Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kujtim Stojku:ETER.

Shko poshtë

Kujtim Stojku:ETER. Empty Kujtim Stojku:ETER.

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 08, 2010 8:28 pm

Kujtim Stojku:ETER. 35194_1321380798233_1342220805_787354_5462718_n
Kujtim Stojku:ETER. 2638_1053297736324_1342220805_157768_921272_n

Kujtim Stojku

ETER.

Unë jam pika e shiut
Që për nënë kan’retë
Kam dhe fytyrën e erës
Që rend pa lënë gjurmë
Tmerrësisht uturij mbi dhe
Deti ngren’ të madhen val’
E unë largohem duke lënë
Vetëm shenjë
Por s’di t’shkruaj emrin tim.

Dhe pse jam kështu analfabet
Dhe m’shohin si të marrë
Rend pas kohës por si erë
se kohën dua ta ndal
ta ndal këtë qene q’ ikën pa u ndjer’
vetëm duke shkruar pa pushim
dhe nënshkrimin ta bëj me gishta në ujë.

Ashtu si gjithë miqtë e mi poetë
Unë penën e kam ngjyer n’qiell
si re jam përleshurdhe me diellin
por kam humbur në betej.

Mendoja t’kapja erën
E ta lodhja der n’fund
Ti gjeja vendin e çlodhjes
Por u lodha për vete
Se mu desh gjith’ ai mund.


Atëherë t’gjitha këto
I thirra nga kujtesa
Vendbanimi ynë i fundit
Por askush nuk m’besoi.

N’mes gjith’k’tyre sfilitjesh
E shkuara është si hije
Ku ne rrimë t’fshehur në të
Që t’kaloj nxehtësia.

E nëse varrosem pa folur
Atëherë gulçin tim
E përhap dheu
Dhe varri im do t’zbrazet
Nga fjalët e varrosura
E varri do të mbesi bosh

Por drita do t’shkaktoj humbjen
Se ajo se duron dot errësirën

Dhe unë s’ kam frikë më nga asgjë
Se faji është i diellit
Që së bashku me ujin
Rigjallërojnë përsëri çdo gjë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi