Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: MË RRI MENDJA TE VATANI

Shko poshtë

Vullnet Mato: MË RRI MENDJA TE VATANI Empty Vullnet Mato: MË RRI MENDJA TE VATANI

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 17, 2010 9:39 am

Vullnet Mato: MË RRI MENDJA TE VATANI 36894_1275752665095_1568334934_30549834_7950193_n

Vullnet Mato: MË RRI MENDJA TE VATANI 24519_1225062397870_1568334934_30457434_372035_n


Vullnet Mato


MË RRI MENDJA TE VATANI

Më ka shpirti dallgë deti,
më rri mendja te vatani.
Të huajt me gjuhë kurbeti,
më shikojnë me sy kallkani.

Kur dëgjoj flet shqip dikush,
më ngjan një bilbil gjyzar
këndon mes shpendësh në gajush
dhe i jap dorën pa e parë.

Një zakon, një gjellë shqiptare,
më sjell në mendje një kujtim.
Borziloku në dritare,
më sjell aromën e vendit tim.

Vjen një valë në elektron
dhe më bën tjetër njeri,
zëri i shqipes që këndon,
më drithëron zemrën në gji.

O, ç’më rri mendja, ç’më rri,
tek ai vend që s’e harroj dot;
tek e ndershmja varfëri,
që më bleron kujtime plot.

Kujtoj nuset me dasmorë,
dyert e hapura në fis,
kopshtet me rrush e me mollë,
moshën e artë të rinisë...

Shikoj me lot fotografitë,
njerëzit e një gjaku që lash,
po mallin nuk ma heq nga sytë
letra e ngjyer me imazh...

Jam tani në mes dy detesh,
me epitetin “emigrant”.
Bëj t’i shkul këtë nofkë vetes,
të jem prapë shqipo në vatan...

Por, eh, të kishte vendi im
ca të mira si në kurbet,
më mbinin krahë për fluturim
dhe malli im shuhej përjetë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi