Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës

Shko poshtë

MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës Empty MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 16, 2010 5:58 pm

MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës 10523_178223127563_699252563_3846707_1777899_n
Buq Berisha


MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës


MESAZH NGUSHELLIMI NGA Teatrit Kombëtar i Kosovës Bekim-fehmiu-001-400

E nderuara Familja Fehmiu,


Më lejoni t’ ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta me rastin e humbjes së njeriut Tuaj të dashur, aktorin tonë të madh z. Bekim Fehmiu .
Me krijimtarinë e tij kinematografike dhe teatrale, aktori Bekim Fehmiu ka bërë emër në mbarë hapësirën artistike dhe kulturore të botës shqiptare dhe ndërkombëtare duke ngritur lartë pietetin më të lartë të identitetit tonë kombëtar.
Jeta vepra dhe kujtimi i artistit Bekim Fehmiu, janë personifikimi i krenarisë artistike, e i krenarisë kombëtare, si dhe frymzim artsitik për të gjitha gjeneratat.

Ju lutem që në emrin tim dhe artistëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, t’i pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta në këto qaste të rënda për të gjithë ne.


I falemi përjetësisht kujtimit të Tij, Jemi pranë Jush dhe bashkëndjejmë dhimbjen me Ju.




Me respekt të thellë e dhimbje të madhe,
Burbuqe Berisha
Drejtore e Teatrit Kombëtar të Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi