Në Shqipëri nuk ka një klasë politike serioze, por dy grupe që luftojnë njëri-tjetrin
Faqja 1 e 1

Një studiues i njohur i çështjeve shqiptare thotë se në Shqipëri nuk ka një klasë politike serioze por dy grupe që luftojnë njëri-tjetrin. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesor Sami Repishti foli edhe mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe mbi çështjen e masakrës së Tivarit, e cila është bërë përsëri objekt diskutimesh në Shqipëri.Zëri i Amerikës: Çfarë mendoni për luftën e ashpër politike që zhvillohet sot në Shqipëri?
Sami Repishti: Përshtypja ime është se nuk kemi një klasë politike serioze në Shqipëri. Në Shqipëri kemi dy grupe që luftojnë njër-tjetrin, dy grupe që ose nuk pranojnë diversitet brenda ose që i janë nështruar vullnetit të një kryetari.
Shqipëria ka nevojë për solidaritet mes të gjithë atyre që e duan vendin. Nuk mund t’i mohohet e drejta e dashurisë për Shqipërinë asnjeriu. Vetëm ata që janë dënuar nga gjyqi ose që kanë lyer duart me gjak nuk kanë të drejtë të flasin, të tjerët kanë të gjithë të drejtë të flasin pavarësisht nëse janë ose nuk janë në pushtet. Mënyra se si është organizuar jeta politike sot në Shqipëri e ndarë në dy grupe, ose Partia Demokratike ose Partia Socialiste, për mendimin tim është e gabuar. Ka njerëz që nuk janë dakord as me Partinë Demokratike as me Partinë Socialiste megjithatë atyre nuk u është dhënë asnjë mundësi për të shfaqur mendimin e tyre sepse arena politike është zaptuar nga këto dy parti. Sot është vështirë të thuash se cila palë e ka mirë e cila gabim sepse ato përjashtojnë çdo mundësi diskutimi ose dialogu me palën tjetër. Ka ikur koha e monologëve. Jetojmë në një botë me shumë varietet dhe kjo duhet të pasqyrohet edhe në politikën shqiptare. Në politikën shqiptare nuk ka mirëkuptim, ka vetëm urrejtje dhe përbuzje. Gjuha që përdoret në diskutimin politik është kaq e ulët sa të vjen turp. Unë jam shumë i shqetësuar nga imazhi që po projekton sot Shqipëria në botën e jashtme.
Zëri i Amerikës: Por në një farë mase a nuk mund të quhet sukses i politikës shqiptare anëtarësimi i Shqipërisë në NATO?
Sami Repishti: Hyrja e Shqipërisë në NATO nuk është meritë e politikës së Shqipërisë në vetvete por është një proces i pandalshëm. Shqipëria është pjesë e Evropës dhe dashje pa dashje ne do të hyjmë në Evropë, edhe sikur shqiptarët të thonë nuk e duam Evropën. Shqiptarët kanë hyrë në NATO sepse kanë një pozitë gjeografike me rëndësi dhe natyrisht ata do të ndjekin rregullat e NATO-s, do të zbatojnë të gjitha detyrimet dhe do të kenë edhe përfitimet e NATO-s. Por të thuash që hyrja e Shqipërisë në NATO është meritë e këtij apo atij grupi politik, kjo është e ekzagjeruar.
Zëri i Amerikës: A ka patur një interesim serioz për Kosovën nga ana e Shqipërisë?
Sami Repishti: Shpesh herë, ngjarje me rëndësi në Kosovë nuk janë deklaruar në Shqipëri ose Shqipëria nuk ka marrë një pozicion të caktuar ndaj tyre deri sa janë prononcuar fuqitë e mëdha. Mendoj se kjo është një mungesë e madhe e politikës shqiptare. Shqipëria duhet të luajë një rol pozitiv, rolin e udhëheqjes në opinionin publik ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.Mungesa e interesit të Shqipërisë për Kosovën shihet se kur gjendja politike në Shqipëri nuk egërsohet dhe partitë politike nuk kanë nevojë ta shfrytëzojnë elementin kosovar atëhere problemi i Kosovës pothuajse hesht në Shqipëri. Por, sa krijohet një situatë politike e egërsuar në Shqipëri, me qëllim që të evitojnë kritikën ose të largojnë interesimin e publikut shqiptar për njërën ose tjetrën parti politike, atëhere del në shesh Kosova. Unë besoj se kjo është gabim.
Nëqoftëse qeveria e Shqipërisë do të kishte patur një qëllim me të vërtetë serioz për problemin e Kosovës, ata duhet të kishin krijuar që në fillim një institut për studime mbi Kosovën. Ky institut duhet të ishte bërë nga studiues pavarësisht nga përkatësia politike, nga elementë që e njohin gjendjen dhe historinë e Kosovës, nga njerëz që kuptojnë zhvillimet ndërkombëtare në Evropë dhe në botë. Dhe ata do të kishin qenë edhe si orientim për qeverinë shqiptare.
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri përsëri ka dalë në skenë çështja e masakrës së Tivarit ku mendohet se shumë shqiptarë të Kosovës janë vrarë nga forcat serbe në mbarim të Luftës së Dytë Botërore. Përse politika në Shqipëri po reagon me kaq vonesë?
Sami Repishti: Kjo është përsëri çështje e pakujdesisë së qeverisë shqiptare për Kosovën. Çështja e Tivarit duhet të ishte ndjekur që në vitin 1992, kur erdhi në fuqi Partia Demokratike. Jo vetëm Tivari por edhe masakra të tjera që janë bërë në Kosovë. Kjo do t’i kishte dhënë shumë dorë edhe zhvillimit të ngjarjeve në Kosovë por edhe opinionit publik për ta kuptuar problemin e Kosovës, sepse shtypja serbe në Kosovë nuk përqendrohet vetëm në vitet 1988-99. Bota duhet të sqarohet. Këto janë gjëra të vjetra por hidhen në skenë si pikë diskutimi sa herë që janë sheshe për të turbulluar situatën politike në Shqipëri. Kjo është e padrejtë.
Zëri i Amerikës: A i ka patur mundësitë shteti shqiptar që të hetojë mbi këtë masakër, për shembull të hapë dosje të caktuara?
Sami Repishti: Shteti shqiptar është në një pozitë që e ka përgatitur me duart e veta. Hetime për krime nuk janë bërë as vetë në Shqipëri. Ka vetëm rrëfime individuale ose shkrime aty këtu të ndonjërit që ka patur guximin për të shkruar ndonjë libër. Si mund të flasësh për krime në Kosovë kur nuk flet për krimet që janë bërë në Shqipëri? Kjo gjë duhet të ishte bërë me rregull. Krimet në Shqipëri duhet të ishin vënë në dukje, po ashtu edhe ato në Kosovë, problemi do të ishte sqaruar me kohë dhe bota duhet të ishte venë në dijeni. Nuk gjendet akoma një rast, që kur është krijuar Shqipëria më 1912 e deri tani, që një qeveri e Shqipërisë të ketë përkrahur zyrtarisht Kosovën. Të gjithë kanë luajtur një politikë oportuniste, duke e mbajtur mirë me Serbinë, me Greqinë ose me Italinë. Problemi kosovar është ngritur vetëm për përfitim politik në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri është hedhur ideja se presidenti i fundit komunist Ramiz Alia duhet të dijë për çështjen e Tivarit. A duhet të hetohet ai?
Sami Repishti: Ka mundësi që Ramiz Alia të dijë më shumë se sa dimë ne sepse ishte komisar divizioni në Jugosllavi dhe ka qenë pak a shumë i informuar. Unë nuk besoj se Alia i ka ditur të gjitha masakrat që kanë bërë serbët. Tivari është vetëm një prej tyre por ka edhe masakra që janë bërë brenda Kosovës. Ai e ka mbajtur gojën të mbyllur dhe duhet ta vrasë ndërgjegja, por nuk besoj që ai t’i dijë të gjitha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Deputetët nënshkruan për njëri-tjetrin
» Geci: Unë kam qenë ushtar i UÇK-së e ju tash spiunoni njëri-tjetrin
» Thaçi e Mustafa fajësojnë njëri-tjetrin për bllokim reformash
» Deputetët fyejnë njeri-tjetrin: legen, qenef, majmun (Video)
» Klasë politike e skaduar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi