Andi Bejtja: “Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar
Faqja 1 e 1

“Problemet e vogla” që cënojnë turizmin shqiptar
Nga Andi Bejtja
Sa herë kam tentuar të shkruaj një shkrim mbi turizmin shqiptar: jam vetëpë-rmbajtur dhe më kanë përmbajtur. Fjalia standarde ka qenë: jo tani në sezon se dëmton turizmin e vendit tënd. Kam tentuar të shkruaj në maj apo në mars dhe ka qenë e njëjta fjali: jo para sezonit se ndikon për keq. Të njëjtën ndjesi provova dhe disa vite më parë kur isha nisur për një reportazh për kosovarët në Durrës dhe shkrova shkrimin “Turizmi Patriotik”, i bindur si atëherë dhe tani, se këtij lloj turizmi do t’i vijë fundi gjithsesi, pavarësisht nga rruga Durrës-Kukës apo nga tuneli i famshëm i kombit. Dhe atëherë nuk i thashë të gjitha sërish për shkak të “vetëpërmbajtjes patriotike”. Tani, them se po nuk u thanë dhe në fund të sezonit nuk kanë kur të thuhen më. Jam i bindur se të konstatosh dobësitë e turizmit shqiptar është shumë e thjeshtë se të japësh rekomandime për të dalë nga kjo gjendje, ashtu sikurse jam i bindur se pas leximit të këtij shkrimi do thuhet, “s’na the asgjë të re”. Kur rendit mangësitë e kupton se shumë gjëra mund të rregullohen thjesht dhe vetëm me vullnet dhe me një funksionim më pak se normal të shtetit ligjor.
Kam biseduar me dhjetëra turistë të huaj që kanë shkelur në Shqipëri dhe kam naviguar me orë të tëra në internet nëpër forume, ku fatkeqësisht kuptohet shumë lehtë se ata turistë (jo kosovarë) që kanë shkelur në Shqipëri, megjithëse kanë evidentuar plazhet si në Tajlandë, ushqimin e freskët dhe të lirë, mikpritjen etj., nuk kanë ndërmend të rikthehen në Shqipëri. Në këtë kontekst autoritetet shqiptare duhet të mendohen gjatë se si ka mundësi që numri i turistëve maqedonas, (jo shqiptarë) turistë familjarë me pretendime nën mesataren europiane ka rënë kaq dramatikisht në krahasim me vjet, vit kur ata zbuluan masivisht Shqipërinë, edhe pse publiciteti për Shqipërinë në median maqedonase ka qenë shumë herë më i madh këtë vit. Pse? Si ka mundësi të kesh këto elementë kryesorë si klimën, detin, ushqimin, arkeologjinë, ekzotikën dhe vendin europian me çmimet më të lira e mos duash të kthehesh sërish.
Fatkeqësisht, nga të gjitha vrojtimet, nga të gjitha bisedat kokë më kokë me turistët e huaj, nga navigimet në forumet on line, kuptohet fare qartë, se fatkeqësisht ose thënë më mirë, dramatikisht, Shqipëria klasifikohet si një vend i Pisët. Shumë shqiptarëve, të imunizuar me plehrllikun, kjo i duket diçka lehtësisht e riparueshme, madje as nuk e rendisin te mangësitë, por personalisht mendoj se ky është imazhi më i rëndë që mund t’i jepet një vendi, imazh i cili dhe sikur të mos gjesh më asnjë bisht cigare në Shqipëri në tokë, do shumë vite të kalojë. Imazhi i pisllëkut nuk ndalon këtu, por shtrihet kudo që nga natyra e përdhosur e deri tek tualetet e restoranteve apo hoteleve shqiptare. Të gjithë jemi koshientë sa banjo hotelesh e restorantesh, madje dhe luksozë kemi parë në Shqipëri me kokme uji, me sapun ngjyrë kafe e me mure bojë kafe. Kam rastisur me miq të huaj në lokale në mes të Korçës, që shquhet për pastërti, janë kënaqur nga ushqimi dhe ndërkohë pasi kanë shkuar në tualet, kanë vjellë dhe janë çuar vrik. Ç’mund të bëjë shteti në këtë situatë? E mbetur në lojën e kompetencave, qeveria shqiptare ka ngritur duart përpara kësaj situate, duke vënë pas muri pushtetin lokal, por duke e lënë gjendjen ashtu siç është. Fakti është se nuk kemi të bëjmë thjesht me qytete të pastra dhe qytete të pista, por kemi të bëjmë në tërësi me një Shqipëri të Pisët. Plehrat tashmë janë kthyer në një problem kombëtar, që po e cenojnë dinjitetin tonë më shumë se çdo akt tjetër, më shumë se njolla e kriminalitetit apo trafikut të qenieve njerëzore. Qeveria shqiptare duhet të gjejë formën ligjore a jo ligjore për të ndërhyrë urgjentisht. Ka ardhur koha për një strukturë Task Forcë për Pastrimin e Plehrave jo vetëm nga rrugët e qyteteve shqiptare, por dhe atyre nacionale dhe bregdetit shqiptar, kodrave e fushave, pse jo ndoshta ka ardhur koha dhe për një Ministri të Posaçme Antiplehra, me buxhet më vete, me drejtori, që jo vetëm të pastrohen plehrat, duke inspektuar e ç’licencuar kompanitë që punojnë në terren, por edhe të licencohet e inspektohen hotelet e restorantet që nuk përmbushin kushtet e higjienës, të gjobiten qytetarët që hanë shalqi në rërë, qytetarët që hedhin plehrat nga ballkoni, qytetarët që lahen në det me cigare në gojë…… apo qoftë dhe të pronarëve të lokaleve që therin qengjat në sy të njerëzve në rrugë. (Deri tani çdo mik të huaj që kam ftuar në Llogara është shndërruar në vegjetarian). Tashmë plehrat janë me të vërtetë një problem kombëtar, i cili nuk mund të zgjidhet duke menduar lokalisht, por kombëtarisht. Personalisht, mendoj se po nuk u ndërhy në mënyrë energjike tani nga qeveria shqiptare, në Shqipëri, për pak vite do kemi vetëm emigrantë që vinë për të takuar mamin me babin ose tezen. Ky është problem më i madh jo vetëm i turizmit shqiptar, por problem më i madh dhe i imazhit tonë dhe në fund të fundit siç e thashë dhe më lart i dinjitetit tonë kombëtar.
Imazhi dhe dinjiteti jonë nuk cenohen vetëm nga plehrat, por dhe fenomene të tjera të ngjashme. Kam parë turistë të huaj të qajnë përpara amfiteatërve të tillë si ai i Durrësit p.sh., ku pallate shumëkatësh ngrihen mbi mozaikë apo fare afër tyre. Dhe kjo kafshëri administrative shqiptare i kthen këmbët e turistëve mbrapsht njëherë e mirë, duke i bërë të mos i hynë në sy as deti, as qielli, as ushqimi i freskët. Raste të tilla të turpshme janë të panumërta dhe babëzia e pushtetarëve lokalë nuk jep garanci se ky fenomen mund të ndërpritet. Ndoshta dhe këtu ka vend për një Task Forcë, për t’i lënë Shqipërisë fytyrën që ka në të vërtetë dhe jo atë të përçudnuar.
Të kësaj natyre, ku ndjehet qartë mungesa dhe kontrolli i shtetit, janë dhe problemet e tjera, edhe pse më të lehta në dukje për t’u riparuar. Ndoshta nuk ka asnjë vend në botë si në Shqipëri ku qytetarit vendas t’i vijë gjynah për turistin e huaj. Sa herë na ka ndodhur në mes të Tiranës të shohim turistë të hutuar me harta në dorë që nuk dinë ku të shkojnë. Në kryeqytetin shqiptar nuk ka asnjë zyrë informacioni turistike, ku turistët të kenë mundësi të marrin informacion ku dhe kur niset autobusi për Dhërmi, sa kushton, pas sa orësh arrin, në çfarë qytetesh shkon treni apo ku merret furgoni për Vlorë, si shkohet në Butrint etj. Kioska të tilla informacioni nuk ka në asnjë zonë turistike të Shqipërisë. Nuk ka asnjë informacion sa muze ka, kur janë të hapura. (Në shumicën e kohës ato janë të mbyllura). Më ka rastisur në Voskopojë të shikoj turistë gjermanë me orë të tëra përpara kishës, duke pritur të hapej më kot dera, derisa erdhi një vajzë dhe u tha se duhej të merrnin priftin në celular të vijë t’u hapë derën, për më tepër ishte ditë e diel.
Kaq e vështirë qenka për t’u hapur disa kioska të tilla dhe kaq shumë vite u dashkan për t’u realizuar një projekt kaq i vogël? Kaq e vështirë është të jepet një urdhër që muzetë, monumentet kulturore duhet të jenë të hapura, të paktën, në pikun e sezonit turistik?
Mungesa e dorës së shtetit dhe policisë gjithashtu ndjehet kudo, pavarësisht se në rrugët e Shqipërisë në sezonin turistik sheh më shumë polici se në çdo vend tjetër të botës. Disa turistë italianë një ditë të shtune shkuan në Dhërmi në darkë për të pirë një gotë birrë dhe dolën të nesërmen në 5 të mëngjesit për shkak të qindra makinave që kishin bllokuar rrugëdaljet. Telefonuan disa herë policinë. Policia erdhi, por ngriti duart përpjetë para asaj morie të madhe makinash. Nuk u tentua as për gjoba e as për asgjë të kësaj natyre. E vetmja fjali që erdhi nga goja e policëve ishte: “Do prisni, s’kemi ç’të bëjmë”. Thuhet se të njëjtin fat ka pësuar dhe vetë kryeministri shqiptar në tentativë për të lënë vilën qeveritare në Dhërmi. E njëjta panoramë është dhe në rrugën nacionale përgjatë Himarës, ku pushuesit parkojnë jashtë çdo kriteri në të dyja anët e rrugës, duke e bërë të pakalueshme rrugën. Qytetarë të shumtë dëshmojnë se nuk kanë parë asnjë inkursion të policisë për të zhbllokuar rrugën, madje dëshmojnë se për ditë të tëra nuk kanë parë asnjë polic në Himarë. Të njëjtat pamje shikojmë për ditë në akset e tjera të rrugëve shqiptare. Kaq e vështirë është të disiplinohet trafiku apo parkimi i gabuar? Kaq e vështirë të vihen shenjat sinjalistike apo tabela orientuese? Ka rrugë në Shqipëri ku nuk ka asnjë tabelë dhe ku rruga dytësore është më e gjerë se rruga nacionale. Pyesni një turist të huaj që vjen në Shqipëri me makinë sa mund t’i shijojnë pushimet pas stresit dhe ankthit që heq në rrugët shqiptare. Hyni në një supermarket në Jug të Shqipërisë në sezon turistik dhe shikoni sa i shitet e njëjta shishe uji një qytetari nga Saranda, sa i shitet e njëjta shishe një qytetari nga Tirana dhe sa një qytetari kosovar apo maqedonas? Mos ka ardhur koha që edhe në këtë sektor tërësisht privat shteti duhet të ndërhyjë me çmime tavan?
Mund të vazhdosh me faqe të tëra të rendisësh fenomene të tilla krejtësisht shqiptare, që bëhen më të dukshme në sezone turistike, por në fakt po të mendohesh paksa më gjatë këto janë probleme që duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse vinë ose jo turistët, janë një pjesë e atyre problemeve që i çojnë qytetarët në kalimin ilegal të kufirit, në plotësimin e lotarive amerikane apo kanadeze, në blerjen e një vize Shengen. Le të na shërbejë turizmi për të përmirësuar standardin e jetës tonë që shpeshherë prishet thjesht nga mosfunksionimi normal i shtetit, apo qoftë dhe nga mungesa e vullnetit të mirë. Duken probleme të vogla, por në fakt janë njolla të mëdha.

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sejdiu: Jo protokolleve që cenojnë Kosovën
» Bejtja: Shqipëria e ka më të lehtë të bashkohet me Greqinë, se sa me Kosovën
» Vlorë: Veshjet popullore tradicionale, vlera për turizmin
» Andi Terziu:Shuflai, albanologu i devotshëm
» Koalicioni i partive “të vogla”

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi