Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I qethin kokën të dashurës së babait, kapen dy motrat

Shko poshtë

I qethin kokën të dashurës së babait, kapen dy motrat Empty I qethin kokën të dashurës së babait, kapen dy motrat

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 21, 2010 11:19 am

I qethin kokën të dashurës së babait, kapen dy motrat

Artur Korriku

DURRES -Dy vajza (motra) nga Tirana, të moshës 27 dhe 19 vjeçe, kanë përfunduar në prangat e policisë së Durrësit. Ato akuzohen për rrëmbim personi dhe për dhunim, pasi i kanë qethur kokën tullë (ia kanë rruar me brisk) një gruaje. Kjo në shenjë hakmarrjeje, pasi ajo ishte e dashura e babait të tyre. Policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje për të mos shkatërruar familjet që preken nga kjo histori. Burime konfidenciale nga policia pohojnë se vajzat kanë mbërritur në Durrës disa ditë më parë dhe kanë rrëmbyer me makinë një grua të moshës 30-vjeçare. Dy motrat e kanë çuar gruan në Pezë dhe atje ia kanë qethur kokën tullë. E dëmtuara, me një paruke në kokë, është paraqitur në polici dhe ka kallëzuar aventurën e saj, duke mos fshehur edhe lidhjen e saj me babain e vajzave. Të enjten, efektivat blu të Durrësit kanë arrestuar në Tiranë dy autoret e krimit.
NGJARJA

Të enjten një skuadër e policisë Kriminale e Durrësit ka qenë në Tiranë, ku ka arrestuar dy motra, emrat e të cilave nuk bëhen të ditura. Motrat nga kryeqyteti, akuzohen se kanë marrë peng një grua dhe pasi e kanë çuar në Pezë, ia kanë qethur asaj kokën tullë. Sipas policisë, gruaja e dhunuar është nga Tirana dhe banon në një shtëpi me qira në zonën e plazhit në Durrës. 30-vjeçarja ka qenë e lidhur në mënyrë jashtëmartesore me babain e vajzave. Kjo lidhje ka shqetësuar mamanë e tyre, dhe në këto kushte të bijat kanë vendosur të hakmerren sipas mënyrës së tyre. Ato i kanë kërkuar djalit të tezes së tyre (taksist), që të shkonin në plazhin e Durrësit, ku dhe kanë marrë forcërisht të dashurën e babait. Dy motrat e kanë çuar atë në Pezë të Tiranës në një zonë të boshatisur, ku i priste nëna e tyre. Hakmarrja ka qenë qethja e kokës së gruas dhe kërcënimet që të linte të qetë babanë e tyre.
POLICIA

Sipas policisë, pas aktit të qethjes, 30-vjeçarja është lënë e lirë. Ajo është paraqitur në policinë e Durrësit ku ka bërë denoncim për rrëmbim dhe dhunim. Mësohet se gruaja mbante në kokë paruke, të cilën e ka hequr duke demonstruar para bluve "provën" për dhunën që kishte pësuar. Menjëherë policia ka nxjerrë urdhrin e arrestit për vajzat nga Tirana, të cilat janë arrestuar të enjten. Policia e ka mbajtur të fshehtë këtë ngjarje, për të mos shkatërruar dy familjet respektive, si dhe atë të njërës prej vajzave, e cila është e martuar.


Gazeta shqiptare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi