Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk Tasholli:ITAKA E PREHJESE

Shko poshtë

Faruk Tasholli:ITAKA E PREHJESE Empty Faruk Tasholli:ITAKA E PREHJESE

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 21, 2010 11:47 am

Faruk Tasholli:ITAKA E PREHJESE U1_FarukTasholli
Faruk Tasholli


ITAKA E PREHJESE


Për Bekim Fehmiun

Lërmani urnën në Breg e Hiri

Le të sitet imt curilave të Sharrit

Ku thyhen gurëve e thik kërcejnë

Shkumëzat e Lumbardhit


Dua të lundroj me Dri në Arbëri

Të prek Jon të prek Egje të puth Adri


Dua ta fitoj luftën me dheun

Itaka ime të jetë ujë i Mesdheut

Ku prehet e bën dritë

Shpirt i drobitur i Odiseut


Dhe do të vij sërish do të vij

Herë si kith e herë si shi

Të sjell tingujt magjepsës

Nga Lyrë magjike e Orfeut

Buzëmbrëmjeve të safranta
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi