Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato: BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS

Shko poshtë

Vullnet Mato: BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS Empty Vullnet Mato: BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 27, 2010 12:49 am

Vullnet Mato: BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS 37011_1282871363058_1568334934_30564528_716757_n


Vullnet Mato: BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS 24329_1234865162933_1568334934_30475288_4637385_n

Vullnet Mato

BUBULLIMAT E ZEMRËS SË NËNËS


Isha vogëlush afër moshës së një djali
dhe koha e krismave të tmerrshme ishte.
Në qiell disa korba me krahë metali,
lëshonin mbi tokë glasa shpërthyese.


Nëna lau teshat me finjë nga hiri i zjarrit
dhe i vuri të thahen mbi shkurret e lumit.
Mashtruar nga ngjyrat dhe tymi i kazanit,
korbat u shfaqën befas me mitralime sulmi.


Vinin rrotull qiellit, sharronin degët e gurët
dhe tym e pluhur u bë gjithçka përqark...
Nëna më rrëmbeu si skifteri zogun e pulës,
më mbështolli me trup, më futi prapë në bark...


“E mjera unë, do më vrasin djalin!”gulçonte,
me frymëmarrje të thellë strukur nën shkurre
dhe zemra me gjëmim të hatashëm i bubullonte,
sikur te daullet e veshit më binte një daulle.


Atë daulle alarmi të heshtur larg ndër vite,
kujtoj me mall kur shoh fëmijë të asaj moshe.
Zemra e nënës me ato bubullima të dridhshme,
la gjallë tek unë gjithë dhembshuritë e kësaj bote...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi