Halit Bogaj: Ava Gardner
Faqja 1 e 1
Halit Bogaj: Ava Gardner
A V A G A R D N E R/1922-1990/
/Njëra ndër aktoret më të bukura amerikane/
Nga Halit Bogaj
E lindur me emrin – Ava Lavina Gardner në vitin , aktorja e ardhshme posedonte një bukuri të rrallë dhe thuajse përrallore e cila e ngriti në shkallët më të larta të botës së pashterrshme filmore.
Duke pasur veti të tilla aq specifike çfarë nevojiteshin për femrat që ishin aktore, Ava bëhet ndër vedetat më të kërkuara të kohës, duke interpretuar role të llojllojshme dramatike, romantike,aventura dhe filma aksionalë, duke luajtur përherë me aktorë të mëdhenj si:Klerk Gebëll, Gregori Pek, Elizabet Tejllor, Riçard Barton, Riçard Haris, Bert Llankaster dhe të tjerë.
Karierën e saj artistike e filloi si fotomodele,duke përfunduar në Kompaninë më të njohur filmore”Metro-Golduin- Majer” në të cilën realizon disa filma të saj të shquar.
Starton me filmin”Vrasësit”/1946/ në të cilin luan me aktorët e shquar – Bert Llankaster dhe Edmond O Brajen , duke shkëlqyer me bukurinë e saj fascinuese.
Ngase ishte e tillë dhe që binte në sy tek shumë regjisorë dhe producentë eminentë, Ava Gardner dashurohet edhe në burrin e saj të ardhshëm – Frenk Sinatra, atëbotë shumë i popullarizuar si aktor dhe këngëtar me renome të madhe.Më parë ishte e martuar me aktorin Miki Runi me të cilin jeta i ishte bërë ferr i vërtetë.
Po ato vite interpreton një rol tejet simpatik në filmin”Heskersët”/1949/,për t` u ngritur në piedestal me filmin’Borërat e Kilimanxharos” – sipas veprës homonime të shkrimtarit të madh – Ernest Hemingueji,me Gregori Pekun në rolin kryesor.
Gjithashtu bëhet shumë e popullarizuar edhe me filmin”Mogambo”,me partnerët e saj – Klerk Gebëll dhe Grejs Keli/e njohur nga filmi i Fred Cinemanit”Pikërisht në mesditë”/, e më vonë princeshë e Monakos.
Ava shkëlqen sërish edhe me filmin’Kontesha këmbëzbathur” për t` u ngjitur edhe më lart me imixhin e saj të popullarizuar dhe për të arritur edhe suksese të tjera të mëdha.
Ajo ishte e martuar tri herë por asnjëra nga ato martesa nuk ishte fatlume.Burrat e saj:
Frenk Sinatra,Miki Runi dhe Arti Sho thuajse ishin të paknaqur me gruanë e tyre skandaloze e cila një pjesë të jetës së vetë e kalonte si alkooliste kronike.Shkruhej se më së tepërmi e kishte dashur aktori Frenk Sinatra i cili asnjëherë nuk ishte shëruar nga mania që kishte ndier ndaj saj për të cilën është xhiruar edhe një serial me mjaft sukses,
në të cilin i shohim ngritje dhe rëniet e divës mahnitëse që pushtonte mbarë botën me sharmin e saj karakteristik.
Në vitin 1964 Ava Gardner realizoi edhe një film tjetër fenomenal të titulluar”Shtatë ditë në Maj” në të cilin luante bashkë me Kirk Dagllasin e sprovuar në shumë filma, i cili tri vite më parë e kishte përfunduar spektaklin e tij antologjik”Spartaku”.
Dy vite më vonë e shohim në filmin”Netët e iguaneve” në të cilin shkëlqen bashkarisht me aktorët fenomenalë:Riçard Barton dhe Elizabet Tejllor,për të treguar edhe një herë se ajo ishte po ajo Ava e dikurshme që dinte dhe mundej të krijonte edhe role të tilla aq të fuqishme siç e shohim në filmin e përmendur.
Ava Gardner ishte e njohur edhe për probleme të shumta private të cilat e përcillnin në jetën e përditshme si një femër e pavendosur në qëllimet e saj tç mçtejme jetësore.Siç thamë edhe më lart,ajo konsumonte alkool deri në skajshmëri të plotë me ç` rast e humbte edhe vlerën e vetë si një femër e adhuruar nga mbarë bota artdashëse.
Në ato raste të shumta ajo I humbte simpatitë edhe tek artdashësit e saj të pasionuar ngase binte në situate të pakontrolluara dhe skandaloze.
Ava Gardner na la një numër filmash nga të cilët duhet përmendur sidomos:”Leja vrasje vrasje”/1975/,”I shenjti”/1976/,”Ura e Kasandrës”/1976/,”Zogu i kaltër”
/1976/,Gatori”/1976/,”Qyteti në zjarr”/1978/,”Kidnapimi i presidentit”/1980/,”Prifti në dashuri”/1981/“Regjina”/1983/,”Ano Domini”/1985/,”Vera e gjatë përcëlluese” /1985/ Haremi”/1985/“Roni Direst”/1988/ dhe dokumentari”Ava Gardner dhe Holivudi rikujton”/1990/,që shfaqet me rastin e vdekjes së saj në vitin 1990 në Londër.
Ava Gardner edhe sot na zgjon asociacione të fuqishme si një aktore dhe femër e përmasave marramendëse me të cilën joshej mbarë bota që i shikonte filmat e saj monumentalë me të cilët ka mbetur në historinë e artit të shtatë si një damë e rendë e Holivudit legjendar.
Të pakta janë ato femra klasike dhe me bukuri antike siç ishin: Ava Gardner, Elizabet Tejllor, Xhoan Kolins, Suzan Pleçet, Xhina Llollabrixhida dhe Sofia Loren, të cilat, përveç bukurisë së tyre karakteristike, realizuan edhe shumë role markante me të cilat do mbesin përherë të pavdekshme.
Edhe Ava Gardner realizoi kryevepra të dalluara, disa nga të cilat edhe nga romanet e shkrimtarëve dhe piktorëve më të njohur botërorë, në mesin e të cilëve është edhe filmi”Maja lakuriqe”, sipas veprës së piktorit spanjoll – Francisko Goja.
Ava Gardner kulmin e saj brilant e kishte arritur me filmat e saj të mëhershëm, pikërisht atëherë kur shkëlqente me bukurinë e vetë të posaçme, me të cilën nuk mund të krahasohej thuajse asnjë femër tjetër e shoubiznesit filmor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Ava Gardner
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ana Manjani
» Halit Bogaj: Halit Gashi
» Halit Bogaj: Mëmëdheu
» 10 Poezi nga Halit Bogaj
» Halit Bogaj: Ana Manjani
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi