Naile Zhupani: Emrat të Sigurimit të Shtetit... nga librin e Nafiz Bezhanit
Faqja 1 e 1
Naile Zhupani: Emrat të Sigurimit të Shtetit... nga librin e Nafiz Bezhanit
Naile Zhupani: Emrat të Sigurimit të Shtetit... nga librin e Nafiz Bezhanit
Nafiz Bezhanin, juristin e njohur që sot nuk jeton ma. Në detyrën e Kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës të Zyrtarëve, Bezhani asht zyrtari i parë shqiptar që ka kalue në sitë të gjithë emrat e zyrtarëve të lartë të shtetit që kanë qenë agjentë të Sigurimit të Shtetit. Për gati pesë vjet ai verifikoi shumë emra zyrtarësh që ishin lidhur me Shërbimin Sekret. Dhe si rezultat, më shumë se 100 zyrtarë i thanë lamtumirën postit pikërisht se ishin lidhur me atë Shërbim. Por, juristi i njohur nuk na ka lënë pas vetëm këtë punë. Vetëm pak kohë pasi mbaroi mandatin e detyrës, nxori tre libra me vëllime për të gjithë spiunët të quajtur “Mëkatarë”. Nje pjesë nga libri ku ai veçon pseudonimet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit. Kush ishin “Trëndafili” e “Sqepari”, “Pashtriku”, “I penduari”, “Dragoi”, “Kobra”, e shumë të tjerë. Nafiz Bezhani na i sjell aq aktualë edhe për një diskutim që në Parlament asht ba lëndë e parë.
Disa nga pseudonimet e agjentëve të Sigurimit të Shtetit
Këto janë dy pseudonime të dy ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit, të cilët ishin anëtarë të një fraksioni të shkëputur në '98-ën, nga Partia Demokratike. Nga një kërkesë për verifikimin e figurave, dy prej fraksionistëve rezultuan me dosje të mëdha. Ja si e kujton Nafiz Bezhani momentin kur grupi i fraksionistëve i vjen në zyrë për të kërkue verifikimin e figurave të kryesisë së PD-së, ku midis tyre ishin edhe dy fraksionistët me "njollë": "Kur thashë dy pseudonimet "Trëndafili" dhe "Sqepari", ktheva sytë nga dy fraksionistët që kishin mbajtur këto dy pseudonime, të cilët mu dukën të vilanosur, me një fytyrë të prerë dhe në heshtje varri. Njëri nga ata kapi për krahu kryetarin e grupit, e tërhoqi paska dhe i tha "hajde të dalim". Pastaj u kthye nga unë dhe shtoi: "Keni të drejtë, z. kryetar, po heqim dorë edhe nga lista jonë".
"Pashtrik"
Një nga figurat shumë të njohura publike. Ai asht një i persekutue shumë i njohur, i cili ka preferue të shërbejë vullnetarisht për organet e Sigurimit të Shtetit.
"I penduari"
Quhej Hodo Kushi, i dënue me 15 vjet heqje lirie për shkak se një shok i tij e spiunoi. Pikërisht për këtë, merr vendimin t'i shërbejë Sigurimit të Shtetit. Për 11 vjet, ndonëse agjent i Sigurimit të Shtetit, i asht nënshtrue torturave çnjerëzore për të fitue besimin e të burgosurve, por në fakt me shërbime tepër speciale. Me përmbysjen e diktaturës, ai përfiton statusin e të persekutuarit politik dhe emërohet në funksione të larta të shtetit. Ka raportue për at Zef Pëllumbin. Postin e lartë drejtues e ka mbajtur deri në '97-ën. Çuditërisht, pas '97-ës mbeti në një post në rang zëvendësministri. Prandaj, si drejtues i lartë, iu dërgua kërkesa për kontrollin e figurës së tij.
Adem Rama"
Një drejtues i lartë, të cilit pasi iu bë kontrolli i figurës nga Komisioni Shtetëror i Kontrollit të Figurave, u shkarkua nga detyra. Rama ishte agjent i UDB-së jugosllave. Propaganda jugosllave e kishte trumbetue atë si agjent të Sigurimit të Shtetit, duke shkaktue gati një incident diplomatik mes dy vendeve rreth viteve '50. Jugosllavët thanë se ishte zbulue "veprimtaria armiqësore e agjentit të rrezikshëm të Sigurimit të Shtetit Shqiptar, Adem Rama, student në Universitetin e Beogradit". Sipas jugosllavëve, Rama ishte arrestue në flagrancë gjatë dhënies së informacioneve sekrete sekretarit të ambasadës shqiptare në Beograd. Me akuza të tilla, Republika Federale Jugosllave vendosi ekstradimin e Ramës. Ndërkohë, mënyra e ekstradimit të tij linte të dyshohej se mund të ishte një lojë e UDB-së Jugosllave. Sipas verifikimeve të Bezhanit, Rama gjatë kohës së monizmit kishte denoncue si të dyshimtë për shtetin dhe Partinë e Punës 86 persona, nga të cilët 12, sipas tij, konsideroheshin të rrezikshëm. Në kohën e demokracisë, ai diti të shfrytëzojë situatat e të ngjitet në poste drejtuese, në të cilat u shkarkua pas verifikimit nga Komisioni i Kontrollit të Figurave.
"Flutura"
Në librin e Bezhanit mban emrin Liri Mema. Sipas të dhënave pseudonimi përfaqësonte besnikërisht bukurinë dhe karakterin e saj. "Në shikim të parë ajo jepte përshtypjen e një vajze të lehtë, por krejt ndryshe del kur lexon raportet e saj të shkruara me dorë, me një arsyetim tejet të pjekur", thotë Bezhani. Agjentja e Sigurimit të Shtetit, me pseudonimin "Flutura", kontrollonte Adem Ramën pak kohë pasi u ekstradua nga Jugosllavia.
"Safeti"
Një tjetër agjent, i cili u ngarkua me detyrën e nxjerrjes së informatave për Adem Ramën. Ky agjent i përgatitur me kujdes, u dërgua në minierën e Kurbneshit si person me rrezikshmëri shoqërore, me banim të detyruar atje dhe lëvizje të kufizuara, vetëm për raste të veçanta dhe me leje të posaçme të lëshuar nga Dega e Punëve të Brendshme Burrel. Ai duhet të raportonte për "Korbin". Ky ishte një agjent i UDB-së, i quajtur Iljaz Materliu, me origjinë kosovare, me arsim fillor, i pamartuar, me profesion tregtar. "Korbi" i duhej "Safetit" për të zbuluar të dhëna për Adem Ramën. Dhe në fakt ai tregoi se Rama ishte rekrutuar në UDB që në shkollë, pasi ishte më i miri i klasës.
"Dragoi"
Emri i vërtetë në librin e Nafiz Bezhanit shfaqet Robert Duka. Ai ka qenë agjent mjaft i suksesshëm. Fillimisht mbulonte Universitetin. Në librin e Bezhanit përmenden detaje të punës së tij, kur ai "kishte zbuluar një veprimtari armiqësore në Institutin e Lartë Pedagogjik. "Kjo veprimtari armiqësore udhëhiqej nga një grup studentësh të pakënaqur nga regjimi socialist siç ishin Kasëm Trebeshina, Kadrie Kadare, Robert Shvarc, Nasho Jorgaqi e ndonjë tjetër. Ky grup mund të konsiderohet i likuiduar", mësohet t'i ketë thënë Kadri Hazbiu Enver Hoxhës. "Dragoi" lirohet nga detyra pasi i jepet misioni për të përpunuar Skënder Luarasin, të cilin e kishte mik dhe kishte konsideratë të madhe për të. E ngarkojnë të ruajë "Qorrin". Më pas shkon me mision si kryetar delegacioni në kongresin "Për mbrojtjen e mjedisit", dhe në dhomën e tij vritet edhe ish-drejtori i UDB-së jugosllave për Ballkanin, Mirko Vukoviq.
"Qorri"
Ishte një nga zbuluesit më të shquar të agjenturës franceze që vepronte në Jugosllavi, por me motive të paqarta u bë transferimi në Shqipëri. Në atë kohë agjentura franceze kishte treguar interesim të madh për Shqipërinë. Ai u survejua nga "Dragoi", i cili ishte mësuesi i tij i shqipes. Një mision që u cilësua mjaft i suksesshëm.
"Kobra"
Sali Dani, "Hero i heshtur" i Sigurimit të Shtetit. Në librin e Nafiz Bezhanit mësohet se "Kobra" ishte arratisur për llogari të Sigurimit të Shtetit në '51-shin, në Republikën Federale Gjermane, pak kohë pasi i ishte ngarkuar detyra e atasheut ushtarak në Moskë. Pas arratisjes, Saliu u dërgua në një shkollë profesionale amerikane të zbulimit në Gjermaninë Perëndimore, për t'u përgatitur kryesisht për zbulim në shtetet e Evropës Juglindore, që përbënte objektin kryesor të CIA-s në atë kohë. Në librin e Bezhanit, dokumentet tregojnë se qe pikërisht ai që ekzekutoi Mirko Vukoviq, ish-kreu i departamentit të Ballkanit në UDB. Ishte një nga agjentët më të aftë të Shërbimit Sekret. Pas '90-ës kthehet në Shqipëri, ku vdes dhe varroset si i persekutuar
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani..një homazh për një Kaçak të Pollogut!
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
» Naile Zhupani: Qenan Garip Zhupani-Homazh për një Nacionalist të Pollogut
» Naile Zhupani: Ah Gegjnishtja sa te dua!
» Naile Zhupani: You will always know the reason..!
» Përshëndetje nga Naile Zhupani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi