Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve

Shko poshtë

Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve Empty Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 13, 2011 9:53 pm

Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve

Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve 274865_708934494_278213755_n

Intervistoi:Bajrush Morina

Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve Topalli-intervista440new
Intervistë ekskluzive: Jozefina Topalli kryeparlamentare e Shqipërisë

Për gjuhën

Unë jam politikane dhe unë kur flas, flas politikisht. Kam fol politikisht dhe dëshiroj të flas politikisht. Nëse dikush tjetër përpiqet të fyejë për gjuhën time është puna e tij. Unë për këtë jam krenare dhe mund ta përsëris një mijë herë. Unë nuk dua të fyej asnjë njeri. Unë vazhdoj të flas politikisht dhe do të flas politikisht.

Për shqiptarët

Por nuk dua që të shoh anën negative të këtyre dy viteve, por dua të fokusohem në pozitivitet dhe natyrisht të besoj se ne jemi shqiptarë, jemi evropianë, kemi të njëjtin qëllim kombëtar, dhe ne dimë të punojmë bashkë, dimë të votojmë bashkë, ashtu siç kemi ditur ta realizojmë gjatë 20 vjetëve.

Për Topin

Jozefina Topalli nuk ka pasur kurrë konflikt me asnjë njeri, përfshirë edhe z. Topi. Z. Topi ka pasur konflikt dhe e ka tradhtuar Kushtetutën gjatë kësaj periudhe. Unë kam keqardhje për disa momente kyçe, ndoshta sepse veç programit të partisë që unë jam nënkryetare ka lidhje edhe me një pjesë të jetës sime.

Presidenti Topi ka problem me Kushtetutën e jo me kryeparlamentaren Jozefina Topalli, thotë në intervistën ekskluzive për “Bota sot” Jozefina Topalli, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Jozefina Topalli është një burrneshë e vërtetë. Ajo jo vetëm se është kryetare e “odës së burrave” të Shqipërisë, siç është Kuvendi i Shqipërisë, por është burrneshë me tiparet e një lidere burrnore. Kjo bindje për tiparet e Jozefina Topallit forcohet edhe më shumë nga ata që kanë rastin të shtrëngojnë dorën me kryeparlamentaren e Shqipërisë.
Derisa e prisnim në zyrën e saj për të realizuar intervistën, tik-taket e hapave të saj korridorit të Kuvendit të Shqipërisë, instinktivisht na jepnim të kuptonim se po vinte ajo, burrnesha e Kuvendit të Shqipërisë Jozfina Topalli dhe natyrisht se u ngritëm në këmbë.
Ndërkaq në këmbë u ngrit edhe ajo kur i bëmë pyetjen e fundit se a do ta kremtojë Shqipëria më vitin 2012 njëqind vjetorin e Pavarësisë me presidenten Jozefina Topalli dhe me kryeministrin Sali Berisha. Përgjigjen e kuptuam nga vetë reagimi i saj.
Pa ndonjë kërkesë protokolli, pa insistimin që t’ia dërgojmë paraprakisht pyetjet, Jozefina Topalli me kënaqësi flet për gazetën kombëtare “Bota sot”.


Bajrush Morina në intervistë me Jozefina Topallin:Flamuri ynë kuq e zi është flamur i të gjithë shqiptarëve 10-11-2011-103-Kopie1000

Kryeredaktori ynë në bisedë më kryekuvendaren Topalli

“Bota sot”: Përveç konfliktit mes Berishës dhe Ramës, ka edhe një konflikt kohëve të fundit ndërmjet znj. Topalli dhe presidentit Topi. Në fakt ku qëndron esenca e këtij konflikti?

Topalli: Z. Berisha dhe z. Rama janë kundërshtarë politikë, konflikt personal nuk ka. Ashtu siç edhe unë dhe z. Rama jemi kundërshtarë politikë. Nuk ka konflikt me z. Topi. Unë personalisht nuk kam pasur kurrë konflikt me z. Topi. Z. Topi ka pasur probleme në mënyrë të vazhdueshme me Kushtetutën e vendit. Z. Topi nuk ka pranuar të komunikojë me Parlamentin gjatë kësaj periudhe, dhe kur them Parlamentin nuk është Jozefina, por janë të gjithë deputetët dhe kryesisht të Grupit Parlamentar të mazhorancës, meqenëse në dijenin time z. Topi ka pasur raporte shumë më frekuente me z. Rama dhe për këtë nuk e akuzoj, por e ka për detyrë të komunikoj edhe me mazhorancës. Mund t’i pëlqejë, mund të mos i pëlqej që z. Berisha është kryetar i mazhorancës, por këtë nuk e vendos z. Topi sepse e kanë vendosur shqiptarët. Natyrisht se unë kam keqardhje për disa momente kyçe, ndoshta sepse veç programit të partisë që unë jam nënkryetare ka lidhje edhe me një pjesë të jetës sime. Nuk ia falë kurrë z. Topi që nuk ka guxuar të vë firmën në Ligjin e Lustracionit. Është i pajustifikueshëm që ai ka dekretuar emrat e disa që në fakt kanë qenë gjelatë gjatë periudhës së komunizmit. Ndërsa për votën e tij për z. Rama, mendoj se aty ka qenë një moment sinqeriteti, ku ka dhënë vullnetin politik në raport me z. Rama dhe është e drejtë, dhe për këtë nuk kam as befasi as keqardhje.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e ditës së hënë në “Bota sot”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi