 
koncentruar si në temë ashtu edhe në të folur.
Dhe, pasuan pyetjet direkete:
-Zotëri Ajrush ( s’e theksuakan tingullin h ) tani jeni në Shqipëri, cili 
është mendimi juaj për Shqipërinë?-më pyeti kryetari .
Për një moment u hamenda të përgjigjem apo jo. Se, m’ u duk pak si pyetje 
provokuese. Vendosa për variantin e parë.
-Po, e kuptova thelbin e pyetjes. Do të përgjigjem shumë lirshëm por me një 
kusht: të mos prekët asnjëri prej jush,- i thash si me shaka.
Gjatë këtyre ditëve pata mundësinë të llafosem me shumë vendës moshash dhe 
shtresash të ndryshme. Të gjithë, ama bash të gjithë më folën fjalë tepër 
ofenduese për Enverin. Bile kisha përshtypjen se po më ngacmojnë. Nejse, 
këtë deri diku e kam të qartë. Mirëpo, edhe për Berishën nuk dëgjova 
asnjë fjalë të mirë. Pastaj, çka është edhe më keq, nuk janë të kënaqur as 
me pushtetin aktual(!). Unë nuk pajtohem me ta, sepse nuk është e mundur që 
të gjithë të jenë të këqij,nuk do të pajtohesha as me juve nëse jeni në 
taborin e tyre. Sipas mendimit tim, ju, në Shqipëri, keni shumë të 
mira, ama nuk ua dini vlerën sa duhet. Këtë e kam vërejtur gjatë këtyre pak 
ditëve. Për ta ilustruar këtë që thash, po marr dy shembuj konkret:
Dini, çdo ditë lind dielli, i cili na sjell dritë, ngrohtësi , jetë. 
Por, ne, asnjëherë nuk bisedojmë për diellin. Ose:Njeriu pa ajër nuk ka 
mundësi të jetojë hiq më shumë se tre minutë. Po, meqë ka ajër me bollëk, 
kurrënjëherë nuk e zëmë në gojë atë, sepse, nuk ia çmojmë vlerën fare . 
Kuptoni?
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:57 pm

Ju, keni shtetin tuaj, i keni të gjitha institucionet, ashtu si janë, të 
mira apo të brishta . T’ uajat janë. E keni Lirinë , po e përsëris, e 
keni Lirinë, së cilës, për fat të keq, nuk ia dini vlerën. Ju , 
fatmirësisht, nuk dini çka donë të thotë të të sundojë i huaji në shtëpinë 
t’ uaj , ju, prapë po them për fat të mirë, nuk dini ç`është okupatori, ju, 
nuk dini (praktikisht ,ë?) ç’ është armiku, ju, nuk dini ç ’ është 
robëria, ju, nuk dini kush janë çetnikët . (Më vështrojnë me vëmendje ).
Ja një të dhënë shumë të saktë për çetnikët:
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një bandë çetnikësh hasin në një shtatzënë. 
Njëri nga çetnikët thotë : “Kjo grua djalë ka në bark”.Tjetri ia pret :”Jo, 
vajzë ka”. Jo djalë -jo vajzë, lidhen me kusht : Nëse gruaja ka djalë në 
bark, çetniku i parë do ta fitojë një litër raki,ose anasjelltas, do ta 
humbas një litër raki. Dhe, pa një pa dy i bien gruas bajonetë, ia çajnë 
barkun, ia nxjerrin foshnjën nga barku, e ngulin në bajonetë dhe e çojnë 
lart. ” Djalë”-klithi çetniku i parë dhe nisi të mburret për fitimin e 
bastit , ndërsa të tjerët filluan të tallen me humbësin e bastit . (Gratë 
klithën me “bobooo!” ) .
Vini re !
Asnjërit si vajti mëndja se kishin kryer dy krime makabre.
Këta, pra, janë çetnikët .
Ne, me ta kemi punë.
Prandaj, sikur ti dinin këto që ua numërova, jam më shumë se i bindur, 
ndryshe do të shprehshin , - u thash dhe prita reagimin e tyre.
Për çudi, asnjëri nuk foli, vetëm shikuan njëri tjetrin dhe sikur pohuan 
“ashtu është”.
Mbretëroi një heshtje absolute.
-Çfarë mendimi keni për Nanon?- vijoi kryetari me pyetje ndoshta edhe për 
ta thyer heshtjen që u krijua.
Unë isha i vendosur të përgjigjem ashtu si mendoj, u bë ç’ u bë.
-Po. Nano nuk gëzon respekt në Kosovë. Ai bisedoi në Kretë me xhelatin 
Milosheviq, bile i dha dritën jeshile kur Nano pohoi se çështja e Kosovës 
është çështje e brendshme e Serbisë. Çfarë mjerani. Noli do të 
thoshte: “Vaj vatani e mjerë mileti”! Kaq, besoj se s’ka nevojë të them 
gjë më tepër. (Nuk reaguan).
-Po, për Berishën mund të thoni gjë?- më pyeti një shkurtaq i cili më 
duket se qenka nanoist.
-Po . Edhe për Berishën kam mendimin tim. Ai ( Berisha ) nuk flet por 
çirret. E, demokracia dhe të çirrurit nuk shkojnë bashkë, ju thoni tok. 
Më duket se jam mjaft i qartë, ë?- iu përgjigja shkurt.
-Po Qosja ?- m ‘u drejtua një i moshuar.
-Qosja, në momentin kur filloi të merret me politikë-huqi. Ajo (politika) iu 
kthye si bumerang. Ai (Qosja ) në vend se të vajtojë për trazirat që ndodhën 
këtu në Shqipëri, ato (trazirat, ë? ) i quajti si revolucion, madje “ 
revolucion i vonuar”. Epo, ja se ku na vajti i gjori Rexhë! Kaq. - i 
thash.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:57 pm

-Mirë, po Majko? –më pyeti një bukuroshe.
-Majko është një bukurosh përplot me energji. Dëgjuam se ka marrë vendim të 
prerë për të mos lëshuar asnjë kosovarë të largohet nga Shqipëria. Ky vendim 
i kryeministrit është shumëdimensional, domethënës edhe largpamës. Njeri i 
duhur në- kohë të duhur. Njerëz të këtillë na duhen. I lumtë! -e urova
-Mund të na flisni diçka për Demaçin?, - m'u drejtua një nëpunëse e postës.
-Po vërej se vazhdimisht më ngacmoni. Megjithatë unë do të flas edhe për 
te, natyrisht po flas në emrin tim, ashtu si unë i shoh gjërat, gjë që nuk 
donë të thotë të jetë siç them unë,ë?. Ishte fjala për Demaçin. Ai është 
Nelsoni shqiptar . Dini, ishte zëdhënës i UÇK-së. Po, kur Delegacioni 
Shqiptar i Kosovës ishte në Konferencën e Rambujesë për Kosovën, Ademi 
refuzoi të firmoset Marrëveshja në Paris. Duket se është një rebel i madh. U 
grind edhe me UÇK-n. Do të më vinte shumë mirë sikur të jem gabim.
-Po për Mejdanin dini gjë?-më pyeti një djalë i ri.
-Mejdanin nuk kam pasur mundësi ta njoh. Dëgjo, nëse nuk e përkrah asnjë 
parti, qoftë majtiste ose djathtiste, pra, nëse është i paanshëm, do të 
jetë një president me perspektivë të shkëlqyer. Tash ka rastin të dëshmohet 
e të afirmohet si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ka kohë të 
dëshmohet, ka,- i them.
-Për Rugovën nuk thatë asnjë fjalë,-ndërhyri kryetari i komunës pak si 
me të qeshur.
-Po, ju s ’më pyetët,- ia ktheva edhe unë në mënyrë të njëjtë.
-A bën të na thoni diç për te?- shtoi kryetari.
-Bën, pse jo. Rugova (sipas meje,ë?) është personalitet shumë enigmatik, 
të mos them misterioz. Ndoshta është shumë i ditur, ndoshta, ...(!)
-Po, ai (Rugova H .I.) para ca ditësh pati një takim me Milosheviqin, 
madje kërkoi nga NATO-ja t’i ndalojë bombardimet ndaj Serbisë, si e 
komentoni ju këtë veprim të tij ?-më ndërpreu nanoisti me cinizëm.
-Ashtu është thënë. Edhe ne kemi dëgjuar për atë takim që është 
“organizuar”, në fund të marsit. Ku, e në çfarë rrethanash është mbajtur 
nuk dihet asgjë. Një gjë dihet me saktësi: Rugova është zënë rob. E, me 
robin, robëruesi , në këtë rast Milosheviqi, manipulon si të dojë. 
Paraprakisht është shkruar skenari, është sjellë Rugova në atë farë kthinën 
e Milosheviqit, ia kanë vënë tekstin përpara,ia kanë vënë automatikun në 
kokë dhe e kanë urdhëruar për ta nënshkruar atë farë “deklarate”. 
Kameramanët kanë gjiruar tërë “ceremoninë ” e firmosjes së asaj letre dhe 
e kanë plasuar para mediumeve vendore e botërore, gjoja se, Rugova po 
kërkon ndërprerjen e bombardimeve(!) . Por e vërteta është krejt ndryshe: 
Rugova me vite të tëra ka kërkuar nga NATO-ja që të intervenojë, të na 
shpëtojë . E, sot, kur NATO-ja është në veprim të plotë,Rugova të kërkojë 
ndërprerjen e bombardimeve, është absolutisht gënjeshtër, është një skenar 
i pakripë, tek ne i themi rrenë e kulluar. Edhe një gjë e di: Rugova 
mund të jetë gjithçka, përveç kuisling (tradhtar) kurrën e kurrës 
s’mund të jetë. Për Rugovën vetëm koha do të na dëshmojë e pastaj do të 
mësojmë me saktësi se kush (është ) ishte ai. Kam bindje se jeni viktimë e 
mediumeve sllave ,-iu përgjigja nanoistit pak si ashpër.
-Duket sikur jeni rugovist,- më nxiti kryetari.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:58 pm

-Po edhe jo. Në fakt, unë jam vetëm një spektator që shikoj garuesit në 
këtë maratonë. Maratona ka filluar. Ndonjëri ka mundësi të ketë një çikëz 
përparësi por varet se sa do të ketë forcë për ta ruajtur atë avantazh. 
Maratona po vazhdon. Unë si të gjithë shikuesit po i përkrah të gjithë 
garuesit, e, ai që del i pari, pra, e fiton garën, natyrisht se do t’ia 
uroj fitoren. Fundi i fundit të gjithë janë tanët. Kjo është me shumë 
rëndësi. Të gjithëve do t’ua lë vetën në dispozicion dhe do të kontribuoj 
aq sa mundem. Pra, unë jam ky që u thash, nuk di sa dhe si më keni 
kuptuar,-iu përgjigja.
-Zotëri Ajrush, kemi shënime se ju me profesion jeni mësues, ama, neve na 
duket sikur nuk është e saktë kjo e dhënë,-më befasoi kryetari.
U shtanga. Bile për një çast mbeta pa fjalë. Pandeha se gjatë gjithë kësaj 
bisede paskam bërë ndonjë gabim fatal, paskam ofenduar ndonjërin, ose 
paskam bërë ndonjë lapsus të madh andaj edhe dyshojnë në profesionin tim.
Mendova pakëz dhe shpërtheva:
-Miq të mi, ka mundësi të kem gabuar ndonjë gjë, ka. Ka mundësi ta kem 
ofenduar ndonjërin prej jush, ka. (Mos më ndërhyni ju lutem! ) Por, 
sinqerisht ju lus, kini parasysh momentet dramatike nëpër të cilat kaluam 
gjatë ditëve që lamë pas, kini parasysh gjendjen momentale që po kalojmë në 
këto çaste ( Prit të lutem!- i bërtita kryetarit). Për momentin humbëm 
gjithçka që patëm në këtë botë edhe si individë edhe si kolektivitet. Fati 
ynë akoma nuk po dihet . Jemi me strese dhe plotësisht të traumatizuar. 
Pra, nëse kam bërë ndonjë gabim, ta dini miq të dashur, se nuk e kam bërë me 
vetëdije apo me qëllim për ta ofenduar ndonjërin. Se, unë në fillim u thash, 
po bisedojmë lirshëm, pa hidhërim, ë? Përndryshe, unë, me profesion isha , 
jam, dhe dashtë Zoti, do të jem mësues, dhe vetëm mësues!,-fola me një ton 
bukur të lartë.
-Një minutë, një minutë ju lutem!-foli kryetari me nxitim.-Unë, unë e bëra 
gabimin. Ju lutem vetëm një sekondë durim, ta sqarojmë llafosjen gjer në 
fund! Nuk qëndron fakti se ju keni gabuar, jo. Puna qëndron krejtësisht 
gjetiu, në favorin t’ uaj është,-më tha.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 3:58 pm

-Zotëri kryetar, seriozisht po u them, tanimë jam i hutuar tërësisht.
-Pikërisht këtë, hutinë t’ uaj do ta sqarojmë. Ne,- vazhdoi kryetari,-kemi 
pasur kontakte edhe me kosovarë të tjerë. Ata pohonin se kanë kryer shkolla 
të larta e superiore (fakultete) , por jam i detyruar t’ua them troç : 
Bisedat e tyre ishin konfuze, me plot gabime tematike e edhe gjuhësore; 
here-herë nuk i kuptonim ç’arë thoshin . Ju dalloni shumëçka prej tyre. 
Flisni me një gjuhë shumë të pastër, sikurse tiranas , jeni shumë konkret 
dhe të qartë në përgjigjet që i jepni , pastaj, ju dini shumë gjëra, për të 
cilat ne progarët nuk kemi aber ( kështu thënkan.)
-Ky kompliment tanimë është i tepruar,-ndërhyra pa leje.
-Prit, prit! Akoma s’kam mbaruar!- më urdhëroi kryetari. Përshtypja ime por 
edhe e stafit tim ishte se ju keni arsimim superior madje edhe ndonjë 
pozitë, por nga modestia jeni paraqitur si mësues. Këtu ishte thelbi i 
atij “dyshimi ” që ua ceka më parë. Besoj se tani m’ë kuptuat. Tanimë nuk 
dyshojmë. Me argumente na bindët. ( Desha të flas por nuk më lejoi). Një 
sekondë! Edhe diçka kam për të shtuar:Lumë ata nxënës që kanë patur fatin të 
qëndrojnë para teje e të nxënë me ty. Kaq,- më tha dhe përcolli reagimin 
tim.
Komplimenti nuk më bëri përshtypje asnjë fije.
Përmendja e nxënësve më nxori nga tema krejtësisht. Në moment m’ u duk 
se jam në klasë para nxënësve të mi: Albanës, Edonës, Korabit, Valmirës, 
Kosovares, Flamurit,Teutës, Valonit, Agonit * … Fillova të mos ndihem mirë. 
Sytë nuk qenë në gjendje ti ndalin lotët. Ata filluan të zhagiten faqeve 
teposhtë.
Në zyrë ra një heshtje trishtuese. Me të shpejtë detyrohem ta mbys atë.
-Miq të mi, kryetari m’i përmendi nxënësit. Një koincidence e vogël:
Sot një muaj, pra, më 19 mars, ua pata mësuar nxënësve të mi tingullin e 
fundit të alfabetit tonë, shkronjën Zh. Atë ditë , nxënësit dëshmuan se 
kishin humbur shpresën për jetë(!). “Ne,- më thanë,-kurrë nuk do të 
bëhemi as pleq (djemtë) e as plaka (vajzat)! Shkiet do të na vrasin, do të 
na masakrojnë sikurse ata në Prekaz e Reçak”. (Besoj se keni dëgjuar për 
masakrën e Prekazit dhe të Reçakut ). E unë, atë ditë (më 19 mars) jam 
betuar para tyre, se askush nuk do të guxojë t’i prekë as me dorë, dhe se, 
me ndihmën e Zotit, të gjithë do të bëhen pleq (djemtë) dhe plaka (vajzat). 
Tani jam tepër i shqetësuar. Nuk di se ku i kam nxënësit, ku më janë 
tretur. Vallë, mos ndonjëri ose shumica nuk do ta shijojnë pleqërinë?! 
Kjo po më frikëson, kjo.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA! - Faqe 3 Empty Re: Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 5 Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi