Vlorë: Veshjet popullore tradicionale, vlera për turizmin
Faqja 1 e 1

Veshjet popullore janë kthyer në një tjetër tërheqje për turistët e huaj, që zgjedhin Vlorën për të kaluar ditë pushimi, por për të ende mungon tregu i shitjes.
"Ka interes në rritje nga të huajt për veshjet e traditës, por fatkeqësisht në Vlorë mungon tregu", tha Thanas Gega, etnolog dhe muzikolog i pasionuar pas kostumeve popullore. Sipas tij, funksionimi i një tregu të tillë do të ishte me mjaft vlera ekonomike dhe promovuese.
"Në fshatra të ndryshme ka persona që mundohen të ruajnë traditën në prodhimin artizanal të veshjeve popullore, por fatkeqësisht ata nuk stimulohen", nënvizon ai, duke shtuar se veshjet e traditës kanë karakteristikat që lidhen, veç të tjerash, me karakteristikat e terrenit, trevave, klimën etj.
- Veshjet popullore, sipas zonave -
"Në vendet malore me klimë të ftohtë dhe me blegtori të zhvilluar, veshjet popullore në pjesën më të madhe, bëheshin prej leshi. Në ndonjë zonë të veçantë të Lumit të Vlorës, përdorej dhe liri apo gjeshtra për veshje e shtroje", thotë Feti Brahimi, rapsod i njohur dhe drejtues i grupit folklorik të Lapardhasë.
Veshja më e vjetër e gruas labe, sipas tij, është ajo me fustan.
"Një veshje e mëvonshme kanë qenë dhe çitjanet, që përbën një element krejtësisht të ndryshëm nga veshja e vjetër tradicionale e lidhur kjo me ndikimet në momente të ndryshme historike", shton studiuesi Sejmen Gjokoli.
Sipas tij, veshja e burrave ka më tepër elementë të origjinalitetit, ku veshja më e vjetër është me këmishë të gjatë, me fustanellë e tirq kofshor, me poture e tirq gjunjare, veshje me qillota. Pjesë e kostumeve dhe veshjeve popullore janë edhe opinga e lopës, këpucët me profka, opinga me shollë të rregjur, opinga me xhufka, si edhe qylafi i bardhë me thumb në majë.
Por, panoramën e veshjeve dhe kostumeve popullore në trevat e Vlorës e plotëson dhe tradita e fshatit Nartë. Etnologu Thanas Gega, thotë për ATSH-në se, kostumet e traditës të popullsisë së këtij fshati janë tërësisht të veçanta dhe nuk ngjasojnë me asnjë tjetër në trevat e Vlorës, madje edhe të vendit.
"Duket sikur veshjet e grave nartiote kanë elementë ngjashmërie me ato të zonës së Bregdetit të Himarës, por kjo nuk është aspak e vërtetë", nënvizon ai.
Veshjet në këtë zonë, sipas Gegës, janë të punuara kryesisht me satin, një element unikal në materialet që përdoren për veshjet popullore, si dhe lir. Ai veçon edhe modelet kryesore të prodhimit të këtyre kostumeve të cilat janë ato me fustan të gjatë, të bardhë, me pala e me flokë ngjyrë trëndafili, apo ngjyrë deti, si dhe të tjera, ku dominon e zeza, e verdha dhe e kaltra.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Veshjet e grave myslimane në vende të ndryshme!
» Andi Bejtja: “Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar
» Mikpritja shqiptare në sofrën tradicionale
» Bangguo: Kina ruan lidhjet tradicionale me Shqipërinë
» Hasan Qyqalla:FTESE PER OREN E MADHE LETRARE, TRADICIONALE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi