Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: KAMBANA E ALARMEVE TË VJETRA

Shko poshtë

Vullnet Mato: KAMBANA E ALARMEVE TË VJETRA Empty Vullnet Mato: KAMBANA E ALARMEVE TË VJETRA

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 13, 2010 11:04 pm

Vullnet Mato: KAMBANA E ALARMEVE TË VJETRA 30401_1273024996905_1568334934_30544698_692675_n


Vullnet Mato: KAMBANA E ALARMEVE TË VJETRA 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n


Vullnet Mato

KAMBANA E ALARMEVE
TË VJETRA


Kjo kambanë alarmesh
e kohëve të muzgëta,
nën një lis degëpërdredhur
rrinte zgjuar.
Majëmaleve u rëndonte
me peshën e luftërave,
si kupa e metaltë
e një qielli të shqetësuar.

Gjëmimi i saj ushtonte
mes reve me shi
dhe tutje luginave arbërore shkiste.
Si bubullima e vetëtimës
që lajmëronte stuhi,
drejt territ armik
ajo shpatave u thërriste.

Armiku habitej
nga gatishmëria e përkryer,
kur shqiptarët i gjente
përherë në këmbë!...
Dhe arat të mbjella
dhe bagëtitë ushqyer
dhe të gjithë në prita
me shpata ndër dhëmbë...

Ajo kambanë
nuk kishte te metali i harkuar
tingëllimën e thjeshtë
të një kishe me kambanore,
por kushtrimin gjëmimtar
për liri të pacënuar,
të një zemre të madhe
me oshtima arbërore...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi