Prençi: Shqipëria do të hiqet edhe nga harta e kultivimit të bimëve narkotike
Faqja 1 e 1

24-02-2009 / Gazeta 55
Autoritetet në Tiranë kanë premtuar se shumë shpejt do ta heqin Shqipërinë nga harta e kultivimit të bimëve narkotike. Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, i tha BBC-së se zhdukja e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike është përparësi e punës së policisë së shtetit. Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve te Bashkuara për drogat e ka përjashtuar Shqipërinë nga rrjeti i vendeve tranzit të drogave të forta, ndërsa e përmend atë për kultivimin e kanabisit në prona publike. Zoti Prençi në një intervistë për BBC-në flet edhe për mundësinë e riatdhesimit të një numri kriminelësh shqiptarë që kanë gjetur strehim në Britaninë e Madhe, si dhe për angazhimin e policisë në periudhën e zgjedhjeve në Shqipëri.
Zoti Prençi ju e njihni mirë situatën e kultivimit të drogës në Shqipëri. Këto hapësira publike jashtë tokave private të fshatarit shqiptar, janë duke u zmadhuar apo zvogëluar? Si është situata reale?
Ne kemi pasur kultivimin e bimëve narkotike pothuajse në gjithë vendin dhe nga viti në vit këto sipërfaqe kanë ardhur në ulje. Vitet e fundit ne kemi pasur 3 zona problematike, vitin e kaluar vetëm 2 zona të tilla, vitin që vjen mendoj se do kemi vetëm një zonë problematike dhe shumë shpejt Shqipëria do të hiqet nga harta e kultivimit të kësaj bime.
Ky besoj nuk është ndonjë premtim elektoral, meqenëse jemi në prag të fushatës?
Jo. Ne jemi policë dhe kemi strategji të caktuara lidhur me këtë fenomen. është prioritet i padiskutueshëm i punës tonë. Nuk jemi të vetëm në këtë luftë, kemi dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në vend, kemi gjithë organizmat shtetërorë që strategjia i detyron që të jenë të angazhuar në luftën e këtij fenomeni.
Zoti Prençi vazhdon akoma të ketë jehonë një deklaratë e juaja e para ca kohësh në shtypin britanik për një numër vrasjesh e kriminelësh, të dyshuar si të tillë, që janë strehuar në Britaninë e Madhe. Si është situata konkrete dhe çfarë po bëhet që ata të riatdhesohen në Shqipëri?
Interpol Tirana ka hedhur hapa gjigant në kthimin e personave të dënuar nga drejtësia shqiptare, në vende të tjera të Evropës, po ashtu dhe nga Britania e Madhe. Me policinë dhe ministrinë e brendshme të Britanisë së Madhe, ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera, të vazhdueshme, të përhershme, të drejtpërdrejta, por ne kemi pasur një problem lidhur me gjykatat që kanë trajtuar këto raste në Britani. Ne nuk paragjykojmë absolutisht vendimet e gjykatave qoftë britanike apo të cilitdo vend, por kemi rezervat tona për zvarritjen e disa rasteve dhe janë bërë me procedura shumë të ngadalta këto ekstradime. Ne kemi një shkëmbim on-line të informacionit jo vetëm me Interpol Londrën, por me të gjitha vendet e tjera. Problemi ynë është vetëm tek gjyqësori që trajton këto raste.
Bëhet fjalë për 80 jo të dyshuar, por njerëz të dënuar nga gjykatat në Shqipëri për krime të rënda.
Bëhet fjalë për 100 persona të tillë. Këto ritme kanë filluar të lëvizin. Këtë vit kishim 7 persona të ekstraduar. Në takim me Ministrin e Brendshëm Britanik në Tiranë, ne diskutuam gjerësisht lidhur me këtë temë. Na është garantuar me aq kompetencë, sa ka ai, në këtë fenomen, të bëjë maksimumin për t'i dhënë një shtytje, një zgjidhje këtij problemi.
Si do ta vlerësonit ju situatën e krimit në Shqipëri krahasuar me periudhën para se ju të merrnit detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe aktualisht periudhën që jeni si i tillë?
Unë mendoj që situata kriminale është në parametra të qëndrueshëm dhe normal. Nuk është merita e njërit apo tjetrit për përmirësimin e kësaj situate. është një proces që ka hyrë dhe policia e shtetit është e përgatitur tashmë për të përballuar sfidat më tej, për të përmirësuar këto parametra, për të përmirësuar marrëdhënien e saj me publikun edhe më mirë, duke dhënë rezultate të përgjithshme për operacionet që bën Policia e Shtetit, në ndihmën që u jep qytetarëve, në zbulimin e ngjarjeve të vjetra, në uljen në maksimum ndaj ngjarjeve të rënda që ndodhin mes personit dhe pronës. Këto janë tregues mjaft të mirë që ka sot policia e shtetit dhe në të ardhmen absolutisht do jenë tregues akoma më pozitivë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edhe një nuse nga Shqipëria arrin në Serbi
» Shqipëria majtas, PS fiton edhe në bastionet e PD
» Shqipëria edhe zyrtarisht aplikoi për anëtarësim në BE
» Nikolaq Neraxi:A do bëhet Shqipëria edhe për inat të shqiptarëve?
» Ilir Dardani: Me ne fund edhe Shqiperia ka terroristat e saj islamike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi