Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasëse, si gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai

Shko poshtë

Vrasëse, si gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai Empty Vrasëse, si gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 23, 2010 2:04 pm

Historia e minoritares sarandjote që tronditi Greqinë. Në Shqipëri quhej Panago


Vrasëse, si gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai 7087a48721596c3f648cac5a31b6cb3d

Bëmat e vrasëses seriale, Evangjelia Zhanga, me origjinë nga Dhivri i Sarandës, e emigruar vite më parë në qytezën e Lucës pranë Athinës, prej disa ditësh kanë mbushur faqet e para të gazetave dhe edicionet informative të lajmeve në Greqi. Jehona e ngjarjeve që kanë autorësinë e Evangjelia Zhangës ka mbërritur në vendlindjen e saj dhe në qytetin e Sarandës. Ato kanë qenë në qendër të bisedave dje, sidomos mes atyre që e kanë njohur atë, apo dinë diçka rreth historisë së familjes së saj. Por, për njerëzit që e kanë njohur këtë grua kur jetonte në Shqipëri, lajmet monstruoze nuk kanë shkaktuar kurrfarë habie.



Gjenetikisht vrasëse?

Njerëz që e njohin familjen nga ajo rrjedh thanë se arsyeja pse nuk janë çuditur aspak nga ato që kanë ndjekur në ekranet e televizioneve dhe në faqet e gazetave, qëndron te historitë apo bëmat që ata dinë. Bëhet fjalë për krimin ku u përfshinë gjyshi, gjyshja dhe xhaxhai i saj në vitin 1955. Ata vranë nusen e shtëpisë, Athinanë, duke e hedhur në greminë, me gjithë drutë që kishte në kurriz dhe për këtë, xhaxhi u pushkatua, ndërsa gjyshi dhe gjyshja u dënuan me nga 25 vjet burg. Kjo ngjarje u risoll në kujtesë nga bashkëfshatarë të Evangjelia Zhangës, kur në vitin 1982, u mësua se ajo ekzekutoi bashkëshortin, me të cilin jetonte në Korçë. Në atë kohë u përfol se pas ngjarjes, ajo si trimëreshë shkoi dhe u dorëzua në ish-degën e brendshme ku deklaroi: “Më burgosni, kam vrarë burrin!”.
Pas kësaj ngjarjeje, vajza e Evangjelia Zhangës u vetëvra, nën peshën e turpit për krimin e së ëmës. Vajza, ende nxënëse shkolle atëherë, i dha fund jetës nën trysninë e shoqërisë që nuk toleronte ngjarje të atilla.
Evangjelia u dënua 15 vjet për vrasjen e burrit, por bëri vetëm 2 vjet dënim, sepse ishte shtatzënë.



Identiteti i ri

Në regjistrat e gjendjes civile të Komunës së Dhivrit, ajo figuron me emrin Panago. Më tej është transformuar në Evangjelia, për të pësuar transformimin e fundit në Greqi, ku më së shumti njihet thjesht Eva. Vendet periferike ku ajo ka preferuar të jetojë janë një qasje interesante me psikologjinë e njeriut që u përvidhet të tjerëve. Veprat makabre i bënte pranë metropoleve, atje ku jeta është e zhurmshme dhe me intensitet, ndërkohë që vendi ku kishte zgjedhur të banonte ishte si një strofull e fundit, ku kishte të mundur fshehjen e gjurmëve. Luca gjendet jo më shumë se 30 kilometra larg nga metropoli grek, Athina. Është një qytezë turistike me shumë vila të ndërtuara në pyll, larg zhurmës dhe syrit të njerëzve. Eva Zhanga përdorte çdo aftësi për të hyrë në shoqëri biznesmenësh të fuqishëm apo të “peshkonte” për bashkëjetesë njerëz të kamur nga portofoli dhe të shkundur nga vitet. Edicionet dhe bisedat e organizuara në televizionet më të mëdha greke, si: “Mega Channel”, “ANT1” e sidomos “ALTER”, që mban ekskluzivitetin e zbulimit të kësaj vrasëseje seriale, përmes emisionit “FOS STO TUNEL” (“Dritë në tunel”), e kanë vizatuar Eva Zhangën si gruan merimangë, nga e cila nuk ishte e mundur të shpëtoje gjallë nëse të piketonte.



Mashtrimet


Bëmat e Eva Zhangës vërtiten sa në instinktin e vrasëses, aq edhe në vesin e mashtrimit. Me emrin e saj janë të lidhura disa raste mashtrimesh me premtimin e sigurimit të vizave për në Amerikë. Një aftësi tjetër e saj për të mashtruar ka funksionuar në rastet e kompanive të mëdha greke, kur ka marrë shuma të mëdha nga biznesmenë, në shkëmbim të zgjidhjeve dhe kontratave ekonomike të kërkuara prej tyre. Ndërkohë ajo kishte aftësinë të “ngjiste” shkallët e shoqërisë, duke ofruar trupin për njerëz të moshuar dhe të pasur. Teknikat e përdorua prej saj për të përfituar janë nga më të sofistikuarat. Në një prej bisedave të organizuara nga televizionet greke, njëri prej hetuesve të episodeve që kanë për autore Eva Zhangën, shpjegoi se gruaja panterë i shtynte të moshuarit me të cilët afrohej, apo njerëzit e tjerë, qoftë edhe jo të pasur, që të merrnin kredi në banka ose të shisnin pronat. Burimet e përdorua në mediat greke këto ditë kanë treguar se me këto mënyra, ajo kishte mundur të bënte para dhe pasuri të lakmueshme edhe nga biznesmenët më me emër në Greqi. Kjo është faktuar edhe me referenca reale të numrave të saj të llogarisë në disa banka në shtetin helen. Mësohet se viktimë e mashtrimit të saj ka rënë edhe një gjyqtar me emër në Greqi, tani në pension, të cilit ajo ka mundur t'i marrë 1 milion euro.

Gazeta shqip
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi