Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinan Vaka:Nenes

Shko poshtë

Sinan Vaka:Nenes Empty Sinan Vaka:Nenes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 03, 2010 2:13 am

Sinan Vaka:Nenes 6918_1092909614252_1571899456_30225449_2687067_n

Sinan Vaka

Nenes


Me morri malli Nenoooo....
Per perkedheljet e mbremjes me morri malli,
per ate fjalen e thjeshte " biro "
dhe te puthuren tende rrudhave te ballit.

Kjo ere qe tej-vjen diteve te Prillit,
kjo ere e larget, humbet mesazhet
e koha qe iken me percjell me tronditje
vuajtjet e shpirtit qe rizgjon imazhet.

Me mori malli Nenoke,
mall biri qe nuk ti kuptoi rrudhat,
mall ne mesditen e moshes pas pergjumjes,
per pendesen fatale dhe friken e faljes,
qe le ankthi i humbjes.

Me ka marre malli e yllta ime...
Çfare ben te ajo fushe mermerash
mbuluar gjithandej me trumbeza rozmarine
ne nje paqe trishte, brenda kangjellash.

Ku humbi ajo bote e stermadhe mundimesh
dhe lodhja jote dekadash e mote
horizontet memesore duke na dhuruar
ne vjellen e keqe te kesaj bote !

Midis lulesh yjesuar nga vesa
ku natyra kudo lot me heshtjen,
fytyra jote ne nje kornize pa permasa
ndez lehtesisht buzeqeshjen,

Buzeqeshja...syri yt me ngazellim etern
ky vijim i perjetshem imazhi pa mort
dhimbjen e shpirtit te plagosur ma ndjen
e ngre mijera fllade,

Me perkedhel....me perkund si motmot
ne peqirin tend me eren e nenes plot etje,
me peshperit si nje loderz shpirtdhimbjeje
dhe me thote :-
Bir, nena te do edhe pas vdekjes !


Me ka marre malli, Kole
dhe lulekuqja ne fushen lombarde çel syrin,
fushat gjelberojne e putpuri ndez gjithandej,
por stinen qe hap horizontet e blerteson shpirtin
gjithkund e kerkoj dhe se ndjej .


Jane larg paparunat e fushave te Vjoses
dhe era e njelmet e ujrave tej rrjedhes,
jane larg nga kjo toke qe nuk me ndjen
nga kjo jete e stisur per te tjere njerrez.


E me duhet fare pak ne kete labirinth,fare pak,
sikur edhe kujtesa e stranices se dhembsur,
buzeqeshja jote e fiksuar ne celuloze
dhe shpirti yt qe te ndjehen i patrembur,


Ketu ku bukuria çelet e te zhgenjen,
ketu ku iluzionet te burgosin mendimet,
ketu ku burgu i monotonise te vret
me harresen e dheut dhe te prinderve.

Oh, çmall me ka marre...




Cremona ( Itali )
14 prill 2004
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi