Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Poezi për dashurinë

Shko poshtë

Agim Gashi:Poezi për dashurinë Empty Agim Gashi:Poezi për dashurinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2009 2:10 pm

Për Ty!



Mos dëgjo fjalët e botës

Mos e qit fjalën pa mendu,

Fute n´kokë vetëm një mendim

Atë ndjenjë se unë të du.

Moj e shtrenjëta e fjalës sime

O moj tokë në rrotullim,

Si u bëne aq „katile“

Nuk ma fale veq një gabim.



Ti moj lule që qel n´mesnatë

E tërë ditën aromë lëshon,

Pash njat bukuri që ke

Thuama troq a m´dashuron.

Mos u tremb nga ai e ky,

Se kto punë ndodhin për t´gjallë,

Thuaje e bëje atë furtunë

Se nuk do të zhgrehem n´vaj.



Ti je boshti i jetës sime

E në vdeksha n´amshim kur t´shkoj,

Do të ngjallem përsëri

Vetëm Ty të dashuroj.

T´përshëndes agime e verës

Ti je flakë në mes dëborës,

Ma ke ngjallë shpirtin e vdekur

Mi ke ngjallë gishtat e dorës.





Agim Gashi

16.02.2009-Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Gashi:Poezi për dashurinë Empty Re: Agim Gashi:Poezi për dashurinë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2009 2:16 pm

Të dashurës



Një dashuri

Si hyjni

Lindi me e mua e Ty,

Lindi për të mos tretur

Zoti na ka gjetur

Mua edhe Ty,

Për një dashiri!



Lindi dhe u rrit

Dhe rritet përditë,

Ti je hyjnesha ime

Je dashuria ime

Të zgjodha për jetë

Për të mos u tretë

As unë e as Ti

Jetojmë me dashuri!



O më e ëmbëla ndër të ëmbëlat

Më je aq afër n´zemrën time

Më piklon me ledhatime,

Edhe n´gjum po bisedoj

Me ty llafe t´shumta ndërroj,

Lavdi Zotit që na takoj

Do t´jetojmë me gëzime

Se je boshti i jetës sime!



Düren, shkurt 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi