Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Shi dhe borë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 12:27 am

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë N100000443426890_622

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë

Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, 2009, Enertin Dheskali

Në qytetin tënd të bukur, sot bie borë,
Në të timin, shiu lan lotët e vetmisë,
Ti shpirtin ma vjedh me zërin e ngrohtë,
E unë i magjepsur, me mendje të ndjek pas.

Kilometrat e akullt shkrijnë ngadalë
Nën sytë e gjelbër të hënës së marsit,
Mbi gjoksin tënd, buzën e etur ndal,
Dhe koha mbi trupat tanë të prushtë tretet.

E çmendur është puthja ime këtë natë,
Mbi sy, mbi gushë, mbi kofshët plot zjarr,
Ti klith që përtej, zhytur në ekstazë,
Unë epshin prek në shtrat porsi i marrë.

Në qytetin tënd të bukur, sot bie borë,
Ndërsa këtu, shiu ndjenjat e mia zgjon,
Unë zemrën tënde mbaj që larg në dorë
Dhe ajo ngadalë të gjithin më pushton…

23. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Të dua nga larg

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:37 am

Enertin Dheskali: -Të dua nga larg

I hapa kanatat e zemrës këtë mbrëmje
Dhe prita të më vinte një lajm nga ty,
Më erdhi nga larg zëri yt nëpër endje,
Kristale lotësh më vendosi mbi sy.

Je e vetmja që kam në këtë botë të fëlliqur,
Gjysmëshpirt i trupit të lodhur nga dhimbja,
Je puthja – trëndafil për buzën e rreshkur
Që më mungon në këtë burg vetmie.

Më shaj, e nëse s’më beson, copëtoma zemrën
Që tashmë gjysëm ka mbetur, pa jetë,
Unë nën psherëtima tentoj ta mbys dhimbjen,
Të dua – të them nën lotë që nga larg…

01. 07. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Ndarje pa lamtumirë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:39 am

Enertin Dheskali: -Ndarje pa lamtumirë
Asnjë takim duarsh,
Asnjë puthje,
Asnjë lot i derdhur atë çast…
Ndarja jonë erdhi çuditshëm,
Si një anije që lundron
Çmendurisht
Përmes dallgëve të ndjenjave,
Pa vela e pa timon.
Unë pështyja mbi heshtjen,
Të kërkoja, lutesha,
Dhe të nisja mesazhe në celular,
Ndërsa ti kishe humbur trenin e kohës,
Më le në një cep të zemrës tënde
Pa më thënë as lamtumirë…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Përtej harresës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:40 am



Enertin Dheskali: -Përtej harresës

Ndonjëherë,
Kur ti m’i thyen
Eshtrat e pritjes,
Në gjoksin e mbytur
Nga lotët e pritjeve,
Unë betohem të të harroj.

I mbyll me dryna të rëndë
Dyert dhe dritaret e shpirtit
Dhe hesht në vetmi.
Për dreq,
Nga vrima e çelësit
Hyn era e kujtimeve
Dhe ëndrrat m’i sjell mbi sy,
Mes tyre vjen e ulur, tej buzëqeshjeve,
Sërish si përherë,
Ti…

10. 08. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Kohë mitesh, mite në kohë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 1:44 am

Enertin Dheskali: -Kohë mitesh, mite në kohë

Në çaste mitike e zgjova gjumin e ëndrrës,
Tek flinte me lëkurën e gjarprit nën krye,
Mbi një copëz shkëmb,
Ku koha
Kish vizatuar historinë,
Mitet si shqiponja sqepkthyer endeshin
Mendimeve të mia harruar në kohë…

E zgjova gjumin
Në çaste mitike,
Kur gjarpërinjtë
Lëvrinin nëpër eshtra,
Me dhëmbë vampirësh që thithin
Nga trungu i rrëzuar,
Edhe të fundmen pikëz gjaku.

E zgjova gjumin,
Sa herë trokisnin vetëtimat e vetmisë në shpirt,
Sa herë vrisja panteonë syçakërr nëpër ëndrra,
Sa herë ulërimat e ujkut me dy këmbë
Trokisnin nga veriu i sprapsur.

Koha s’ka mëshirë për mitet
E as mitet për kohën.
Gjumin e ëndrrës
E zgjova sa herë sqepi i shqipes mitike,
Përplasej me gjarprin – kohë…

31. 01. 2000
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Varfëria

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 2:06 am

Enertin Dheskali: -Varfëria

Këmbëzbathur endet rrugëve të përbaltura,
Mbytur në zhulin e kohës,
Tenton të ngopet me thërrime të thara,
Në tavolinat e pluhurosura
Të lëna nga nata mashtruese,
Aty ku minjtë vrisnin njëri – tjetrin
Si kanibalë,
Dhe përpiqen të mbijetojnë
Në xhunglën e jetës qënievrasëse.

Futur nëpër rrobat e arnosura
E të zbardhura nga koha dhe vuajtjet,
Dremit varfëria,
E heshtur, nën mërzi,
Me kokën zhytur në ëndrra,
E me stomak që krokëllin
Në zbrazëti…

06. 01. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Sikur të kalëroja ndjenjat

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 2:10 am

Enertin Dheskali: -Sikur të kalëroja ndjenjat

Mike e zemrës u bëre një ditë,
Mike mbi të gjitha miqësitë,
Oqean që më erdhe me vështrime,
Re shkurti që me ëndrra më përmbyte.

Më përplasen mendimet në ndërgjegje
Si kokrra breshëri mbi xham,
Më sakatos ideja që e imja nuk je,
Më torturon ideja, pse nuk të kam?!

Si kuaj të harlisur stepash
Vrapojnë ndjenjat në kurmin tim,
Lënë pas veç gjurmë dilemash,
Teksa më shkelin në shpirtin jetim.

Sa dua të kapem në krifat e tyre,
Ti kalëroj ndjenjat të më sjellin tek ti,
Të kuptosh e dashur, çdo të thotë dhimbje,
Çdo të thotë lot që vdes në përjetësi…

17. 05. 2008
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Enertin Dheskali: -Modë e re

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 06, 2009 11:21 am

Enertin Dheskali: -Modë e re
Nëpër kanalet televizive
Parakalojnë këgëtarë, aktorë
Që përpiqen të ndjellin epsh
Për shikuesit e papunë.
Gjysmënudot kanë mbuluar gjithçka,
Ekranet,
Skenat,
Rrugët,
Bulevardet…
Me sa duket,
Së shpejti do dalë në modë,
(Zot na ruaj,)
Të zhveshim nudo dhe mendimet…

29. 07. 1998
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Shi dhe borë Empty Re: Enertin Dheskali: -Shi dhe borë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi