Halit Bogaj: Gënjeshtrat serbe
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Gënjeshtrat serbe
GËNJESHTRAT SERBE
Nga Halit Bogaj
Këto ditë në Mitrovicën veriore ngjau edhe një skenar i përgjakur serb nga i cili humbi jetën një njeri dhe u plagosën 11 të tjerë. Serbët/si gjithmonë/ u përpoqën që atë ngjarje makabre dhe të tmerrshme t’ua mveshnin edhe njëherë shqiptarëve, duke menduar se akoma mund të bëjnë montime të tilla sikur në vitet tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta gjatë të cilave, në duart e veta e kishin tërë aparatin shtetëror kriminel, duke u nisur nga ajo shprehja e njohur’’Lela Kros he Lela Kros, vetë shkruaj vetë vulos’’,por kësaj radhe, si edhe shumë herë të tjera pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, u hasi sharra në gozhdë dhe nuk u doli siç vepronin dikur.
Kësaj radhe donin’’ta bindnin botën’’ sikur atëherë kur njëfarë Martinoviqi psikopat e ka pasë lënduar veten me shishe të birrës, ndërsa donte t’i fajësonte shqiptarët për atë turp të paparë dhe të pa ndodhur asnjëherë në historinë njerëzore, e nga i cili serbët e pafytyrë krijuan mite, poema, balada, piktura etj., se kinse shqiptarët’’e egër dhe vandalistë’’ e kishin bërë një akt të tillë të çmendur!.
Pas hapjes së zyrës civile në veri/në të cilën duhej të bëhej regjistrimi i banorëve atje/, serbët e armatosur dhe të maskuar u tërbuan edhe njëherë për t’i treguar botës se çka janë në gjendje të bëjnë, duke ua përkujtuar të gjithëve se kanë mbetur po ata që ishin, përherë me veprime dhe botëkuptime të njejta të cilat i kanë në gjak dhe në gjenet e tyre tradicionale.Për të qenë ironia më e madhe, Tadiq u ngut që ta thirrte Këshillin e sigurimit, demek për t’iu treguar atyre’’se çka bëjnë shqiptarët’’, por edhe në këtë rast dështoi, bile edhe shumë keq ngase përfaqësuesi amerikan i tha atij në gojë’’se njeriu është vrarë nga vetë serbët që e kishin organizuar protestën’’, me fjalë të tjera’’Si ishte e mundur që midis tyre të hynte ndonjë shqiptar’’, me ç’rast Tadiq mbeti si i mjerë nga gënjeshtrat e tij të cilat nuk pinin ujë te fare . Por, me plot gojën demagogji, edhe në këtë rast’’paqësori’’serb u shpreh, se pa marrë parasysh se çka ka ndodhur, Serbia nuk do ta përdorë dhunën, duke harruar se pikërisht për shkak të asaj dhune e kishte ftuar Këshillin e sigurimit! ‘’Paqësorët çetnikë’’, të porositur nga Beogradi, u bënë qengja vetëm atëherë kur në vend të ngjarjes arritën ‘’Arushanat e NATO-s’’të cilët nuk e lusin askend por veprojnë menjëherë, me ç’rast do të vritej ndonjë çetnik/me ose pa maska/.Pra vetëm atëherë u tërhoqën dhe shkuan në birucat e minjve, duke lënë prapa një rezultat tragjik.
Tadiq edhe kësaj radhe nuk mund ta duronte dhe ta shihte me sy Skender Hysenin, por ç’të bënte i mjeri pasiqë nuk kishte nga t’ia mbante, përveç se ta ‘’pranonte’’ si bashkëbisedues dhe replikant separatistin nga Kosova, i cili’’E ka shpallur njëanshëm në token serbe shtetin e dytë shqiptar’’.Mes tjerash Tadiq , me vogëlsinë e tij, por edhe me botëkuptimin hegjemonist mesjetar, mundohej’’T’i jepte mend edhe Amerikës’’duke thënë se asaj duhet t’i vijë keq që e ka pranuar shtetin e Kosovës, por në kontekstin tjetër dhe lexuar mes rreshtave, ai e shihte se vërtet ka përfunduar gjithëçka nga ëndrrat serbe, duke u shprehur se Serbia nuk mund të pranojë:që dikush t’i ketë të gjithat, kurse dikush tjetër asgjë’’., një thënie e tij e përsëritur disa herë më parë.Pra kësaj radhe u pa edhe njëherë se akuzave serbe ndaj shqiptarëve , u ka dalur boja dhe nuk mund t’u shiten fare tek bota demokrartike e cila është prezente në Kosovë që nga ai vit i lumtur dhe çlirimtar për të gjithë ne.Duke e pare gjithashtu se nuk po iu shiten gënjeshtrat bajate dhe që u ka kaluar qysh moti koha ,ata nga sikleti që e kanë, në të njejën ditë/kur u mbajt Mbledhja e KE/ e plagosen një deputet liberal serb , i cili e ka pranuar realitetin dhe Pavarësinë e vendot tonëGjithashtu duhet shtuar edhe faktin se për incidentin tragjik të asaj dite/përveç atyre që e përkrahin Serbinë dhe krimet e saj/ të gjithë të tjerët kërkuan që të gjendet fajtori i vërtetë i cili duhet të dale para gjyqit dhe të dënohet për krimin e tij terrorist.Këtë e ka kërkuar edhe kryministri kosovar qysh në prononcimin e tj të parë, por’’carllazarstët’’ nuk u kënaqën atë ditë në Gazimestan vetëm me djegien e flamurit amerikan dhe atij kosovar, derisa ia shuan jetën një njeriu dhe i plagosën edhe 11 të tjerë.
Nga mbledhja e fundit e Këshillit të sigurimit, të cilën siç u tha më lartë, e ka kërkuar vetë Serbia, për opinionin e tyre,e pa u skuqur fare, e kishin transmetuar vetëm fjalimin e Tadiqit, duke i fshehur ekspozetë e të tjerëve, e sidomos të Skender Hysenit, të cilin e tërë bota /atje brenda në salle/e kishte pranuar si minister të punëve të jashtme të Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Dr. Rugova
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» Halit Bogaj: Ana Manjani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi