Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Seveme Preteni

Shko poshtë

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Seveme Preteni Empty Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Seveme Preteni

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 05, 2010 11:55 pm

Haxhi Muhaxheri:Poezi nga Seveme Preteni 34505_132673436766534_100000716346990_204456_7872154_n

Poezi nga Seveme Preteni



KËNGA E LULEDIELLIT

(poezia qe u shperblye me vendin e dyte ne Oren e madhe
letrare Tradicionale,ne Koblenz me 2009 dhe e ndau cmimin
e trete ne Takimet e Poeteshave Shqiptare ne Vushtrri 2010)

Kur me mbollen
ne toke
se pari deshta
te te shoh vetem Ty
o Diell
e lule pa Ty
me shekuj isha
ne erresire i krehja
rrezet e tua
i enderroja
agimet e purpurta
ne fytyren tende
te perenduar

...dhe plumbat shekullor
ballin ma qelluan
syte mi verbuan
me hirin e roberise
me shtatqind dimra
fjalen ne gjuhe ma ngrine
petalet mi shperndane
nje nga nje
kah bota e larget

vetem farat i mbulova
me dheun e lare me gjak
e rrenjet e mia
i shartova
me agimet e bardha
per tu takuar
ne deshirat e mia te
klorofilta

mallkova erresiren e kuptova
edhe lulja paska aht

u bera murane ne pritje
u bera klithje ne heshtje
u shnderrova
ne myje te pamposhtur
me fije shpresash
thurra kuotat e fitoreve
pikova lote te kuq

shqiponjat lajmeronin
Festen e pritur
ngrita koken
rrezet e tua i putha
une lulja jote e vuajtur
u ktheva kah Ti
Ty te pashe
Diellin tim e pashe

Tash edhe ne vdeksha ndashte

E shkruar me 17.02.2008 Dita e shpalljes
se pavaresise se Kosoves
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi