Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aatentat mbi fjalën e lirë

Shko poshtë

Aatentat mbi fjalën e lirë Empty Aatentat mbi fjalën e lirë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 25, 2010 4:53 pm

Aatentat mbi fjalën e lirë

Me rastin e pesë vjetorit të vrasjes së Bardhyl Ajetit

Aatentat mbi fjalën e lirë Bardhyl%20ajeti_25

Muajt dhe vitet po ikin në heshtje, dhe pa u diktuar, njashtu siç po heshtet dhe nuk po diktohen apo nuk po zbulohen rastet e vrasjeve makabre anë e mbanë në Kosovën e pas luftës.
Numri i vrasjeve është i madh dhe i dhembshëm,kush vret intelektualet, eproret ushtarak, njerëzit e dijës, njerëzit e sakrificave për Fjalën e Lirë, atë e bëjnë vetëm ata qe ja duan vendit robërinë, ia duan shtypjen ja duan skëterrën dhe robërinë shekullore. Skuadra vrastare përbëhet prej bijve të djallit. E ndiejmë të nevojshme të themi se është detyrë e organeve kompetente dhe shtetit të Kosovës,qe t‘i zbardhin të gjitha veprat kriminale, vrasjet,të gjitha vrasjet e pasluftës në Kosovë,dhe kriminelet ti nxjerrin para gjyqit , të identifikohen me emër dhe mbiemër dhe t;u jepet dënimi meritor.
Diaspora shqiptare më e zëshme kundër vrasjeve kriminale
Heshtja e organeve të drejtësisë dhe zhagitja në kapjen e krimineleve pakë sa është vonuar, kjo rritë dyshimin,dhe frikën për komunikimin e drejtë të Fjalës së Lirë. Diaspora shqiptare,do të jetë gjithmonë e zëshme, e zhuritur dhe e gatshme që ta ngrisë zërin kundër këtyre krimeve, njëherit ajo pret me indinjatë,fillimin e këtij procesi ,prej të cilit shumë gjëra do t‘i kanalizojë, atëherë kur vrastarëve kriminel tu dihet identiteti dhe gjeneza, kur ata do të shpërblehen me dënime kapitale meritore. Dhembja ishte shumë e madhe për stafin gazetaresk koleget e vyer të punës dhe të dijës dhe të pendës, mendojë për të gjitha gazetat por më e goditura ishte e përditshmja kombëtare“Bota sot“çka mendoi se duhet të jetë edhe me e zëshme në këtë drejtim në zbardhjen e rasteve të vrasjes së Bardhyl Ajetit dhe gazetarëve të tjerë. Pikërisht sot me 25 qershor u mbushën plotë pesë vite, që kur në spitalin e Milanos së Italisë pushoi së rrahuri zemra e kolumnistit të gazetës së përditshme kombëtare“Bota sot“. Kriminelët, në pusinë e natës plagosën për vdekje në fshatin Bresallc të Gjilanit gazetarin, redaktorin kolumnistin, trimin e fjalës së gazetës së përditshme kombëtare“Bota sot“ Bardhyl Ajetin,i cili at mbrëmje kobi ishte nisë për të mos u mbërritur kurrë në shtëpi,e që në rrugëtimin e tij nuk arriti kurrë më ta kapërcej i gjallë pragun e vatrës se tij te shtrenjtë, ngase maskat vrastare që ja duan gjakun, gjamën, robërinë, terrin, skëterrën ja prenë rrugën e marshimit kryetarit të asociacionit të Gazetarëve të Pavarur të Kosovës Bardhyl Ajetit. Gjykimi ndaj kësaj vrasje dhe të gjitha vrasjeve të tjera në Kosovën e pas luftës,është i madh dhe kolektiv këtë e gjykojnë njëjtë si intelektualet dhe mbarë populli shqiptarë në të gjitha trojet ngase dhembja është e madhe dhe e pa kompenzueshme, si për familjet rrethin farefisin, Kosovën, Gazetën e përditshme kombëtare“Bota sot“ dhe lexuesit e saj të dashur.
Deri kur kriminelet do të jenë ne liri
Kalvari i të vrarëve pas luftës është i madh sa është i madh edhe numri i atyre që e thanë të vërtetën dhe u anatemuan për fjalën e lirë. Ka edhe të tjerë të cilët nga kërcënimet lëshuan vendet e tyre të shenjta dhe morën botën në sy. Ata që vdiqën sot me dhembje të tjerët i kujtojnë dhe u thurin vargje, pra këta janë të pavdekshmit kurse të ikurit janë në mëshirën e fatit e që fati nuk ka mëshirë t’i mëshirojë ata. Gazetarët që vdiqën në krye të detyrave nuk do të vdesin kurrë, rastësisht më rastisi të jem mysafir në Arlington AV në Washington të Amerikës, ku në parkun e lirisë dola të shëtisë dhe në memorialin e gazetarëve të botës, aty takova edhe gjashtë gazetarët e Kosovës, Bardhyl Ajetin, Xhemail Mustafën, Shefki Popovën, Enver Malokun, Ali Ukën dhe Bekim Kastratin. Të gjithë kishin mbishkrimet e tyre, vendlindjet dhe atdheun, të gjithë u anatemuan për fjalën e lirë, në ndarje vetës i bëra një pyetje:Vallë pse në vendin tim nuk gjendet edhe asnjë park me mbishkrimet e këtyre njerëzve të mëdhenj ose do presin kur të zbulohen dorasit dhe kriminelët të gjenden prapa grilave kurse emrat e tyre do lëshojnë rreze mbi Kosovën e lirë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi