Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BISER MEHMETI:ÇKA MUND TË PRITET NGA EULEX-SI

Shko poshtë

BISER MEHMETI:ÇKA MUND TË PRITET NGA EULEX-SI Empty BISER MEHMETI:ÇKA MUND TË PRITET NGA EULEX-SI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 11, 2010 8:49 pm

ÇKA MUND TË PRITET NGA EULEX-SI


BISER MEHMETI:ÇKA MUND TË PRITET NGA EULEX-SI 31170_1470209877553_1302791183_1260306_6115589_s
Shkruan:BISER MEHMETI


Kohëve të fundit tema kryesore në Kosovë, jo vetëm në qarqet intelektuale e politike, por edhe te njerëzit më të thjeshtë, është pyetja:çka do të ndodh pas bastisjes së fundit të EULEX-sit në qeverinëe Kosovës?! Një kategori është e mendimit se EULEX-i në të vërtet ka bërë vetëm një show medial, sepse realisht as që është duke u marrë me çështjen kryesore për të cilën është në Kosovë: me sundimin e ligjit. Një kategori tjetër janë optimistë, duke shpresuar se me tëvërtetë EULEX-i është i vendosur në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar që në Kosovë janë dukuri mjaft të shprehura.
Parashtrohet pyetja:çka pritet të ndodh gjatë ditëve të ardhshme?!
Sipas shumë analistëve , në mesin e të cilëve ka edhe të tillë që vërtet janë të aftë t’i parashikojnë rjedhën e ngjarjeve, gjatë ditëve të ardhshme në Kosovë pritet të bëhen arrestime të reja të disa personave që mbajnë poste të larta në qerverinë e Kosovës. Në këtë drejtim emri më i lakuar është ai i Ministrit të Transportit Fatmir Limaj, mbi të cilin tashmë rëndojnë hiç më pak se pesë akuza për vepër penale dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Edhe më herët është pëfolur koluareve se ministri Limaj prinë në qeveirnë e Kosovës për korrupsion, për shkak se një pjesë e madhe e investimeve të qeverisë së Kosovës kryesisht shkojnë përmes kësaj ministrie. Në anën tjetër, ka edhe njerëz që përfolin se pas luftës Limaj është bërë njeri mjaft i pasur, natyrisht falë veprave të tij korruptive. Një emër tjetër që kohëve të fundit përflitet me të madhe është edhe Nexhat Krasniqi, shef i prokurimit në këtë ministri. Sipas kësaj del se tandemi Limaj- Krasniqi ka funksionuar në kordinim mjaft të mirë.
Çka mund të ndodh nëse ministri Limaj arrestohet?!
Në Kosovë shumë njerëz janë skeptik, madje deri në ekstrem se një gjë e këtillë s’mund të ndodh! Së paku sa i përket shqiptarëve të Kosovës askush nuk ka guxim të bëj një gjë të këtillë , pasi që minstri Limaj ka “fuqi” të madhe në qeverinë e (korruptuar) Kosovës. Ka të tillë që thojnë se ai është edhe më i fuqishëm se vetë kryeminstri Thaçi. E vetmja “shpresë” në këtë drejtim atëherë mbetet tek autoritet e EULEX-it, të cilën e kanë “në dorë” mundësinë e arrestimit të zotëri Limajt. Vetë fakti që Limaj ka angazhuar tre avokatë të huaj,të cilët kërkojnë miliona euro për punën e tyre, dëshmon se ai ka “nuhatur” diçka. Normalisht në këtë aspekt të gjithë e dijnë se angazhimi i avokatëve të huaj është një veprim i paramenduar se diçka mund t’i ndodh atij.
Arrestimi i Limajt natyrisht që do të shkaktonte “termet” jo vetëm në qeverinë e Thaçit, e cila është një qerveri mjaft e korruptuar, madje sipas disa analistëve më e korruptuara në Evropë,por edhe tek votuesit që kanë pasur besim në partinë e Thaçit. Sipas të gjitha gjasave gjëja e parë që do të ndodhte është të binte qeveria e Thaçit, e cila edhe ashtu është mjaft e brishtë në koaliciopn me LDK-në, sidomos kohëve të fundit kur kryterari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëri nga zyrtarët e lartë të LDK-së ka kohë që thërrte me të madhe për prishtjen e këtij koalicioni. Rënia e qeverisë Thaçi do të parashtronte shumë pikëpyetje, në mesin e të cilëve edhe ajo më kryesore: kush do të mund të qeveriste Kosovën, pasi që PDK-ja do ta kishte të pamundur t’i rifitonte zgjedhjet e parakohshme. Në këtë drejtim sipas shumë analistëve e vetmja parti që do të mund të vinte në pushtet është AAK-ja e zotëri Haradinajt, e cila para disa viteve ka qenë në pushtet. Nëse një gjë e këtillë ndodh atëherë mund të pritet që korrupsioni të shënojë rënie në Kosovë. Nëse mbetet si është atëherë korrupsioni do të vazhdojë edhe më tutje ta “gllabëroj” popullin e dhe ashtu të varfër të Kosovës.

BISER MEHMETI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi