Interneti, ja gjithçka që duhet të dini për të
Faqja 1 e 1

Pavarësisht të gjitha përgjigjeve që marrim përmes internetit, potenciali i tij i plotë për të ndryshuar jetët tona mbetet ende i panjohur. Ja disa hapa për të kuptuar “veglën” më të fuqishme të epokës sonë.
Në rrugëtimin tonë drejt së ardhmes ndodhi diçka që nuk e parashikonim. Interneti u shndërrua nga një mjet ekzotik që ishte fillimisht në një mjet të përdorimit të përditshëm pa të cilin shumica e njerëzve nuk mund ta kuptojnë dot më ekzistencën e tyre. Dhe kjo ndodhi krejtësisht jashtë vëmendjes sonë ndërsa klikonim nëpër faqe dhe uebsajte duke krijuar kështu varësinë tonë më të madhe teknologjike. Pra mos vallë kemi përfunduar tërësisht të varur ndaj një sistemi nga i cili nuk do të shkëputemi dot më? Për këtë mjafton të pyesni njerëzit në Estoni, një nga vendet me varësinë më të madhe ndaj internetit në planet. Në vitin 2007, interneti nuk funksionoi në këtë vend për 2 javë rresht për shkak të një sulmi që i bënë disa hakersa infrastrukturës së rrjetit. Vendi kaloi thuajse në kolaps të plotë e po të njëjtën gjë pësuan edhe jetët e njerëzve. Ose më mirë imagjinoni veten tuaj që të zgjoheni një ditë dhe ta shihni se e keni tërësisht të pamundur që të prenotoni bileta, të transferoni fonde nga llogaria juaj bankare, të shihni orare të ndryshme fluturimesh dhe veprimtarish, të dërgoni e-mail-e, apo të lundroni në “Google” e të tjera e të tjera si këto. Çfarë do të bënit me ditën dhe jetën tuaj në mungesën e befasishme të gjithë këtyre shërbimeve që i ofron interneti? Interneti ka infiltruar në mënyrë shumë të pandjeshme në jetët tona dhe shumë njerëz ende nuk e kuptojnë shkallën e varësisë që kanë. Kjo jo për shkak të mungesës së informacionit për internetin, por për shkak të mungesës së reflektimit. Mbi të gjitha, njerëzit janë të “mbytur” nga informacioni. Sipas disa specialistëve dhe psikologëve “Google”, për shembull është duke na shndërruar në budallenj dhe duke na shkatërruar shumë funksione që na kanë mbajtur gjallë deri më sot për sa i përket kërkimit dhe hulumtimit shkencor dhe individual. Lajmet në internet ndërkohë janë duke “vrarë” shtypin e shkruar dhe Amazon është duke u marrë pak nga pak frymën librarive. Rrjetet sociale ndikojnë në mendësinë e anëtarëve të tyre shpesh në mënyrë të dhunshme. Por e gjithë kjo të çon në një pyetje: nëse interneti është një shkatërrim i tillë, atëherë si shpjegohet që 27% e popullsisë së botës, pra 1.8 miliardë njerëz e përdorin atë të lumtur çdo ditë, ndërkohë që miliarda njerëz janë të dështuar për të pasur akses në rrjet?
Si mund të krijojmë një këndvështrim më të balancuar për rrjetin? Çfarë na duhet që të dimë konkretisht për ta kuptuar këtë fenomen? Ajo që na duhet është një numër i vogël idesh të mëdha, të cilat të marra së bashku e reduktojnë ndjeshëm nënvlerësimin dhe mbivlerësimin e këtij fenomeni. Ja disa prej tyre:
Zgjerojeni këndvështrimin
Gjëja e çuditshme e të jetuarit në një revolucion është të kuptuarit në lidhje me atë që po ndodh në të vërtetë. Një moment jetohet, pastaj kuptohet. Këto dy gjëra nuk mund të ndodhin paralelisht, të paktën për një mendje normale njerëzore. Vetëm të parit e gjërave nga njëfarë distance dhe në tërësinë e ngjarjeve mund të na ndihmojnë që të kuptojmë. Kjo gjë po ndodh me ne aktualisht ndërsa përjetojmë dhe shijojmë moshën e internetit në të cilën ndodhemi prej të paktën 10 vitesh. Jemi duke jetuar në mesin e një ndryshimi rrënjësor të mënyrës së jetesës dhe të komunikimit. Duke qenë se në këtë rast nuk mund ta shohim situatën në të cilën ndodhemi nga njëfarë distance, atëherë nuk mund të dimë realisht se çfarë po na ndodh. Nga përvoja e së shkuarës kemi marrë mësimin se njerëzit tentojnë që të mbivlerësojnë impaktet e teknologjive të reja në aspektin afatshkurtër dhe të nënvleftësojnë ndikimin afatgjatë. Zakonisht për momentin internetin tentojnë që ta etiketojnë me lloj-lloj parullash nga më të ndryshmet, por ato janë veçse shpjegime afatshkurtra të përvojës së të sotmes. Ato mbi të gjitha thonë shumë pak në lidhje me ndikimin afatgjatë të këtij fenomeni. Pyetja që bëjmë në këtë rast është: A mund ta përdorim ne internetin pa rënë në kurthet e anëve të tij negative? Për këtë thjesht duhet të kthejmë kokën në të shkuarën, në ndryshimet teknologjike që revolucionarizuan ekzistencën tonë për të kuptuar se ku po shkojmë dhe në ç’mënyrë duhet ta vazhdojmë rrugën për të nxjerrë avantazhet më të mira.
Rrjeti nuk është interneti
Konceptimi që keqinterpretohet në më të shumtën e rasteve është se interneti dhe rrjeti janë e njëjta gjë. Në fakt, ato nuk janë. Një mënyrë e mirë për të kuptuar këtë është përmes analogjisë së hekurudhës. Imagjinojeni internetin si shinat e trenit, pra infrastrukturën. Në rrjetin hekurudhor kalojnë trena të llojeve të ndryshme, ata të shpejtësisë së madhe, ekspres, trena mallrash, apo fare të ngadalshëm. Në internet rrjeti dhe faqet e ndryshme janë “mjetet” që kalojnë në këtë infrastrukturë virtuale. Pra në këtë rast, gjëja që nuk duhet të harrojmë është: rrjeti është shumë i madh dhe shumë i rëndësishëm, por është veçse njëri nga shumë gjërat që përmban interneti. Rrjeti është shumë më i madh dhe më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër që ndodhet në internet. Kuptimi i kësaj gjëje është shumë i rëndësishëm.
Realiteti i ri është shumë kompleks
Pa dyshim që të gjithë kush më shumë e kush më pak e kuptojnë që mjedisi informativ në internet është shumë i komplikuar për sa i përket numrit të pjesëmarrësve. Këto që përmendëm janë krejtësisht të ndryshme nga çdo gjë e ngjashme e deritanishme. Ky kompleksitet është realiteti i ri dhe një realitet me të cilin përballemi dhe na duhet që të bashkëveprojmë. Dhe është një realitet sfidant për shumë arsye. Së pari, funksionimi i sistemeve komplekse është i vështirë për t’u kuptuar dhe edhe më i vështirë për t’u parashikuar. Së dyti, dhe kjo është më e rëndësishmja, mendësia jonë kolektive nuk është plotësisht e adaptuar për t’u trajtuar me kompleksitete të mëdha. Strategjitë e përdorura deri më tani nuk ka shanse që të funksionojnë në rrethanat e reja të krijuara. Në këtë situatë duhen vënë në punë inteligjenca, fleksibiliteti, përgjegjshmëria dhe dëshira e vullneti për të eksperimentuar dhe për të krijuar strategji më të mira për t’u përballur me sfidat e mjedisit të rrjetit që janë të vazhdueshme dhe gjithnjë e më sfiduese.
Rrjeti është shndërruar në kompjuter
Për brezin e viteve ’80 një kompjuter ishte një makineri që funksiononte përmes programit të “Microsoft”. Me kalimin e kohës këto programe nisën që të krijoheshin për një rrjet shumë më të gjerë përdoruesish, pra të formonin rrjete nëpër zyra dhe më pas edhe brenda kompanive e grupimeve të ndryshme derisa u shpik interneti. Kjo solli një shndërrim shumë të madh, atë të vendndodhjes e cila nuk ishte më e rëndësishme për aksesimin e të dhënave. Pra mjafton që të futesh nga çdo pikë e globit në internet për të pasur materialet e tua sikur ato të ishin të kyçura në kompjuterin tënd personal. Shumë veprime u lehtësuan dhe u thjeshtëzuan në këtë mënyrë. Kjo në radhë të parë ishte shumë pozitive për biznesin dhe kompanitë. Me kalimin e kohës duke përfituar nga ky akses i lartë, kompanitë e prodhimit të programeve kompjuterike krijuan programe të posaçme për “zyrat” e bënë edhe më të thjeshtë jo vetëm marrjen e informacionit, por edhe përpunimin dhe shpërndarjen e tij. Këtu kemi edhe kalimin nga bota e kompjuterëve personalë në atë në të cilën rrjeti, tashmë është shndërruar në kompjuterin personal të secilit prej nesh. Kjo ka çuar tashmë në krijimin e një tjetër teknologjie të avancuar e quajtur “kompjuteri i reve” një teknologji që ofron mjete shumë të thjeshta përdoruese për të aksesuar në të dhënat personale dhe mbi të gjitha një cilësi të lartë shërbimi përfshi shpejtësinë e kërkimit dhe përpunimit të të dhënave. E mira e këtij sistemi të ri është që asgjë nuk humbet, asgjë nuk zhduket përgjithmonë. Por nga ana tjetër, ndikimi i kësaj teknologjie është i jashtëzakonshëm duke qenë se na bën shumë të varur ndaj rrjetit. Dhe rrjeti për të cilin po flasim i përket botës së re.
Rrjeti është duke ndryshuar
Një herë e një kohë, rrjeti ishte veçse një mjet publikimi, thuajse mediatik në të cilin publikues të ndryshëm profesionistë, apo edhe amatorë shkarkonin faqe të ndryshme nëpër serverë. Për shumë njerëz që janë në biznesin e mediave ky model vazhdon që të jetë modeli i rrjetit. Por në fakt, rrjeti ka kaluar nëpër tri faza evolucioni ndërkohë nga rrjeti origjinal 1.0 tek 2.0 dhe tani po shkon drejt 3.0 një platformë globale e bazuar në idenë e rrjetit semantik në të cilin faqet e rrjetit do të përmbajnë shumë të dhëna për përmbajtjen e tyre. Nëse do të kishim dëshirën e mirë për ta kuptuar rrjetin ashtu siç është, dhe ajo ashtu siç ka qenë pak kohë më parë, atëherë kemi nevojë për modele më realiste. Mbi të gjitha na duhet të mbajmë mend që tashmë rrjeti nuk është aspak vetëm një medium publikimesh.
E drejta e autorit ka pësuar ndryshime
Në botën e vjetër kopjimi ishte i vështirë dhe mbi të gjitha jo i arrirë, sepse kopjet e kopjeve kishin tendencën që të ishin më të këqija se origjinali. Në botën dixhitale të kopjuarit është një proces që nuk do shumë vështirësi dhe që realizohet me një cilësi shumë të lartë. Në fakt, kopja është për kompjuterin siç është frymëmarrja për një qenie njerëzore duke qenë se ajo përfshihet në të gjitha operacionet. Kur shihni një faqe rrjeti, për shembull, një kopje e faqes ngarkohet në memorien video të kompjuterit tonë para se të pasqyrohet në ekran. Pra kjo do të thotë se nuk mund të shihni asnjëherë asgjë në rrjet pa bërë më parë një kopje të saj. Duke qenë se regjimi i ruajtjes së pronës intelektuale, ai tradicionali, është konceptuar në kohën kur ishte shumë e vështirë që të kopjoheshin gjërat normalisht termat e tij duhen ndryshuar në dritën e ndryshimeve të reja. Për mirë, apo për keq teknologjia dixhitale u ka dhënë përdoruesve të internetit programe që e thjeshtëzojnë në maksimum kopjen, publikimin, përzierjen dhe publikimin e gjithçkaje që është e gatshme në formën dixhitale, çka do të thotë gjithçka. Si rezultat, miliona njerëz janë shndërruar në botues në sensin që krijimet e tyre publikohen në mënyrë globale në platforma të tilla si YouTube, Flicker, Blogger. Ky është një fakt që nuk mund të kalojë pa u marrë në konsideratë. E vetmja mënyrë për të ndaluar kopjimin është shuarja e internetit e ndërkohë rregullat e të drejtës së autorit, për të mbijetuar duhet të reformohen në varësi të situatave të reja të krijuara.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Femra, ja këshillat sekrete që duhet t’i dini?!
» Marius Chelaru:Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar
» Vartësia nga Interneti - një sëmundje e re
» Faqe fatkeqe interneti
» LEXOJE .. Patjetër duhet të lexohet,dhe patjetër duhet të shpërndahet-Ataku në zemër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi