Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flamuri është një krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë

Shko poshtë

Flamuri është një krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë Empty Flamuri është një krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 11, 2010 2:18 pm

Flamuri është një krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë


Flamuri është një krenari kombëtare që nuk shuhet kurrë Kur-shqiperia-perkufizohej-me-rumanine-interviste_html_m66d8c86f
Baki Ymeri (Bukuresht)
Jennifer Aniston raportohet se dëshiron të ketë fëmijë me ish-burrin e saj Brad Pitt. Tabloidi amerikan “National Enquirer” thotë se Aniston, e cila u divorcua nga Pitt në vitin 2005 pas pesë vitesh martesë, beson se aktori është i vetmi person i cili mund të jetë baba i fëmijëve të saj.

Shqiptari që e trazoi rrugën e rezistencës


Në bazë të burimeve elektronike, misioni elementar i shërbimeve të fshehta është mbrojtja e presidentit. Bedri Sinani vjente deri në Prishtinë për ta mbrojtur Titon gjatë vizitës së tij në Kosovë. Dhe shkonte madje edhe në Gjermani për ta arrestuar autorin e këtij shkrimi (1973), por më kot e pat ngase bashkëfshatarët e mi, të prirë nga Tasin Voka dhe Iljaz Kamberi, më strehuan në shtëpinë e një gjermani në Bindlach të Bavarisë, prej nga bashkëpunoja me Xhelal Gjurën në Tiranë, Lazim Rexhepin në Moldovë, Dhimitër Kristo Rëmbecin në Bukuresht, redaksinë e Fjalës në Prishtinë. Ku janë letrat me vlera të larta historike të Xhelal Gjurës dhe Lazim Rexhepit, e pyes një bashkëfshatar timin i cili i boton memorjet e tij në një libër ku përveç vlerave atdhetare hedh edhe bagla ballkanike kundër shqiptarit që ia ndezi dritën e atdhedashurisë? S’po ia përmendi emrin kësaj rradhë për të mos anashkaluar subjektin e këtij shkrimi që ka të bëjë me shqiptarin më të persekutuar në kohën e ttitizmit në Maqedoni.
“Sipas Rafi Halilit”, na shkruan Rami Kamberi nga Tetova, “Ju keni qenë shumë aktiv dhe i suksesshëm, dhe për veten Tuaj Ju dini më shumë se të tjerët. Të dhënat do t’i shërbejnë historisë dhe kombit, ngase puna dhe veprat janë arma më e fortë për të gjitha sfidat që i kemi përpara.” Rafi Halili është tribun i betejave shqiptare për liri, drejtësi dhe pavarësi. Rafiu është një vjet më i ri se unë dhe njëmijë vjet më i pjekur, më trim, më besnik, më i qëndrueshëm dhe më i persekutuar nga kriminelët e UDB-es jugosllave që duhet të japin llogari për dhunën psiko/fizike që kanë përdorur kundër këtij studenti të guximshëm në fushën magjike të atdhedashurisë. Sa herë kam shkruar për Flamurin Kombëtar si simbol i shenjtë i bashkimit, e kam përmendur edhe Rafi Halilin, ishmikun tim të rinisë revolucionare, studentin e drejtësisë që e vu jetën dhe shëndetin në rrezik, për t’i mbrojtur shokët e idealit. E kam përmendur edhe Zaim Beqirin, por ai e përmbysi mirësinë time duke plasuar gënjeshtra dhe trillime fantasmagorike të Kujtimet e tij. Rafi Halili është shqiptari i pavdekshëm i Tetovës kreshnike që e meriton një përmendore për së gjalli, ngase jeta dhe vepra e tij janë burim frymëzimi për gjeneratën tonë dhe brezin e ri që trason shtigjet e reja për të fisnikëruar demokracinë, duke vajtur gjurmëve të shenjta të rilindësve tanë.
Në kuadrin e artikujve Gjashtë vjet burg për veprimtari armiqësore dhe Armiku i dënuar (Nova Makedonija dhe Vecer, 29 maj 1976), autori i këtij shkrimi ndëshkohet “sipas ligjit në fuqi” pse pat krijuar me Rafiu Halilin, Gafur Lokun, Rushit Nesimin, Elmaz Afemin etj. «platformë politike për veprim kundër bashkësisë sonë socialiste». Nga aktgjykimi prej 12 faqesh me rradhë të ngjeshura (nr. 162/1976), kuptojmë se Gjyqi komunist i Shkupit, i kryesuar nga gjykatesit Miladin Stojanov, Dragan Spasov, Boshko Stojkoviq, Aleksa Boshkovski etj., pas procedurës kundërshqiptare të prokurorit Bozhidar Stankoviq dhe gjykatësit hetues Sllobodan Zherajiq, në një process të montuar politik më patën ndëshkuar me burg të rëndë për propagandë armiqësore dhe veprimtari të organizuar kundër sistemit jugosllav që diskriminonte kombin shqiptar. Rekomandimet për një ndëshkim të këtillë vinin si pasojë e ahmarrjes së kryeshefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të policisë komuniste të Tetovës, të cilin e pata pështyrë derisa më ndiqte me «fiçon» e tij për të më arrestuar (korrik, 1971), duke ikur pastaj në Bukuresht.
Më kujtohet si sot shtëpia e Muhamet Xhelilit tejmatanë stacionit teleferik, ku u strehova për një kohë të shkurtë, duke u ngjitur pastaj kodrinave të vreshtës për të parë nga lart se si “milicët” me automatikë në dorë rendnin si qenj të tërbuar përrreth godinës së teleferikut për të më zënë të gjallë. I strukur në një tufishtë, duke pritur të kaplojë terri për të vajtur në fshat, dhe prej atje për të marrë arratinë për në Bukuresht, e lexoja “Kosmosin” e Viktor Eftimiut, vëllim poetik të cilin e mbaj si kujtim në bibliotekën e sentimenteve letrare që kam krijuar në këtë vatër të shenjtë të atdhetarizmit shqiptar. Më kujtohet si sot Muhamet Xhelili i Shipkovicës që mbante në bibliotekën e tij Enciklopedinë e Sami Frashërit në gjuhën turke, si dhe fjalët e tij: “Mos harro se unë jam hoxhë, por Pejgamberi i shqiptarëve nuk është Muhamedi, por Jezu Krishti! Pse? Ngase derisa Muhamedi e kaloi jetën me njëqind gra, Jezu Krishti e sakrifikoi jetën fizike për shpëtimin e shpirtit të shenjtë!”
Kaluan disa vite bastisjesh të shtëpisë sime, nga ajo kohë, derisa më arrestuan në Pançevë, pa e ditur se korbat e kombit, në bashkëveprim me shërbimet e fshehta pansllaviste e kishin parapregaditur një proces të kurdisur edhe kundër meje. Në 12 faqet e aktgjykimnit komunist që e mbaj si kujtim i trishtë në bibliotekë, defilon edhe emri i Gafur Lokut, një nga heronjtë e panumërt të kombit shqiptar, i cili në procesin kundër meje (28 maj 1976), do të deklarojë: “Mua më vjen keq pse njerëz të pafajshëm dënohen këtu”. Rafi Halili dhe Gafur Loku kanë mbetur si një kujtesë e bukur në memorjen e bashkatdhetarëve tanë. Vepra e tyre ta përkujton çetën e Themistokli Gërmenjit kur shpallej vetëqeverimi shqiptar, në kohën kur Themistokli e ngriti me duart e tij flamurin kombëtar në ballkonin e prefekturës së Korçës (më 10 dhjetor 1916). Themistokli Gërmenji, Çerçiz dhe Bajo Topulli, Adem Jashari dhe Rexhep Mala, Agim Ramadani, Gafur Loku dhe qindra bij të tjerë të Shqipërisë Reale e vaditën me gjak të freskët truallin e bekuar të Kosovës për një ideal të shenjtë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi