Agron Shabani: Një lutje e thellë për mikun tim dëshmor - Haki Shatrin
Faqja 1 e 1
Agron Shabani: Një lutje e thellë për mikun tim dëshmor - Haki Shatrin
Ne vend te perkujtimit:
NJE LUTJE E THELLE PER MIKUN TIM DESHMOR-HAKI SHATRIN!...
Nga Agron Shabani
Impresion: Eshte nje nate e ftohte dimiri dikund ne Gjermani.Muaji shkurt...Ora xero-xero e pasmesnates!Viti dy mije e dhjete(2O1O).Perjashta kudo ftohte dhe nje heshtje e rende varri qe i perndjek dhe gudulis madje edhe ato enderrala te pafajshme te femijeve te mi ne gjume.Stine e ftohte dimri.Apo,thene me mire:stine mergimi.Se kendejmi,vjeshta dhe dimri jane si te thuash stinet me te shpeshta ne jeten e mergimtarit.Pranvera dhe vera ne mergim vijne teper rrale.Mbase,si perftm dhe nje vegim i shkurter diellor qe atje diku thelle ne horizont megjithate iu keputet toja .C´ti besh jetes dhe ketij fati te ndodhur vazhdimisht dikund mes diteneteve dhe ketyre dritehijeve te ftoheta qe nuk iu duket fundi.Thuhet se te lindesh eshte hyjni,te jetosh eshte lufte,te luftosh me jeten eshte sakrifice,ti dashurosh jeten dhe vlerat e saj hyjnore dhe universale eshte art.Ndersa,te vdiseh per jeten,Zotin,sakrificen dhe dashurine eshte poezi.Keto ne instance te fundit jane ato "kostumet" ose "reliktet" me te shpeshta dhe kryesore qe e mbushin jeten tone.Kur linda atebote(ne dhjetor te vitit 196O)thone se kishte qene nje dimer i madh me plot e perplot acar dhe struhere.Ishte pra ai Dimri i madh serbo-karpatian qe te mberdhinte deri ne palce."Ne dimer lindem,ne dimer u rritem dhe ne dimer duket se do vdesim?!"Do me thoshte dikur nje miku im i shtrenjte nga jeta ushtarake qe nuk ndodhet me ne jete!Haki Shatri nga Tomoci.Deshmor i kombit.Drite Paste!Si per te mos pritur as pandehur kurre se edhe per ne nje Dite do vinte dhe do ia thoshte(celte) pranvera.Stina e bukur e luleve.Per jeten,trupin,shpirtin,gjakun,palcen,faren dhe limfen tone iliro-shqiptare.Per token,atdheun,vendlindjen dhe trojet tona etnike dhe historike ne Kosove,Kosove Lindore,Iliride dhe Mal te Zi te ndodhura asokohe nen pranga dhe zinxhire.Thone se historite e ndryshme(objektive dhe subjektive sidomos) vazhdimisht i ngjajne njera tjteres?Kjo sidomos atehere kur Dikush(Si Miku im Deshmor,Haki Shatri) behet pjese(epizode),personazh dhe protagonist i rendesishem dhe teper sublim i ngjarjes ose ndodhjes ne nje kohe kur populli dhe atdhey yne atebote e kishin mese veshtiri dhe kur ndodheshin ne rrrezik.Mbase ne nje kohe kolere dhe roberie te thelle te popullit dhe atdheut tone ne Kosove! Te rende plumb si morti.Kur Kosoves sone Martire dhe Heroike i kishte shkuar thika e serbit ne asht dhe laku i roberise ne fyt. Fragment: Ishte pranvera e vitit 1985 ne Sarajeve te Bosnje Hercegovines...Pas perfundimit gjashtemujor te "pjeses taktike" te sherbimit tim ushtarak ne kazermen ushtarake te Kiseljakut qe ndodhej ne nje largesi afro 4O kilometershe nga kryeqytetit boshnjak,Sarajeva:Pjesen tjeter te sherbimit ushtarak do e kaloj ne kazermen e njohur "Mareshali Tito" ne Sarajeve.Ne repartin e mirembajtjes dhe sherbimit teknik te kazermes ushtarake ne fjale.Pasiqe per afro gjashte muaj me radhe isha stervitur(ushtruar) ne fushen e "baterise komanduese" te desantit dhe diverzionit ushtarak ne kazermen ushtarake te Kiseljakut ne afersi te Sarajeves..Ishte stine pranvere...Tek sa ja kishim behur nga Kiseljaku duke u vendosur dhe sistemuar ne repartet dhe ambientet e reja te kazermes se madhe ushtarake "Mareshali Tito" te Sarajeves.Dhe..shih ti! Nderkohe qe ndodheshim ne menzen(kantinen) ushtarake te kazermes ne fjale:Disa miq dhe shok te mi ushtar (Mbaj mend emrat e Ibrahim Sahitit nga Peja,Isa Oranes nga Dardana ose Kamenica etj.)do na informojne per mberritjen (transferimin) e nje grupi te ri ushtaresh shqiptar etj. nga Novi Sadi ne kazermen e Sarajeves pra.Kryesisht,te sherbimit dental ose stomatologjik.Ne mesin e te te cileve edhe miku im deshmor,Haki Shatri se bashku me disa shoke dhe koleg te tjere(si Selim Dobraj,Afrim Cana etj.) me te cilet do shoqerohem shpesh.Kjo madje edhe perkunder faktit se Haku(Shatri) dhe te lartepermendurit tjere ne fjale:Do vendoseshin dhe sistemoheshin ne nje repart(bateri) tjeter .Ne repartin e stomatologjise qe nuk ishte edhe aq forte large prej repartit tone ushtarak ne fjale.Aty pra linden(si per te mos vdekur as perenduar kurre ne shpirtin dhe kujtesen time) kontaktet dhe miqesia ime e perhershme me Haki Shatrin.Mbase,si ne nje "enderr te bukur" vegimtare dhe vezullimtare.Por,pa pandehur as menduar kurre se dikur me vone do behej "thirrje" thelle ne shpirte dhe nje permallim i perhershem qe djeg dhe flet.Doren ne zemer:Mbiemri i Hakiut(Shatri) me beri pershtypje qe ne krye te heres.Kjo ne radhe te pare per faktin se para vetes kisha pjesetarin e perkushtuar dhe dinjitoz te nje Familje lapidare dhe emblematike(siq jane Shatret ose Shatrajt) nga Tomoci qe kishin ngritur permendore ose nje lapidar te perjetshem ne shpirtin dhe kujtesen e pergjithshme historike dhe patriotike te cdo shqiptari.Nderkohe qe per Emrin,vepren dhe personalitetin e shquar te intelektualit,atdhetarit dhe veprimtarit te njohur shteteror dhe politik,z.Xhafer Shatri kisha degjuar dhe mesuar edhe me heret.Behej fjale pra mbi nje inteklektual dhe patriot te perkushtuar dhe vizionar-sa s´ka me.Respektivisht,per nje veprimtar dhe patriot te madh-deri ne tempull.(Gjithnje fjala mbi Xhafer Shatrin dhe refleksionet e TIA objektive dhe subjektive ne vellaun dhe kusheririn e tij deshmor,Haki Shatrin qe nuk po ia linte asgje mangut vellait dhe kushheririt te tij,Xhaferit.).Ndaj,mu per kete:me Hakiun(Shatrin) asokohe si te thuash u bem miq dhe shok te perhershem qe ne krye te heres.Rrinim,takoheshim dhe dilnim shpesh bashke.Ne kantine,ne ordinancen e tij,ne qytet dhe kudo.Ne te shumten e rasteve edhe me Selim Dobrajn qe e kisha te aferm familjar(daje) te babait tim te ndjere dhe me te tjeret.Me kujtohet se tek fliste ose bisedonte shpesh gjithe emocione te thella dhe pasion mbi femijet,familjen dhe farefisin e tij:Hakiu(Shatri) sikur e kishte zakon qe nga portofoli i tij ta nxirrte fotofgrafine e djalit te vet(Dardanit ne mos gabohem?!)qe e mbulonte shpesh me nje rige te holle lotesh qe i pikonin nga ata sy te tij ngjyre blu-deti dhe qielli.Nderkohe qe Sarajeva asokohe po mbytej ne shiun e rendomte pranveror.Kur bisedonim mbi femijet dhe familjen Ai(Hakiu) me thoshte shpesh:Agron!Femijet jane lulet me te bukura dhe kurora kryesore ne tryezen tone jetesore dhe familjare.Mos Harro! Hakiu edhe pse ne brendine e tij dukej dhe shifej qarte se ishte patriot dhe nje kushtrimtar i madh-deri ne tempull.Nuk ipej ne fjale.E mbante veten. Perderisa une(a.sh.) isha ushtar i padisiplinuar dhe rrebel.Dite me heret e kisha dermuar se rrahuri nje ushtar serb(Zlatko Ojdanic) i cili pa ditur dhe menduar kurre doli qe kishte qene nipi i komandantit te baterise sone,Zoran Vukanicit-kapiten i klasit te pare.Shkak i zenkes time me Ojdanicin kishin qene lojerat dhe provokimet e tij te perditshme me mua e dy shoke dhe vellezer te mi ushtar(Marash Dukaj-nje shqiptar i besimit kristian nga Mali i Zi qe kishte mbiemrin e perdhunshem malazias "Dukiq "dhe Alajdin Morina nga Mamusha e Prizrenit,perndryshe redaktor dhe gazetar i njohur i gazetes se atehershme ne gjuhen turke "Tan" ne Prishtine).Nderkohe qe edhe ne kazermen e Kiseljakut nuk kisha lene ze te mire.Nejse.Nuk dua te flas ketu per gjera te ketilla ne veten e pare ose te dyte.Me Deshmorin e kombit,Z.HAKI SHATRI(Ndjese Paste!)u ndame per te mos u takuar kurre me ne jete ne dhjetorin e vone te vitit 1985 ne ambientet e kazermes se mesiperme ushtarake "Mareshali Tito" te Sarajeves.Doli qe ai takim yni i fundit te paskesh(kishte) qene nje "Rastesi e paharruar" te cilen Zoti megjithate nuk deshi ta nenshkruaj!O Zot! Ne duar edhe sot e kesaj dite sikur me kane ngelur djersa dhe zjarmia perveluese e nje malli dhe deshiire te pashuar per t´u takuar dikund perseri me Mikun tim te ndjere-Haki Shatrin! Ne vazhdim Nje Analogji komparative dhe historike:Thuhet se Dinasti te ndryshme familjare dhe farefisnore si ato te "Merovingeve" dhe "Karolingeve" ne Gjermani,te "ëelfeve","Yorkeve" dhe "Lancastereve" ne Angli, te "Lujeve" dhe "Bonaparteve" ne France,te "Garibaldeve" ne Itali,"Habsburgeve" ne Austri etj.Si te thuash i kishin vene themelet dhe kornizat me te shendetshme dhe dialektike ne domenin(kontekstin) e gjithembarshem nacional,shteteror,politik,kulturor dhe historik te popujve dhe vendeve te tyre perkatese ose respektive.Nderkohe qe roli dhe kontributi i njohur i "Dinastive","Principatave" dhe Familjeve te shquara kombetare dhe patriotike te popullit dhe kombit tone ne Kosove,Shqiperi dhe kudo:I tejkalon si te thuash "limitet" ose "kornizat" e ndryshme shteterore,administrative,juridike,politike,ideologjike,partiake,krahinore etj.Kjo duke filluar qe nga Familjet ose Principatat e njohura te Arberit,Kastrioteve,Shpatajve,Topiajve,Dukagjineve,të Kapidaneve(Gjon Marka Gjoneve) te Miredites etj....Per t´u ndalur dhe fokusuar ne rolin,traditat dhe kontributin e shkelqyer dhe emblematik te disa Familjave lapidare dhe monumentale shqiptare ne Kosove siq jane Shatret(Shatrajt) nga Tomoci,Haradinajt nga Gllogjani,Jasharet(Jasharajt) nga Prekazi,Begollet nga Peja;Vulët,Kusaret,Stavilecet,,Nushet,Rizvanollet,Zajmet etj.nga Gjakova,Kodret(Kodrajt),Gecet(Gecajt) dhe Lladrocet nga Drenica,Lleshët(Lleshajt) , Mirakët(Mirakajt) etj.nga Rrethi i Gjakovës,Agët(Agajt) nga Rashkoci dhe Gramaqeli,te tjerët nga Vokshi,Juniku,Isniqi e Decani dhe keshtu me radhe...Qe paraqesin si te thuash "Aristokracine",respektivisht,strukturen dhe superstrukturen e gjithembarshme kombetare dhe patriotike te popullit dhe atdheut tone ne Republiken e Kosoves.Se kendejmi,edhe Volteri(Voltaire) atebote ne stilin dhe cilesine e njohur te njerit prej arkitekteve ose instruktoreve kryesor te mendimit te ri shkencor dhe humanist mbi historiografine(Historine) e pergjithshme shkencore dhe gjenetike te vendeve,popujve dhe kulturave te ndryshme gjithandej globit tone tokesor:Ne kuader te Eseve te tij te njohura me titull "Essai sur les Meurs et l´Esprit des Nations ,abrege de la Histoire Universelle":Ishte i mendimit se botekuptimet e njohura shkencore dhe humaniste mbi ngritjen dhe zhvillimin e pergjithshem te races njerezore ne baze te barazise,harmonise,perfeksionit dhe vetepervojes se gjithembarshme objektive dhe subjektive te akecilit popull ose komb vec e vec.Jane ne funksion te koncepteve dhe analizave te mirefilleta shkencore dhe humaniste mbi postulatin dhe formulimet e njohura te nje historiografie(historie) te pergjithshme ose universale dhe metodologjike.Nderkaq,Immanuel Kanti ne kuader te shkrimit te tij te njohur me titull "Idee zur Eiener Algemeiner Geschichte in ëelt Bürgerlicher Absicht": Do te apelonte per edukaten dhe arsimimin e vazhdueshem te sojit njerezor me qellim te ngritjes dhe largimit(avansimit) tone nga ajo faza e hershme e "femijerise" ose "adoloeshences" intelektuale ose shpirterore qe dikur e kemi fshehur dhe krijuar vet.(...). Dhe,kjo gjithnje duke menduar ne "egot" dhe tendencat e njohura dominante dhe ekskluziviste te nomenklaturave te ndryshme pushtetmbajtese dhe politike ndaj familjeve te ndryshme lapidare dhe emblematike te popullit dhe kombit tone ne cdo kohe dhe hapesire(...).
Epilog: Per dalim nga Besimi i cili ne lashtesi mund te kete qene i ngritur dhe projektuar nga meditimet dhe lutjet e ndryshme gnostike(gneseologjike),agnosticiste,ontologjike,epistemologjike,metafizike etj.Duke i perfshire dhe nenkuptuar ketu edhe mitet,eposet,legjendat dhe shenimet e ndryshme te librave te mocme si "Bibla","Epi i Gilgameshit","Libri egjiptian mbi te vdekurit","Librat e Moisiut","Manerva Darma Sostra","Vedete"etj.Rrefimi ose legjenda e njohur historike ose historigrafike e nje populli apo e nje kombi te lashte sic jane pikerisht gjermanet,francezet,anglezet,italianet,shqiptaret etj.:Mund te krahasohet me rrjedhen e njohur te lumenjeve.Gjegjesisht,me nje udhetim te gjate me anije neper deterat dhe oqeanet e ndryshme(ciklike) te shekujve dhe historise.Ato jane trashegimi dhe nje zhvillim i pafund ngjarjesh,epokash,etapash dhe periudhash te ndryshme historike,antropogjeografike,etnogjeografike,etnohistorike, ushtarake,politike,socihistorike, sociopsikologjike, sociokulturore etj.Qe e percjellin dhe e shoqerojne vazhdimisht njera tjetren ne nje kontinuitet te pandalur(te pashkeputur) ne kohe dhe hapesire.Ato gjithashtu jane itinerar dhe nje udherrefyes i gjate ngjarjesh,zhvillimet dhe burimesh te shumeta materiale,dokumentare dhe historike per te cilat tashme eshte folur dhe eshte shkruar aq shume ne analet e pergjithshme te historise sone kombetare dhe asaj nderkombetare.Se kendejmi,popuj,vende,kultura dhe civilizime te ndryshme qe nga antika e larget(si egjiptianet e lashte,babilonasit,asirianet,mesopotamezet,greket,romaket etj.)dhe gjer me sot:ngjarjet,zhvillimet,mitet,eposet dhe legjendat e ndryshme ushtarake,politike,kulturore dhe historike i ngriten dhe projektuan mbi "supstratin" e njohur te lufterave,fitoreve dhe sundimit te mbreterve,faraoneve,dinastive,mbreterive,perandoreve ose perandorive te tyre nacionale dhe ekskluziviste ne kohe dhe hapesire.Duke i nenkuptuar ketu edhe trendet ose tendencat e njohura(dominante dhe eksluziviste) te cdo shekulli dhe epoke.Ne instance te fundit:"klanet" dhe "dinastite" e lartepermendura familjare dhe aristokratike ne kontinentin e vjeter evropian se bashku me "pemen" e tyre (te njohur) gjenetike ose gjenealogjike :Jane ne funksion te asaj qe eshte cekur dhe trajtuar me larte.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Agron Shabani:E diela në Köln
» Agron Shabani: Para Portretit të Nënës Terezë...
» Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
» Kristaq Shabani:NJOFTIM PRESTIGJIOZ-KRISTAQ SHABANI "NJERIU I VITIT 2011" I SHPALLUR NGA INSTITUTI AMERIKAN I BIOGRAFIVE IBA
» Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
» Agron Shabani: Para Portretit të Nënës Terezë...
» Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
» Kristaq Shabani:NJOFTIM PRESTIGJIOZ-KRISTAQ SHABANI "NJERIU I VITIT 2011" I SHPALLUR NGA INSTITUTI AMERIKAN I BIOGRAFIVE IBA
» Agron Shabani: Në emër të një ''rinjohjeje të përbashkët'' fetare, kulturore dhe historike...
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi