Aktualitete shqiptare:Berisha: Po ecim të sigurtë drejt mandatit të dytë me premtime të mbajtura

Berisha: Po ecim të sigurtë drejt mandatit të dytë me premtime të mbajtura
Kryeministri Berisha mori pjesë sot në inaugurimin e fillimit të punimeve për sistemim-asfaltimin e hyrjes së qytetit të Fierit dhe rikonstruksionin e urës së Mbrostarit, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 283. 304. 487 lekë.
Kryeministri vlerësoi se ky projekt parashikon ndërtimin e një hyrje moderne me katër korsi dhe që i përgjigjet ritmeve të shpejta të zhvillimit të këtij qyteti.
Siç e shihni, u shpreh Kryeministri, investimet janë të shpërndara si në qytete të mëdha, ashtu edhe në qytete të tjera.
“Ne do të donim që të inauguronim dhe fillimin e punimeve të unazës së madhe të Tiranës, por kryetari i Bashkisë së saj po mban peng projektin si Pushkini plaçkat e vjetra. Çfarë mund t`i them unë atij, ai nuk e lëshon projektin. Vetë nuk e ndërton por as projektin nuk e jep”, u shpreh Kryeministri duke iu referuar bllokimit të projektit për Unazën e kryeqytetit nga Bashkia e Tiranës.
Kryeministri theksoi se kjo qeveri po shkon drejt mandatit të dytë me hyrje moderne nëpër qytete, me Shqipërinë anëtare të NATO-s, dhe e sigurtë në realizimin e të gjitha premtimeve të dhëna.
“Pra ne po investojmë kudo dhe po ecim në këtë mënyrë drejt një mandati të dytë, me hyrje moderne nëpër qytete, me Shqipërinë anëtare të NATO-s, të sigurt në realizimin e të gjithave premtimeve të dhëna, dyfishimin e pagave të mësuesve, dyfishimin e pensioneve në zonat rurale, dyfishimin e pagave të infermierëve, mjekëve, rritjen 50-70 % të pensioneve në qytet, mbi dyfishimin e numrit të studentëve, internet në të gjitha shkollat etj”, nënvizoi Kryeministri Berisha.
Në fjalën e tij Kryeministri Berisha u shpreh:
Fieri është një tjetër qytet i madh, në të cilin ne po ndërtojmë hyrjen. Një hyrje moderne, me katër korsi dhe që i përgjigjet ritmeve të shpejta të zhvillimit të këtij qyteti. Siç e shihni, investimet janë të shpërndara si në qytete e mëdha, ashtu dhe në qytete të tjera, madje ne do të donim që të inauguronim dhe fillimin e punimeve të unazës së Tiranës, por ai po mban peng projektin si ‘Pushkini plaçkat e vjetra’. Çfarë mund t`i them unë atij, ai nuk e lëshon projektin. Vetë nuk e ndërton, por as projektin nuk e jep.
Pra ne po investojmë kudo dhe po ecim në këtë mënyrë drejt një mandati të dytë, me hyrje moderne nëpër qytete, me Shqipërinë anëtare të NATO-s, të sigurtë në realizimin e të gjithave premtimeve të dhëna; dyfishimin e pagave të mësuesve, dyfishimin e pensioneve në zonat rurale, dyfishimin e pagave të infermiereve dhe mjekëve, rritjen me 50-70 % të pensioneve në qytet, mbi dyfishimin e numrit të studentëve, internet në të gjitha shkollat, etj.
Pra, kryetarit të Bashkisë së Tiranës do t’i lëmë xhufkat e 1 majit të viteve ’60. Le t`i mbajë ato sepse, edhe një herë e them, qytetarët ndihen të lënduar me konceptin e vullnetarëve. Të tentosh të vullnetarizosh shqiptarët do të thotë të tentosh t`i pronësosh ata, t`i bësh pronë tënden, në një kohë kur ne duam të jemi qytetarë anëtarë të NATO-s dhe Bashkimit Europian zotëria i tij u thotë bëhuni vullnetarë të Enverit, sepse socialistët i kanë shijet e vullnetarizmit.
Pyetje: Duke parë investimet që bëhen, si investimi i inauguruar në Krutje, por edhe ky në Fier, a mos ndoshta qeveria po investon në qytete që kanë më shumë deputetë?
Kryeministri Berisha: Nuk ka asnjë dallim. Ju e keni parë që unë të gjitha inaugurimet i kam bërë me qeveritarët vendorë në krah si të Partisë Demokratike ashtu dhe të Partisë Socialiste, por tani është fushatë dhe natyrisht ata nuk kanë si të vijnë me mua në krah sepse është normale ata duhet të ruajnë një kod etik, por jashtë fushate ata kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të pranishëm. Unë kam me ta një partneritet të shkëlqyer. Duke iu referuar këtij rasti ju e shikoni se si po modernizohet hyrja e qytetit të Fierit pavarësisht se Bashkia e tij qeveriset nga socialistët. Por kryetari i Bashkisë së Fierit sigurisht që nuk mund të vinte sepse më pas do t`i plaste lufta me kryetarin e vet.
Pyetje: Pra investimet janë përtej të majtës dhe të djathtës?
Kryeministri Berisha: Absolutisht qeveria nuk bën asnjë dallim dhe ju siguroj plotësisht për këtë. Ne bëjmë vetëm një dallim të vetëm; kemi një projekt që të asfaltojmë me përparësi të madhe të gjitha rrugët që të çojnë në det. Kjo ka një kuptim. Por ne po investojmë në mbarë vendi. Dy ditë më parë kam takuar disa qytetarë sarandjotë dhe më thanë se Saranda e tërë është shndërruar në kantier dhe më falënderuan për këtë. Unë iu thashë se kudo Shqipëria është kantier. Nuk ka ndonjë favor ndaj Sarandës, ndaj Fierit apo ndonjë qyteti tjetër. Ne po investojmë kudo, në Kukës, në Tropojë, në Kolonjë dhe në çdo vend tjetër. Natyrisht në këto kritere përparësi kanë akset që shkurtojnë distancat, rrugët që lidhin me detin, zonat që kanë popullatë më të madhe dhe tregje të fuqishme . Sigurisht që përcaktohen disa përparësi, por ne nuk braktisim asnjë zonë.
Pyetje: Cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj raportit të Departamentit të Shtetit, lidhur me ndërhyrjet e qeverisë në prokurori dhe gjyqësor?
Kryeministri Berisha: Mediat thonë që ka ndërhyrje. Lexojeni raportin siç është. Media e kontrolluar nga Edi Rama thotë që është ndërhyrë. Ju e kuptoni vetë se çfarë terrori ushtron ai mbi mediat. E vërteta është që kjo shënon periudhën e parë në historinë e këtij vendi që po penalizohen zyrtarë. Sigurisht po flihet mbi dosjet e sistemit të kleptokracisë dhe kjo është një gjë shumë e keqe, por po penalizohen zyrtarët e kësaj administrate dhe kjo është një gjë shumë e mirë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Aktualitete shqiptare:Berisha: Po ecim të sigurtë drejt mandatit të dytë me premtime të mbajtura
Shqipëria kaloi 20 vende, progres në luftën antikorrupsion
Kreu i PS-së censuron edhe raportin e Departamentit amerikan të Shtetit. Frikë nga heqja e imunitetit.
Zëdhënësi i Grupit parlamentar të PD-së,
Mazhoranca deklaroi gjatë seancës së fundit se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit kujton faktin se si Partia Socialiste u mundua të zhvlerësojë raportin e “Transparency International” për luftën kundër korrupsionit. Zëdhënësi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Aldo Bumçi, theksoi se raporti i DASH-it kujton faktin se si Partia Socialiste u mundua të zhvlerësojë raportin e “Transparency International” dhe treguesit e tij pozitiv në Shqipëri për luftën antikorrupsion, duke u hequr sikur asgjë s`kishte ndodhur. Bumçi tha se Partia Socialiste, e cila nuk harron të citojë çfarëdolloj raportesh dhe sondazhesh nga më modestet dhe të panjohura, në këtë rast heshti për raportin e TI, ku Departamenti Amerikan i Shtetit i referohet në mënyrë të qartë në shumë paragrafë për faktin e thjeshtë se ky raport vlerësonte përparimin e Shqipërisë. "Sot DASH thekson se Shqipëria bëri progres me kapërcimin e 20 vendeve përpara në luftën kundër korrupsionit, ndryshe nga qeverisja socialiste, kur treguesit e korrupsionit nuk pësuan asnjë përmirësim, por përkundrazi, ka pasur një përkeqësim", tha zëdhënësi i Grupit parlamentar të mazhorancës. Duke iu referuar raportit, Bumçi ka vënë në dukje se në vitin 2007 njësia antikorrupsion ka punuar mbi 224 çështje dhe ka arritur me sukses të përfundojë hetimin e shumë çështjeve të rëndësishme, duke përfshirë dhe zyrtarë të lartë. Bumçi theksoi se referimi që Departamenti Amerikan i Shtetit i bën raportit të transparencës ndërkombëtare dhe treguesve të korrupsionit për Shqipërinë është domethënës për dy çështje. Së pari, sipas Bumçit, ritheksohet se Shqipëria është një vend që e mat ecurinë e tij në luftën kundër korrupsionit. Ndërkohë, Bumçi vlerësoi se gjatë tre viteve të qeverisjes treguesit theksojnë se lufta antikorrupsion është përmirësuar ndjeshëm. Bumçi nënvizoi se, përmirësimin më të madh Shqipëria e shënoi vitin që shkoi, në treguesin ku qeveria e çoi luftën antikorrupsion me fitimin e 3.4 pikëve. Ai vlerësoi më tej se, arritjet e njësisë së përbashkët të luftës kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik, të ngritur ndërmjet Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Financave dhe Shërbimit Informativ Shtetëror janë pikat kyçe, të cilat raporti i DASH ka vlerësuar maksimalisht për Shqipërinë. "Mungesa e alternativës gjatë këtyre tre viteve, edhe sot që kanë ngelur edhe pak muaj që na ndajnë nga zgjedhjet, ka bërë që Partia Socialiste ta përqendrojë gjithçka në akuza, shpifje për korrupsion dhe mashtrime. Ndërkohë, me fushatën e tyre të shpifjes kundërshtojnë edhe të dhënat e “Transparency International”. Ashtu siç vë në dukje dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, duke cituar se Shqipëria i arriti këto rezultate për shkak të reformave, por më së shumti për shkak të luftës antikorrupsion, të ndëshkimit të një numri të lartë zyrtarësh e paimagjinueshme ndonjëherë gjatë qeverisjes socialiste", vijoi më tej Bumçi. Ai theksoi se, në shumicën e rasteve hetimi ka nisur nga organe ekzekutive, një standard që kundërshtohej gjatë qeverisjes socialiste, është shndërruar në një normë për shkak të moralit të kësaj qeverisjeje. Duke u ndalur tek nisma e mazhorancës për kufizimin e imunitetit, një nismë që kundërshtohet nga opozita, Bumçi theksoi se qeveria është e hapur jo vetëm përpara drejtësisë, por edhe vetë qytetarëve shqiptarë, duke vendosur të jetë e barabartë me ta. "Edhe sot, socialistët janë kundër kufizimit të imunitetit, ndërsa kemi vendosur ta heqim imunitetin, duke iu përgjigjur çdo kërkese të organit të akuzës. Ju na akuzoni për korrupsion, ndërkohë që nuk ka pasur ndonjë periudhë në Shqipëri që qeveria të ketë luftuar krimin dhe korrupsionin më fort se sot. Nuk ka qeveri që të dalë dhe të heqë imunitetin e ministrave të saj, ashtu siç bën qeveria jonë përpara të gjithë shqiptarëve. Këto janë të vërtetat që na dallojnë ne nga ju", u tha Bumçi deputetëve të opozitës.

Përkujtohen të pushkatuarit pa gjyq të vitit '51
Presidenti i Republikës Bamir Topi priti sot në një takim përkujtimor në Pallatin e Brigadave familjarët e viktimave të masakrës së 27 shkurtit 1951, të cilët u pushkatuan nga regjimi komunist pas bombës së hedhur në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në Tiranë.
Familjarët dhe pasardhësit e njëzet e dy viktimave të arrestuara e më pas të pushkatuara, ku numëroheshin disa prej intelektualëve më të shquar e më në zë të kohës si Pjerin Guraziu, Niko Lezo, Anton Delhysa, Qemal Kasaruho, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Sabiha Kasimati, Reiz Selfo, Jonuz Kaceli, etj, u përshëndetën dhe zhvilluan një takim të ngrohtë e miqësor me Kreun e shtetit shqiptar, duke përkujtuar njërën prej ngjarjeve më të rënda të krimeve të sistemit të atëhershëm diktatorial.
"Unë dëshiroj me këtë rast t’ju shpreh jo vetëm pozicionin institucional të Presidentit të Republikës që duhet të risjell patjetër në memorien kolektive ngjarje të tilla, që janë skalitur në memorien e dhimbshme të historisë së Shqipërisë", tha gjate fjales se tij Topi.
Presidenti shqiptar tha se familjet e persekutuara nga regjimi komunist duhen vleresuar si nga ana morale dhe nga ajo financiare. “Gjithçka të vlerësohet në atë linjë që ne kemi thënë, sidomos në mënyrë shumë frekuente në muajt e fundit, që të bëhet gjithçka jo thjesht për t’i kujtuar, por për të rikuperuar sado pak edhe në linjën e ligjeve, të dëmshpërbimeve morale dhe ekonomike për një shtresë dhe për pasardhësit e tyre”, tha Topi.
Sipas kreut të shtetit, edhe pse të persekutuar, këto familje nuk u tërhoqën dhe mposhtën, por rifituan vendin e tyre në shoqëri. “Në shoqërinë tonë ndodh që historia ka qënë shumë e dhimbshme për gjenocid por asnjëherë substrari, pjesa më e shëndoshë e shoqërisë sonë nuk është mposhtur. Përfaqësuesit më dinjitozë të familjeve tuaja, njerëz që kanë ditur të përballojnë dramat e kohës kanë mundur të rikuperohen dhe të ripërtërihen dhe sot të kenë përfaqsues të denjë në shoqëri”.
Pushkatimi i 22 personave ne vitin 1951 mes te cileve edhe nje grua eshte nje nga ngjarjet me te dhimbshme te kohes se diktaturës .

Similar topics
» Berisha: Të sigurtë drejt mandatit të dytë qeverisës
» Feti Zeneli: Korça si gjithë Jugu - blu, të “privilegjuarit” e mandatit të dytë
» Don Dodë Gjergji: Të rrisim dashurinë për Kishën, në mënyrë që të ecim drejt paqes
» Berisha: Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë” të shqiptarëve
» Parauniversitari, Berisha: Kinezçja, gjuhë e dytë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi