Presidenti kërkon shuarjen e UNMIK-ut, bojkotohet nga opozita
Faqja 1 e 1

Fatbardhë Zeka
Presidenti Sejdiu duke folur për situatën në arsim dhe shëndetësi tha se përfundimisht punëtorët e këtyre fushave duhet të nxirren nga të qenit shërbyes civil, dhe kështu tu jepet vendi i merituar.
Presidenti Sejdiu raportoi për punën njëvjeçarë para Kuvendit
Prishtinë, 9 korrik
Misioni i UNMIK-ut duhet të shuhet nëpërmjet rikonfigurimit, i cili duhet të përmbyllet sa më parë tha të enjten presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në fjalimin e tij vjetor para Kuvendit për punën njëvjeçare të tij.
Sejdiu gjatë prezantimit tha se është angazhuar edhe në fushën e lobimit, integrimit të vendit në institucione të ndryshme financiare e ndërkombëtare, ndërsa shtroi nevojën për përpjekje më të reshtura në drejtim të integrimit të Kosovës në strukturat euroatlantike.
“Ritheksoj kërkesën tonë për rikonfigurimin e UNMIK-ut, me qëllim të përmbylljes së këtij misioni, i cili, përkundër vonesave, mund të quhet një storje e suksesshme e angazhimit ndërkombëtar në Kosovë”, tha presidenti Sejdiu.
Ndërkaq, me këtë rast shumica e deputetëve të dy partive opozitare AAK-ja dhe LDD-ja bojkotuan fjalimin e presidentit Sejdiu, duke u arsyetuar me disa akuza, sidomos për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Mirëpo, presidenti Sejdiu duke iu përgjigjur partive opozitare tha se në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën, kurse vendimi për zgjedhje është marrë me pëlqimin të gjitha partive politike, si dhe të mekanizmave tjerë, qoftë edhe ndërkombëtarë.
“Unë nuk e kam shkelur Kushtetutën. Unë e mbaj pozicionin e presidentit të vendit ashtu si jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe natyrisht kam të pezulluar ushtrimin e funksionit të një posti politik, dhe Kushtetuta shumë e qartë është në atë drejtim dhe unë i përmbahem asaj shkrese, që është decidive”, the presidenti Sejdiu.
Por, ai sqaroi edhe çështjen lidhur me kritikat që po i bëhen për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Rreth konsultave me partitë politike, unë kam zhvilluar konsulta me të gjitha partitë politike dhe nuk është e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo datë, kam nxjerr afërsisht një datë të përshtatshme për punë të mirë, që duhet të bëjnë institucionet në përgatitjen e zgjedhjeve”, tha ai. Ndërkohë që zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuqi, duke e vlerësuar fjalimin e presidentit, Sejdiu tha si ishte një fjalim korrekt, ndërsa për lëshimin e sallës nga ana e opozitës, ai nuk e quan si bojkot, por si një hap të atillë që disa deputetë nuk e kanë parë të udhës që të jenë prezent. “Prezantimi i presidentit para Kuvendit ka qenë një prezantim korrekt, ai ka bërë një prezantim të punës së tij. Natyrisht që qeveria e Kosovës e çmon punën e presidentit dhe jep mbështetje të plotë dhe bashkëpunimi ynë ka qenë ndërinstitucional dhe Kosova këtë vit ka gëzuar organizimin më të mirë institucional në mes të qeverisë, presidencës dhe kuvendit të Kosovës. Presidenti ka bërë punë të mirë të çmuar, ndërsa unë nuk e marrë si bojkotim të opozitës, duket që ka pasur njerëz që kanë menduar se nuk duhet të jenë prezent, përplasja brenda për brenda luftës politike nuk duhet të reflektohet tek institucionet të cilat në një mënyrë i takojnë gjithë qytetarëve të vendit”, u shpreh zëvendëskryeministri Kuqi.
Presidenti në fjalimin e tij tha se Ministria e Punëve të Jashtme, ka punuar me përkushtim për të arritur sa më shumë njohje. “Në këtë proces ne kemi pasur përkrahjen e parezervë të vendeve tona mike, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve më të fuqishme të Bashkimit Evropian. Gjithsesi, duhet të veçohet edhe roli i diplomacisë së Shqipërisë dhe të Republikës së Turqisë, të cilat punuan me vullnet të përhershëm për të siguruar mbështetje për shtetin më të ri në botë, Republikën e Kosovës. Këto vende kanë merita të mëdha sidomos për miratimin e Rezolutës për Kosovën nga Organizata e Konferencës Islamike”, tha Presidenti.
Ai tha se Kosova çdo ditë po e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar nëpërmjet anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, aderimit në mekanizma e iniciativa rajonale e ndërkombëtare dhe nënshkrimit të traktateve dypalëshe. Ai tha se vendi ka nevojë që numri i këtyre anëtarësimeve dhe traktateve të shtohet, në mënyrë që Kosova të ketë vendin e saj meritor në mekanizmat ndërkombëtarë. “Që nga shpallja e pavarësisë, institucionet e Republikës së Kosovës kanë dëshmuar para qytetarëve dhe bashkësisë ndërkombëtare se janë partnerë seriozë dhe se shteti ynë është një faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik, mbetet shtylla e vendimeve më të rëndësishme për të ardhmen e shoqërisë sonë, të shtetit tonë”, tha Sejdiu.
Sejdiu gjatë raportimit të tij, përmendi edhe fushën e sigurisë, duke thënë se në Republikën e Kosovës, gjatë këtij viti, nuk është shënuar asnjë incident me motive etnike. Presidenti ka përmendur edhe një varg vizitash dhe takimesh diplomatike në vend dhe jashtë tij, si dhe formimin e disa institucioneve kyçe, si FSK-së, Agjencisë së Inteligjencës, Gjykatës Kushtetuese, dhe institucioneve të tjera gjyqësore, ndërsa konfirmoi zotimin për reforimin e sistemit të drejtësisë. “Si president i një vendi që ka nevojë për reforma rrënjësore në gjyqësor dhe prokurori, do të luaj rolin që më takon për t’i mundësuar bazat e kësaj reforme, në mënyrë që të krijohet një gjyqësor dhe prokurori tërësisht e pavarur. Ky, madje, është parakusht për sundimin e plotë të ligjit.
Insistoj përherë që radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Kosovës të plotësohen me njerëz të rinj, profesionistë, të dijshëm e të përkushtuar, jashtë ndikimeve e preferencave të tjera formale e joformale, personalitete me respekt për të drejtën, të paanshëm dhe, para së gjithash, të papërfshirë në veprime apo afera korruptive”, tha Sejdiu.
Presidenti Sejdiu i ka kushtuar rëndësi të veçantë si asnjëherë tjetër çështjeve ekonomike, duke përmendur ndihëm e donatorëve dhe mundësitë që krijon anëtarësimi në FMN, Bankën Botërore etj. Presidenti kërkoi që të mbikëqyret plotësisht procesi i privatizimit dhe kërkoi ndëshkime nga institucionet për kompanitë që kanë shkelur ligjin. “Duke pasur parasysh këtë kontekst thelbësor juridiko-ekonomik, nxis të gjitha palët kompetente që të bëjnë çmos për realizimin e kushteve të domosdoshme për ndërmarrjet e privatizuara me spin-off special. Mosrespektimi i kushteve të parapara për privatizuesit e ndërmarrjeve shoqërore është shndërruar në një dukuri kronike, e cila po i dëmton punëtorët, ndërmarrjet e privatizuara dhe ekonominë e Kosovës Janë të rralla rastet e mira kur dikush ka bërë punën më ët mirë në përmbushjen e obligimeve.
Prandaj, shfrytëzoj rastin të kërkoj nga organet kompetente që të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për realizimin e këtyre kushteve të privatizimit, apo, në të kundërtën, pra nëse kushtet e parapara me kontratën e privatizimit nuk përmbushen nga investitori brenda afatit kohor, të ndërmarrin të gjithë hapat juridikë që lejohen nga legjislacioni përkatës dhe marrëveshjet e privatizimit”, tha Sejdiu duke apeluar që “njëherë e përgjithmonë të kuptojmë se ekonomia e tregut të lirë nuk do të thotë ekonomi pa përgjegjësi”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Opozita bojkoton fjalën e Sejdiut
Opozita bojkoton fjalën e Sejdiut
Dy parti opozitare, AAK dhe LDD, kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Fatmir Sejdiu, të mbajtur para Kuvendit të Kosovës.
Dy parti opozitare, AAK dhe LDD, kanë bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Fatmir Sejdiu, të mbajtur para Kuvendit të Kosovës. Opozita e ka arsyetuar këtë veprim me, siç thuhet, shkeljet që presidenti Sejdiu po i bën Kushtetutës dhe injorimin e vazhdueshëm të opozitës.
Pjesa më e madhe e opozitës në Parlamentin e Kosovës ka bojkotuar fjalimin vjetor të presidentit Fatmir Sejdiu, të mbajtur sot para ligjvënësve.
Opozita e ka arsyetuar këtë bojkot me, siç thuhet, shkeljet që presidenti Sejdiu i ka bërë Kushtetutës së Kosovës me mbajtjen e dy posteve, si dhe në shenjë revolte për mospërfilljen e opozitës në rastin e caktimit të datës së zgjedhjeve lokale.
Këtyre kritikave, Sejdiu u është përgjigjur duke thënë se ai në asnjë rast nuk ka shkelur Kushtetutën, kurse vendimin për zgjedhje, siç tha presidenti, e ka marrë në konsultim të plotë me të gjitha subjektet politike.
“E para, unë nuk e kam shkelur Kushtetutën. Unë e mbaj pozicionin e presidentit të vendit ashtu si jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës dhe natyrisht kam të pezulluar ushtrimin e funksionit të një posti politik. Dhe, Kushtetuta shumë e qartë është në atë drejtim dhe unë i përmbahem asaj shkrese, norme që është decidive”.
“E dyta, rreth konsultave me partitë politike - unë kam zhvilluar konsulta me të gjitha partitë politike dhe s’është e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo datë; kam nxjerr afërsisht një datë të përshtatshme për punë të mirë, që duhet të bëjnë institucionet në përgatitjen e zgjedhjeve”, tha presidenti Sejdiu.
Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se AAK-ja dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë bojkotuan sot seancën në momentin kur Sejdiu u është drejtuar deputetëve, pasi që presidenti, sipas Gjinit, është shndërruar në vegël politike të kryeministrit Hashim Thaçi dhe si i tillë edhe po bën shkelje të vazhdueshme të Kushtetutës së Kosovës.
“Nuk ka treguar vullnet për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me opozitën, është vonuar me fjalën e tij dhe arsyet tjera që ndërlidhen me vetë funksionimin e institucionit të presidentit, i cili është shndërruar në president të pushtetit dhe jo president të Kosovës”.
“Opozita dy herë ka pasur kërkesa të drejtpërdrejta për presidentin e Kosovës dhe ai as që i ka marrë për bazë ato dhe është shndërruar në president të kryeministrit”, tha Gjini.
Ndryshe, në fjalimin e tij, presidenti Sejdiu ka folur për aktivitetet e tij politike e diplomatike gjatë një viti.
Sejdiu ka lavdëruar pozicionin që po merr Kosova si një shtet i respektuar në rajon, ndërkaq tha se edhe me Serbinë do të ketë raporte të mira, atëherë kur ky vend të pushojë me politikat destruktive ndaj Kosovës dhe minoritetit serb.
Në planin e brendshëm, Sejdiu ka kërkuar nga qeveria përkujdesje më të madhe për kategoritë e rrezikuara sociale, si dhe angazhime më të mëdha për të përmirësuar gjendjen në arsim, shëndetësi e fusha të tjera.

Similar topics
» Presidenti Sejdiu kërkon që urgjentisht të ndriçohen vrasjet!
» Ish presidenti Moisiu kërkon që termi “kosovar” mos të përdoret
» Presidenti Nishani merr mesazh urimi nga Presidenti amerikan, Obama
» Prishtina kërkon hetime për raportin e Martit, EULEX-i kërkon dëshmi
» AAK kërkon hetime të SHIK-ut, PDK kërkon debat, LDK është viktimë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi