Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)-

Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)- Empty Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 12:25 am

Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)- N100000443426890_622

Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)-

Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, Enertin Dheskali

Rrugës së gjatë, me një barrë dru të rënda mbi shpinë,
Gomarit të shkretë, fshikujt e thanës i shtuan mërzinë.

-Ush, ec or dreq, - i fliste i zoti, dhe bam në kurriz,
Ndalon gomari nervoz, tund veshët dhe më nuk lëviz.

-Eh ç’më polli mua të gjorit, - qahet njeriu,
Ky laço mezallah se tundet, eh unë i ziu.

Përplasi këmbët gomari dhe pëlliti ngadalë,
Ndonjëherë ti imzot, sillesh më keq se gomar.

Pse u dashka të ha thupra për të shtuar shpejtësinë,
Në fund të fundit kafshë jam, nuk jam makinë.

Pastaj, s’më pëlqen të shkas në ndonjë rrëpirë,
Jam ende i ri për të humbur kot, qelepirë.

Më vjen keq dhe për ty, se po ngordha unë,
Do detyrohesh vetë të ngarkosh të gjithë drunë.

Prandaj zoti im, më mirë ngadalë drejt shtëpisë,
Sesa pa gomar, se pastaj drutë vetë do i mbash në kurriz…

Dhjetor 1996
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Enertin Dheskali: -Më mirë ngadalë…(Fabul)- Empty Enertin Dheskali: -Të guxosh

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 10, 2009 12:33 am

Enertin Dheskali: -Të guxosh

Marre nga vellimi i trete poetik, "Gjak ne kozmos", 170 faqe, 140 poezi, Enertin Dheskali


Të guxosh! – Një fjalë tinzare
Që zvarritet nëpër pellgjet e mbushura me intriga
Dhe intriga pjell, mbushur me zhulin e endjeve,
Autostradave të verbra të pushtetit
Që përdhunon ëndrra.
Të guxosh! – Një fjalë tinzare,
E tretur në burgun e dëshirave të shtypura,
Që pranga thyen, e sërish endet nëpër pranga…

10. 03. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi